Në pak minuta rrugët e kryeqytetit janë zbardhur nga breshëri, i cili më pas i ka lënë vendin reshjeve të shiut.
Ndërkohë reshjet e shiut kanë nisur edhe në qytete të tjera të vendit, ku në zonat malore kanë vijuar në formën e reshjeve të dëborës.
Sipas meteoalb Shiu i dendur i cili “pushtoi” të gjithë vendin në orët e para të mëngjesit do të vijojë, ndonëse jo me të njëjtën dendësi deri në pasdite, për t’ia lënë vendin kthjellimeve. /e.s/