
Autoriteti Rrugor Shqiptar, me anë të një postimi në “Facebook”, njofton se mjetet borëpastruese si dhe punëtorë të shumtë ndodhen në Qafë Thanë, për të mundësuar qarkullimin normal. Më tej ato njoftojnë drejtuesit e mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë
Njoftimi i plotë:
📍Qafë Thanë – Reshje bore me intensitet 🌨shoqëruar me temperatura të ulëta❄️
🚜Mjetet borë pastruese dhe punëtorët janë në terren për të mundësuar qarkullim normal 🚖
⚠️Të gjithë drejtuesit e mjeteve duhet te pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.