• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Republikanë e monarkistë, agrarë e ish-pronarë, amalgama politike e çadrës 500m katror

by Java News
19/04/2017 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çadra e opozitës në Bulevard duket qartazi se është “një magazinë pa inventar”. Poshtë plasmasit të saj, në 500 metra katror, gjen larushi nga më të ndryshmet politike, të cilat duken se kanë bërë “paqe” përkohësisht në emër të qeverisë teknike. Brenda çadrës gjen miksime nga më të çuditshmet politike: republikanë me monarksistë, Aleanca Kuq e Zi e Kreshnik Spahiut dhe PBDNJ-në e Vangjel Dules, të cilët deri dje i hakërreheshin njëri tjetrit me piskama e fyerje nga më të rëndat politike. Aty gjen legalistë dhe ballistë, Lëvizje për Zhvillim Kombëtar e Lëvizje për Zhvillim Lokalist. Gjen agrarët e Agron Dukës që përfituan nga ligji 7501, por gjen edhe ish pronarë, të cilëve iu mor prona në bazë të ligjit 7501, etj., etj.

Tek bashkëbisedon brenda çadrës me personazhe të kësaj përbërje plot paradokse, të gjithë ata e justifikojnë këtë me argumentin se “kur vjen puna te vota e lirë e qeveria teknike dallimet shuhen vetëvetiu”. Por përtej këtij deklamimi qartazi kupton se, paralelisht me këtë devocion të deklamuar, qëndrojnë interesa shumë më pragmatiste duke filluar që nga ambicia për të siguruar një vend në listën e PD për deputet, e deri në objektivi se nësë arrihet ndonjë marrëveshje për qeveri teknike të kenë ndonjë përfaqësues në këtë qeveri në nivel ministror, zv.ministrash e deri drejtorë drejtorish. Janë pikërisht këto interesa pragmatiste ato të cilat duket se kanë bërë që të shuhen kufijtë dhe identetet e partive politike, ku nuk ka më ideologji objektivash politik, por thjeshtë ka interesa pa ideologji.

Në çdo vend normal të botës është shumë e vështirë të rrinë bashkë në 500 metra katror republikan me monarkistë, agrarë dhe të shpronësuar që përfituan dhe humbën nga i njëjti ligj, nacionalsitë ekstrem me të ashtëquajtur europianizues, parti historike që për vite me rradhë kanë qenë në vijën e parë të sulmeve kundër njëra- tjetrës. Pavarësisht se mund ti bashkojë një objektiv, është vështirë t’i bësh bashkë në 500 metra katror. Kjo amalgamë vetëm sa ka nxjerrë në pah se partitë tashmë kanë humbur çdo identitet politik. Janë këto paradokse ato të cilat të bëjnë të besosh se kohët kanë ndryshuar, pasi partitë në këtë vend nuk janë më grupime politike, por thjeshtë grupime interesash që kanë si ideologji pushtetin dhe jo përfaqësimin.

Javanews.al/ Meta. A

Next Post
Pasuria e familjes Berisha/Shkëlzeni shet pronën 600 mijë euro, Argita 34 mijë euro nga qiratë

Pasuria e familjes Berisha/Shkëlzeni shet pronën 600 mijë euro, Argita 34 mijë euro nga qiratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Homeland Justice” pretendon sulm kibernetik, reagojnë Prokuroria e Përgjithshme dhe GJL

“Homeland Justice” pretendon sulm kibernetik, reagojnë Prokuroria e Përgjithshme dhe GJL

March 31, 2026
Italia ndalon zbarkimin e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën ajrore Signorella

Italia ndalon zbarkimin e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën ajrore Signorella

March 31, 2026

“E kam seriozisht. Do t’i shkoj deri në fund”, u ofrua si kandidat për Tiranën, reagon sërish Braçe

March 31, 2026
Zagrebi anulon samitin e Brdo-Brijunit. Milanoviç: S’janë kushtet që Vuçiç të vizitojë Kroacinë

Zagrebi anulon samitin e Brdo-Brijunit. Milanoviç: S’janë kushtet që Vuçiç të vizitojë Kroacinë

March 31, 2026
“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh më 3 prill në Tiranë kryebashkiakët e vendit

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh më 3 prill në Tiranë kryebashkiakët e vendit

March 31, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

Beqaj mund të dalë nga qelia? GJKKO vendos të shtyjë shqyrtimin

March 31, 2026
Berisha sulmon E-Albanian: Është kthyer si posta e Hazirit…

Berisha sulmon E-Albanian: Është kthyer si posta e Hazirit…

March 31, 2026
Hyri me forcë në banesën e 31-vjeçares dhe e dhunoi, arrestohet autori

Hyri me forcë në banesën e 31-vjeçares dhe e dhunoi, arrestohet autori

March 31, 2026
Lufta me Iranin ndryshon çmimet e plehrave, kostot e ushqimit drejt rritjes së pashmangshme

Lufta me Iranin ndryshon çmimet e plehrave, kostot e ushqimit drejt rritjes së pashmangshme

March 31, 2026
Legalizime për vota në zgjedhjet e 2019-ës, GJKKO liron ish-zyrtarin e kadastrës

Legalizime për vota në zgjedhjet e 2019-ës, GJKKO liron ish-zyrtarin e kadastrës

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In