Reshje shiu në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellimesh të herëpashershme. Reshjet e shiut me intensitet të ulët fillimisht në zonën perëndimore e më pas në pjesën më të madhe të territorit.

Nga orët e mesditës reshjet e shiut parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet do të jenë me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e rrebesheve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 20 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-5 ballë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.