• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Reshjet e dëborës përfshijnë qarkun e Dibrës, Korçës e Elbasanit. Si paraqitet situata me rrugët nacionale

by Java News
05/02/2020 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu siç ishte paralajmëruar Shqipëria është përfshirë gjatë natës nga temperatura të ulëta dhe reshje dëbore në disa zona. Kështu, reshjet e dëborës kanë përfshirë pjesën më të madhe të qarkut të Dibrës, Korçës e Elbasanit.

Sipas informacioneve të marra nga banorët, në disa njësi të thella të qarkut të lartësia e bores arrin në 40 cm. Për momentin fshatrat e disa njësive janë të bllokuara dhe nuk ka lëvizje të furgonëve të fshatrave nga bllokimi i rrugëve rurale. Në disa zona ka dhe mungesë të energjisë elektrike, ndërsa në rrugën nacionale lëvizet pa problem Burrel-Peshkopi. Njësitë më problematike janë Lura, Kalaja e Dodës, Arras, Trebisht, disa fshatra të njësisë Zerqan janë të bllokuara dhe Tërnova e Madhe dhe Tërnova e Vogël ku lartësia e borës shkon nga 30-40 cm.

Në Korçë, reshjet e borës kanë nisur prej orës 4 të mëngjesit. Trashësia fillon qeë nga 2 cm në qytet deri në 10-15 cm në zonat e larta malore. Deri në këto momente nuk ka probleme në qarkullim pasi që prej mëngjesit po punohet me kriposje nga firmat kontraktore.

Në segmentin rrugor të Dardhës në kilometrin e 5-të deri në të 13-in, rruga bëhet e mundur vetëm me zinxhirë, ndërsa pjesa tjetër e akseve nacionale është e kalueshme pa zinxhirë.

Ka probleme me energjinë elektrike në fshatrat e njësisë administrative Cëraves ne Pogradec, fshatra të Vithkuqit, disa fshatra të fushës së Korçës si dhe një lagje e tërë në qytetin e Maliqit. Burime zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Arsimit bëjnë me dije se mësimi vijon normalisht në të gjitha shkollat.

Në Elbasan, reshjet e dëborës kanë mbuluar mëngjesin e kësaj të mërkure të gjitha zonat malore. Që nga ora 03:00 e mëngjesit zona malore e Bashkisë së Librazhdit, Gramshit, Elbasanit dhe Përrenjasit është zbardhur nga dëbora. Trashësia e saj në këto zona ka shkuar deri në 30 cm.

Zona më e prekur nga reshjet e dëborës në Qarkun e Elbasanit është ajo e Njësisë Administrative Steblevë ku mëngjesin e të mërkurës ishin bllokuar të gjitha akset rrugore. Sipas kreut të kësaj njësie Albert Kaleci situata nuk është shqetësuese pasi të gjitha mjetet dhe punonjësit janë në terren dhe rrugët janë hapur pas orës 09:00 dhe janë të qarkullueshme.

Ndërkohë që në pjesën më të madhe të bashkisë së Përrenjasit mungon furnizimi me energji elektrike për shkak të dëmtimit të linjave të tensionit të ulët nga moti i keq. Nga ana e bashkive janë vënë në lëvizje strukturat e emergjencave civile dhe ndërmarrjet e shërbimeve publike për të garantuar normalitetin në të gjitha shërbimet që u nevojiten qytetarëve.

Për shkak të motit të keq, ka mungesë të energjisë elektrike edhe në disa zona në Fier, si në Zhupan e Levan. /e.s/

Next Post
Klajda Gjosha humb njeriun e shtrenjtë: Për mua koha ka ndalur dhe shpirti është vrarë, nuk e di si do shërohet

Klajda Gjosha humb njeriun e shtrenjtë: Për mua koha ka ndalur dhe shpirti është vrarë, nuk e di si do shërohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

August 4, 2026
Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

August 4, 2026
VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

August 4, 2026
Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

August 4, 2026
Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

August 4, 2026
Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

August 4, 2026
Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

August 4, 2026
AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

August 4, 2026
SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

August 4, 2026
Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com