• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reshje shiu në të gjithë Shqipërinë, ja qytetet që rrezikohen nga përmbytjet

by A R
26/09/2022 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo javë pritet të jetë me mot të paqëndrueshëm. Meteorologia Lajda Porja nga “Meteoalb” tha se pritet që kjo javë do të jetë me mot të ngrohtë, por të lagësht pasi pritet që të kemi reshje në të gjithë territorin.

Lajda Porja: Reshjet kanë filluar në zonat veriore. Pritet që nga ora në orë, reshjet të përfshijnë të gjithë territorin. Dita e sotme dhe nesërmja do të kenë stuhi të forta era, reshje të konsiderueshme shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe në pjesën më të madhe të territorit duke krijuar përmbytje në shumë qytete të Ultësirës Perëndimore, Shkodra, Lezha, Tirana, Durrësi. Pritet që sot pasdite të kemi zhvillim të reshjeve dhe në qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës.

Do të ketë nga 70 deri në 120 milimetra shi përgjatë këtij episodi, pra ditën e hënë dhe të martë. Ka një përmirësim të dukshëm ditën e mërkurë ku reshjet do të jenë në sasi të pakta, megjithatë presim që të kemi sërish ditën e enjte.

E gjithë kjo javë, duke filluar që nga sot deri në fundjavë do të jetë e paqëndrueshme, e ngrohtë, por e lagësht. Ka një shkëputje ditën e premte, por sërish dita e shtunë do të sjellë reshje në zonat veriore.

Meteorologia Porja u shpreh se këtë radhë edhe qytete si Shkodra apo Lezha rrezikohen të përmbyten teksa shtoi se Tropoja rrezikon që të ketë edhe rëshqitje dherash.

Lajda Porja: Edhe Tropoja mbetet e rrezikuar pasi ky sistem është i fokusuar në veri dhe në qendër, thjeshtë ky rast do të zgjerojë më shumë hartën e përmbytjeve për shkak se Shkodra dhe Lezha që nuk patën probleme gjatë episodit të shkuar, do të kenë probleme gjatë këtij episodi pasi reshjet jo vetëm që do të jenë me intensitet, pror dhe do të qëndrojnë dhe më gjatë në krahasim me radhën e shkuar. Padiskutim do të ketë dhe Tropoja probleme, ndoshta dhe në rrëshqitjen e dherave.

Porja shtoi se gjatë javës do të fillojnë stuhitë e forta dhe do të ketë momente kur era do të jetë 70-75 km/orë.

Lajda Porja: Do të fillojnë stuhitë e forta të erës duke filluar që sot jo vetëm në brigjet detare, por edhe në tokë, madje do të ketë momente kur era do të jetë 70-75 km/orë.

/a.r

Next Post
Kush është Giorgia Meloni, kryeministrja e ardhshme e Italisë

Kush është Giorgia Meloni, kryeministrja e ardhshme e Italisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

SHIFRAT / Nafta bie me 16,5% në bursa, në Shqipëri me vetëm 1,8%

April 8, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Nafta u ul me 4 lekë, Braçe: Si ka mundësi që ka më shumë trafik me karburant më të shtrenjtë?!

April 8, 2026
Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

April 8, 2026

Rrethi i dikurshëm Tiranë

April 8, 2026
Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

April 8, 2026
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

April 8, 2026
Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

April 8, 2026
Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

April 8, 2026
Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In