• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Republika Sërpska voton për presidentin e ri pas shkarkimit të Dodik

by Os De
23/11/2025 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët e Republikës Sërpska po votojnë të dielën për ta zgjedhur një president të ri, pasi presidenti i deritanishëm, Millorad Dodik, u shkarkua për shkak se e shpërfilli të dërguarin e posaçëm ndërkombëtar për paqen në Bosnje.

Dodiku u largua nga posti i presidentit të Republikës Sërpska në gusht, pasi u dënua për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit ndërkombëtar, Christian Schmidt, që e mbikëqyr marrëveshjen e paqes, e cila e ka mbajtur Bosnjën të bashkuar që nga përfundimi i luftës ndëretnike të viteve ‘90.

Zgjedhjet e parakohshme në Republikën Sërpska (RS) – një nga dy entitetet gjysmautonome të Bosnjës, përkrah federatës boshnjakokroate – nënkuptojnë se fituesi do të shërbejë për më pak se një vit, deri në zgjedhjet e përgjithshme në tetor 2026.

Zgjedhjet shihen si provë vendimtare e mbështetjes për partinë nacionaliste të Dodikut, e cila ka qenë në pushtet për gati dy dekada. Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Rreth 1.2 milionë votues me të drejtë vote mund të zgjedhin mes gjashtë kandidatëve, por dy prej tyre konsiderohen favoritë kryesorë. Sinisa Karan, ish-ministër i Brendshëm, është aleat i ngushtë dhe zgjedhja personale e Dodikut, i cili mbetet kreu i partisë së tij, Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD).

Grupi kryesor i opozitës, Partia Demokratike Serbe (SDS), ka zgjedhur Branko Blanusën, një profesor relativisht të panjohur të inxhinierisë elektrike, 56 vjeç, i cili e ka akuzuar vazhdimisht Dodikun dhe partinë e tij për korrupsion.

Zgjedhjet po mbahen pas vitesh përplasjeje midis përfaqësuesit të lartë të Bosnjës, Christian Schmidt, dhe Dodikut – përplasje që, sipas shumë analistëve, e çuan vendin në prag të krizës më të rëndë politike që nga përfundimi i luftës së viteve 1992-1995.

Në fillim të këtij viti, Dodiku u dënua dhe iu ndalua ushtrimi i funksioneve publike për gjashtë vjet për shkak të moszbatimit të vendimeve të Schmidtit.

Pasi fillimisht e shpërfilli vendimin për muaj të tërë, Dodik, i cili ka lidhje të ngushta me Kremlinin, e pranoi papritur shkarkimin e tij në tetor. Gjatë fushatës, Karan është promovuar hapur si vazhdimësi e trashëgimisë së Dodikut.

Kandidati për president ishte i pranishëm në tubimin përmbyllës të së enjtes, ku Dodik, i cili gjatë fushatës e quajti Bosnjën “shtet të pamundur”, premtoi se përpjekja drejt shtetësisë së Republikës Sërpska do të vazhdojë.

“Vizioni ynë është liria, dhe nuk ka liri pa shtet”, u tha Dodik turmave në kryeqendrën administrative të serbëve të Bosnjës, Banjalluka.

Ndërkohë, Blanusa i ka fajësuar politikat e Dodikut për rrezikimin e së ardhmes së entitetit dhe e ka akuzuar atë për korrupsion.

“Ai i ka poshtëruar institucionet e RS-së për interesat dhe pasurinë e tij personale”, tha Blanusa gjatë një aktiviteti elektoral në fillim të kësaj jave./REL

Next Post
Detajet-Skenari i rrëmbimit të 27-vjeçarit në Tiranë, si u fut në kurth i riu nga e ish e dashura dhe miqtë e saj!

Plas sherri mes dy personave në kryeqytet, 36-vjeçari godet me sende të forta një person

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com