• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Republikanët serbë njohin shtetin e Kosovës

by Java News
10/12/2015 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të enjten për herë të parë, ndodhi takimi mes dy partive politike të dy shteteve fqinje, Kosovës dhe Serbisë, bëri të ditur Gazeta Express.

Partia Republikane e Kosovës ka pranuar ftesën e Partisë Republikane të Serbisë, që të jetë mysafire e një takimi të përbashkët në mes të këtyre dy subjekteve politike, që po mbahet në Beograd.

Vizita e drejtuesve të Partisë Republikane të Kosovës në Beograd, Faton Kurti- kryetar, dhe Selver Xhelili- nënkryetar, për të cilin janë njoftuar edhe institucionet relevante ndërkombëtare, po ndodhë me kusht që Republikanët e Serbisë, së pari ta njohin publikisht shtetin e Kosovës, pastaj, me ardhjen e republikanëve serbë në pushtet, Serbia dhe Kosova të bashkëpunojnë si dy shtete fqinje të pavarura, citon Express nga rajonipress.

Partia Republikane e Serbisë udhëhiqet nga Nikolla Sandulloviç mbi të cilin ishin bërë dy atentate në Serbi për shkak të kundërshtimit të politikave radikale serbe. Kjo parti, faktikisht e pranon realitetin e ri në Kosovë, Pavarësinë e Kosovës, duke kërkuar nga shteti serb dhe qeveria e Serbisë që ta njohin shtetin e Kosovës, dhe të njëjtën kohë t’i kërkojë falje publike popullit të Kosovës për atë që bëri Serbia gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke normalizuar raportet si dy shtete fqinje dhe të pavarura.

Udhëheqësit e Partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti dhe Selver Xhelili, nën masa të sigurisë nga Partia Republikane e Serbisë, po qëndrojnë në Beograd.

Në fjalën e tij, kryetari Kurti ka thënë se Partia Republikane e Kosovës, do të bashkëpunojë me Partinë Republikane të Serbisë dhe të Shqipërisë, si shtete fqinje, dhe me të gjitha partitë simotra të vendeve të tjera në rajon e më gjerë, duke i harmonizuar planet e përbashkëta, në interes të shteteve tona të pavarura, sovrane e demokratike dhe qytetarëve tanë.

Ndërkaq, nënkryetari i PRK-së, Selver Xhelili, në paraqitjen e tij sot në Beograd, kërkoi nga drejtuesit e Partisë Republikane të Serbisë, që të insistojnë për zbulimin sa më shpejt të të pagjeturve të luftës. “Duhet që Serbia të jetë fqinj i mirë, ta pranojë fajësinë dhe të ecim bashkë me popujt e përparuar të vendeve të tjera demokratike, drejt Evropës”, ka thënë ndër të tjera Xhelili, i cili në vazhdim, ka kërkuar nga shteti serb, avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të barabarta me serbët e Republikës së Kosovës.

“Duhet të thuhet realiteti i ri këtu në Beograd se, me ardhjen e republikaneve në pushtet, përmes projekteve tona të përbashkëta në interes të qytetarëve tanë, në Ballkan do të ketë stabilitet për gjithë rajonin”, ka theksuar Xhelili.

Ndërkaq, kryetari i republikanëve të Serbisë, Nikolla Sandulloviç, si mikpritës i këtij takimi, ka përsëritur se Partia Republikane e Serbisë e njeh Kosovën shtet të pavarur e demokratik, si shtet fqinj.

“Me ardhjen tonë në pushtet do t`i kërkojmë falje popullit shqiptar të Kosovës, për atë që bëri Serbia mbi popullin e pafajshëm shqiptar, duke hapur kështu rrugët e bashkëpunimit si dy shtete fqinje. Ne, republikanët do t’i japim të drejta të barabarta shqiptarëve që jetojnë në Serbi, ashtu siç i kanë serbët në Kosovë”, ka theksuar ndër të tjera ai, duke shprehur edhe kundërshtimin kundër gjithë këtyre “kriminelëve”, që siç u shpreh ai, sollën Serbinë në këtë izolim, thuhet në njoftimin e delegacionit të PRK-së.

Next Post

Rihanna pohon se Ronaldo është homoseksual

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In