• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Reputacion në rritje i Panairit Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime”

by A R
01/09/2022 08:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Panairi Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime i Kinës për nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar i cili u hap dje ka tërhequr një vëmendje të madhe nga vende të ndryshme të botës. Që nga viti 2012, kur filloi të organizohet, Panairi ka fituar një reputacion të mirë te ndërmarrjet botërore, duke u bërë ekspozita më e madhe në botë në fushën e tregtisë së shërbimeve, e cila mbulon 12 sektorët kryesorë të shërbimeve të përcaktuara nga Organizata Botërore e Tregtisë.

Për këtë arsye, edicioni i sivjetshëm i Panairit ka tërhequr mbi 400 ndërmarrje të fuqishme ndërkombëtare të marrin pjesë me prani fizike ose në internet.

Nga vjen ky reputacion? Sipas komentit të CMG-së, arsyeja është forca tërheqëse e tregut gjigant të Kinës.
Gjatë dekadës së kaluar, vëllimi i tregtisë së shërbimeve të Kinës u rrit 1.49 herë, ndërkohë që vëllimi i import-eksportit të shërbimeve pati një rritje mesatare vjetore 6.1%, 3.1 pikë përqindje më e lartë se rritja globale, duke ruajtur vendin e dytë në botë. Në gjysmën e parë të këtij viti, tregtia ndërkufitare në shërbime e Kinës u shtua 21.6 %, nga e cila rritja në fushën e telekomunikacionit, të kompjuterave dhe të informacionit ishte 1.2 herë. Ndërkohë, nëpërmjet Panairit Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime të Kinës, shumë kompani të huaja kanë gjetur mundësi të hyjnë në tregun kinez.

Për shembull, sivjet ambasada italiane, Komisioni i Tregtisë së Jashtme i Italisë, Dhoma e Tregtisë Kinë-Itali, Agjencia Kombëtare e Turizmit e Italisë dhe 15 kompani italiane formuan delegacionin shtetëror të Italisë që merr pjesë në panair. Këto 15 kompani janë nga fushat e kërkim-zhvillimit, shërbimeve ushqimore, projektimit industrial, informacionit etj.

“Shkurtimi gjithnjë e më tepër i listave negative, përmirësimi i pandërprerë i ligjit të investimeve të huaja, 21 zona pilot të tregtisë të lirë… të gjitha këto masa po shtojnë forcën tërheqëse të Kinës ndaj investimeve të huaja, duke pasqyruar vullnetin e saj për nxitjen e hapjes në nivel të lartë. Kjo jo vetëm do t’i japë hov ekonomisë kineze, por edhe do t’i ofrojë rigjallërimit të ekonomisë botërore fuqinë e Kinës,” përfundon komenti.

 

Next Post
Aksidenti i rëndë, 21-vjeçari shqiptar humb këmbën

Aksidenti i rëndë, 21-vjeçari shqiptar humb këmbën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Më pak vezë, bukë dhe ujë në dyqane, blerësit në SHBA nxitojnë të furnizohen para stuhisë

Më pak vezë, bukë dhe ujë në dyqane, blerësit në SHBA nxitojnë të furnizohen para stuhisë

January 24, 2026
Në kërkim për vjedhje, falsifikim dhe dhunë në familje, arrestohet 5 persona në Tiranë, mes tyre një gjeorgjian

Në kërkim për vjedhje, falsifikim dhe dhunë në familje, arrestohet 5 persona në Tiranë, mes tyre një gjeorgjian

January 24, 2026
Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e Marco Rubios: NATO e përgatitur në atë shkallë, sa kundërshtarët s’e arrijnë dot

Protesta e opozitës, Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni vigjilentë

January 24, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

Berisha para protestës: Sot është dita e guximit qytetar, dita e ngadhënjimit mbi të keqen…

January 24, 2026
“Erë e fortë dhe reshje”, meteorologu bën parashikimin e javës, kur pritet të përmirësohet koha

“Erë e fortë dhe reshje”, meteorologu bën parashikimin e javës, kur pritet të përmirësohet koha

January 24, 2026
POLITICO: Pas Venezuelës SHBA-të duan ndryshim regjimi dhe në Kubë

POLITICO: Pas Venezuelës SHBA-të duan ndryshim regjimi dhe në Kubë

January 24, 2026
Rusët bombardojnë Ukrainën mes bisedimeve të paqes në Abu Dabi. Mbi 400 raketa e dronë godasin Kievin dhe..

Rusët bombardojnë Ukrainën mes bisedimeve të paqes në Abu Dabi. Mbi 400 raketa e dronë godasin Kievin dhe..

January 24, 2026
150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

January 24, 2026
Hong – Kongu e mbështet zhvillimin mbi shkencën, inovacionin e teknologjinë

Hong – Kongu e mbështet zhvillimin mbi shkencën, inovacionin e teknologjinë

January 24, 2026
Drejtori i Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit

Drejtori i Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In