• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Republikë për dinastinë e mbretërve klloun?!

by Anri Bala
08/04/2017 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Anri Bala

Ata janë dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë, që presin të hanë vaktet për të mbajtur “frymën gjallë”! Edhe pse sillen si azilantë të përvuajtur, e vërteta është krejt ndryshe. Ata që brohorasin e thërrasin për demokraci dhe Republikë të Re, nuk janë keq për vakte ushqimi. Ata kanë ushqim me bollëk për veten dhe familjarët e tyre, madje kanë aq para sa mund të ushqejnë me tre vakte edhe qentë e macet e rrugëve. E për disa qyqarë, që presin kotheren që u hedh “kujdestari” i konviktit çadër, as që e kanë problem fare.

Besoj, se shumë nga ju nuk e besojnë, se ata kanë të drejtë! Seriozisht që atyre i’u duhet një Republik e Re, me ushtarë dhe oficerë, me shërbëtor dhe ordinanca, me sejmen dhe qehallarë, sepse ata tashmë janë dinastia që kërkon mbijetesën. Dinastia e re kërkon Republikë të Re dhe e kanë bërë e ndërtuar aty, mu në mes të bulevardit, në “tokën e xanun”, mes pushtetit qeveritarë dhe kuvendit të popullit.

Tani kanë pak hapësirë, por ama e kanë të deklaruar dhe presin për ta legalizuar Republikën e oligarkisë së krimit. Ata nuk duan kurrësesi të largohen, nuk duan as të “mashtrohen”, nuk duan të qetësohen, duan të egërsohen, sepse nuk kanë asnjë mundësi për të diskutuar.

Pritja e tyre, duket sikur po u shpërblehet me një tufë letrash, për të gjallëruar sadopak flakën e zjarrit të tyre në fikje. Shpagimi erdhi nga “dashnori” i vjetër i shtëpisë ngjitur, që i kishte braktisur, megjithëse ndonjë shkelje syri i’u a kishte bërë!

Në të vërtet është mëkat, sepse kanë qënë një çift i përsosur vampirësh dhe nuk kanë asnjë arsye që ta braktisin njëri tjetrin kaq shpejt. Nuk harrohen bëmat dhe gjëmat, që e kanë tronditur sheshin, aty ku janë ata dhe ku ishte dhe është akoma ai… kryetari i dinastisë. Ka qenë një dashuri me dhembje dhe viktima, me një qëllim të vetëm: Krijimin e “Republikës së Re”… me surretërit e vjetër!

Krijimin a asaj republike, që do i mbrojë dhe do i lartësojë vlerat e dinastisë së ngritur me aq zell dhe dhunë. Nuk ka rrugë tjetër, veçse të bashkohen të gjithë ata që e mendojnë dhe e ndjejnë se janë si ata. Ata që kanë vjedhur e grabitur pushtet dhe para, toka dhe dete, ata që kanë marrë jetë njerëzish me bekimin e të zotit të “bllokut” dhe bythngjitja në karrigen e pushtetit, ata që nuk kanë lënë të zezë pa i bërë këtij vendi, deri dhe armatosjen për një luftë civile vëllavrasëse.

Sot ata kanë të drejt të kenë Republikën e tyre, sepse tani janë dinasti dhe në dinasti pushteti trashëgohet. Nuk mund të paguajnë kaq shumë, për një “rrëshkitje këmbe” në 2013. Ata e krijuan dinastin pa pasur asgjë dhe mos t’i shkoj mendja ndokujt, që tani që i kanë të gjitha, si mbretër, do pranojnë me dëshirë të kthehen në skllevër!

Më vjen keq për të gjithë ata që kanë “iluzione”, e që quhen popull se, dinastia me krushqit e saj rreth e rrotull do shtet, demokraci, drejtësi dhe liri. Ata duan vetëm Republikën e Mbretërisë, me qeveri besimi, që nuk ka filozof që e kupton dhe shkencëtar që e përkthen se çfarë është.

