• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Reshje intensive në orët në vijim”, IGJEO: Rrezik për përmbytje lokale në Shkodër, Lezhë dhe Durrës

by A R
16/05/2026 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo në foto është situata e krijuar në qytetin e Durrësit nga reshjet intensive që kanë përfshirë një pjesë të madhe të vendit.

Si pasojë e erës së fortë, në zonën e Plepave disa pemë janë rrëzuar, duke bllokuar një segment të rrugës dytësore pranë rrethrrotullimit.

Por nga moti i keq dhe reshjet intensive janë përfshirë shtatë qarqe të vendit,  Shkodra, Kukësi, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan janë përfshirë nga reshje mesatare deri intensive.

Sipas buletinit të Institutit të Gjeoshkencave, reshjet në këto qarqe janë edhe në formën e shtrëngatave dhe shoqërohen nga rrufe.

Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, IGJEO jep alarmin se shtrëngatat mund në krijojnë probleme si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve, sidomos në qarqet Durrës, Shkodër apo Lezhë.

Era e fortë parashikohet të vijojë edhe në orët në vijim të kësaj të shtune dhe gjatë natës, kryesisht në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa të dielën parashikohet të ulet intesiteti i saj dhe do jetë kryesisht një erë e lehtë deri mesatare.

Ndërkohë që reshjet e shiut gjatë të dielës parashikohet të jenë të dobëta në të gjitha qarqet. Për shkak të reshjeve dhe lagështisë në ajër temperaturat kanë pësuar ulje me disa gradë.

Sipas IGJEO, vlerat të dielën do të arrjnë në 20 gardë Celsius në zonat e ulëta ndërsa vlerat minimale do të zbresin në 6 gardë Celsius në zonat malore.

TEMPERATURAT MINIMALE DHE MAKSIMALE

Në bregdet                          13 / 19 °C

Në vendet e ulëta                 9 / 20 °C

Në vendet malore                 6 / 16 °C

Next Post
VIDEO/ Ja momenti kur grabitet argjendaria në Kamëz, autorët ikin me çantën e mbushur me bizhuteri

VIDEO/ Ja momenti kur grabitet argjendaria në Kamëz, autorët ikin me çantën e mbushur me bizhuteri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com