Mëngjesi i ditës së sotme ka rikthyer reshjet e shiut. Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës do të jete me vranësira të dendura dhe reshje shiu.
Ne zonat e thella malore reshjet priten të jenë në formë dëbore. Por orët e mesditës dhe pasditja përmirësojnë përkohesisht kushtet e motit.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesdite duke u luhatur nga 0°C deri në 17°C.
Era do fryjë e lehte në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
/a.r