Unë duke mos dashur të mburrem, më në fund me vonesë e kuptova se çfarë kërkojnë. Jashtë çdo arsye dhe brenda çdo fantazie, ata duan mbretërinë e tyre, me republikën e tyre, me qeverinë e tyre, ashtu siç e kanë mbretërit, që nuk kanë nevoj të votohen, sepse kanë lindur të tillë! Por a do ndodh kjo?

Për këtë nuk mund të jap përgjigje, por nuk frikësohem! Se të frikësuarit e dinastisë së rrëzuar, mund të na frikësojnë dhe ne me skërmitje dhëmbësh dhe kartolinat dashurie që i dërgojnë njëri tjetrit. Në fakt është për tu trembur! Paraje e tyre me gjakun tonë, e që atyre nuk i’u dhimbset, po hedh gjithçka në erë.

Ata shkatërruan gjithçka përmes taboreve të tyre gjoja mediatike, që lehin si lukuni ujqërish të uritur… prokurorë e gjyqtarë të shitur e të blerë, me çmimet që u kanë vënë tutorët si në një treg skllevërish… njerëz të hurit e të litar, që nuk dinin të lidhnin brekët, e sot kanë mësuar të vënë papjon e kollare… shërbimet sekrete në dorë të njerëzve, që shkaktuan 3600 të vdekur në 97-ën dhe sot as që duan t’i a dinë për shtetin… president që tund zilet për të zgjuar veten nga gjumi dhe aleancat e “skifterave” politikë dhe gjithë “grabitëqarëve” të tjerë… janë një rrezik i madh për të ardhmen tonë.

Ndoshta strategu i së keqes dhe poshtërsisë, ka të drejtë kur deklaron se kryeqeveritarin e kanë braktisur dhe aleatët. Në fakt ata kurrë nuk kanë qenë aleatë të tij, ata kanë qenë armiq për t’u bërë miq, për një qëllim madhor: “Drejtësia e marrë peng, t’i kthehet sovranit!”

Këto histori nuk mbarojnë! Dy ish “kuqalashët” e zbehur, janë pjesë e luftës dhe intrigave brenda llojit, kur drejtoheshin nga njerëz të epokave të kaluara, ndaj kurrë nuk mund të ndryshojnë. Nuk është e lehtë, në mos e pamundur të ngjiten copat e thyera, por aliazh me shkrirje mund të bëhet. Strategu i së keqes vetëm diçka nuk thotë, se ai dhe ata që fluturojnë si fluturat rreth flakëve… do digjen, sepse ky është fundi i çdo fluturaku që luan me zjarrin!

Strategu i së keqes, nuk thotë atë që di më mirë, aleati që vendos është populli dhe natyrishtë kurrë nuk do të vendos për të rikthyer dinastin e krimit. Kjo është arsyeja, që asnjëri prej tyre nuk do të përballet me të vërtetën e dhimbshme, duke mos guxuar të shoh dhe dëgjoj verdiktin e sovranit.

Është në dorë të kryeqeveritarit, që të zgjedh: Aleancë popullore apo aleancë interesore?! Jam besimplotë që nuk do gaboj dhe do të zgjedhi, ata që duhet… pra aleancë me ato që i kanë besuar dhe që  ka ardhur momenti që t’i provojë… nëse i besojnë akoma. Nëse një aleancë e gabuar u bë me justifikimin se “qëllimi e justifikon mjetin”, tashmë nuk ka kohë për aleanca të gabuara. Sovrani pret për t’u shprehur, por kësaj here, i saktë dhe i pagabueshëm, sepse i ka hyrë thika në palcë dhe i ka mbaruar koha e lirë, për ta humbur me lojra.

Next Post
Këto janë fanellat e Real Madridit për sezonin 2017/2018

Këto janë fanellat e Real Madridit për sezonin 2017/2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

April 2, 2026
Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

April 2, 2026
“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

April 2, 2026
Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

April 2, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

April 2, 2026
G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

April 2, 2026
Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

April 2, 2026
Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

April 2, 2026
“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

April 2, 2026
“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In