Ditën e sotme, reshje intensive deri shumë intensive do të përfshijnë qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës dhe Dibër, ndërsa në zonat e tjera reshjet do të jenë mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata.
Në lartësitë mbi 400 m në Veri, Lindje dhe Juglindje reshjet do të jenë në formë dëbore, duke shkaktuar ngrica dhe vështirësi në transport.
Bashkëpunimi dhe veprimi i shpejtë janë thelbësore për të minimizuar pasojat dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.