Reshjet e shumta të shiut të rëna gjatë natës në qarkun Dibër kanë shkaktuar probleme në lëvizjen e mjeteve në rrugën e Arbrit, konkretisht nga ura që lidh dy lagjet e Bulqizës e në drejtim të qafës Buallit, deri tani nuk është marrë asnjë masë për të hapur kanalin anësor që të largohet prezenca e ujit nga trupi i rrugës.
Reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë shtuar prurjet në lumin Mat. Për pasojë është dëmtuar njëra këmbë e urës së Zogut, dhe është fundosur 2 metër.
Ura e Zogut, e cila është monument kulture, i është dëmtuar e gjithë struktura, përfshi edhe harqet dhe rrezikon të shembet plotësisht.
Sakaq reshjet e shumta të shiut të rëna gjatë natës në qarkun Dibër kanë shkaktuar probleme në lëvizjen e mjeteve në rrugën e Arbrit, konkretisht nga ura që lidh dy lagjet e Bulqizës e në drejtim të qafës Buallit.
Deri tani nuk është marrë asnjë masë për të hapur kanalin anësor që të largohet prezenca e ujit nga trupi i rrugës.
/s.f