• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Republika Oblike dhe Deus Ex Machina

by Myslim Pashaj
23/05/2017 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Myslim Pasha

1.

Shqipëria “ Republikë” është një përfytyrim ardhës nga ideologjia kombëtare Iluministe e Rilindjes (por jo e Rilindjes së Edi Ramës ). Për një kohë të gjatë ne e përdorëm dhe e  deshëm Republikën Popullore dhe pastaj atë Socialiste. Pas ndryshimeve të 90-tave,  kemi pasur frikë të përdorim emërin “ Republikë” ….por shpesh i jemi drejtuar thjesht:  “ Shqipëri “

…Dhe kemi andruar  këtë Republikë me të cilën e gjithë politika ka dashur të luaj dhe po luan. Këtë tingëllimë të ngjethme të Republikës e kemi dëgjuar edhe tek Çadra.

Veçse me një ngjyresë tjetër.

E kujtuam si lajthitje dhe bëmë eksplorimet tona se ku e kishte vallë brimën e fyellit psalmi i saj.  Kam qënë ndër të parët që kam bërë pyetjen:  “ Kush na e ka pushtuar Bulevardin ? “ dhe jam tallur me mësymjen e Çadrës. Në këtë përfundim të papërfunduar, duhet të themi,  se analistët e gjithfarlloj opinionesh dështuan në hamendimet e parashikimet. Basha ish i pari në këtë Shqipëri pa demokraci që nuk pranoi asnjë ofertë, asnjë këshillë dhe asnjë paralajmërim të zyrtarëve të BE apo SHBA-ve. Ai i përcillte me buzëqeshje por ndiqte shigjetën e projektuar prej tij, të cilën ne e quajtëm aventurë.

Deri ditën e fundit…afër zgripit rënës.

Gati në dalje nga sistemi…dhe koordinatat e përfytyruara të një shteti që aspiron për në BE.

“ Mirëkuptimi nuk është gjë tjetër veçse një depozitë paragjykimesh të ndryra në mendjen tonë…” ka thënë Ajnshtajn.

Ajo që ndodhi me Ramën i cili buzqesh aq cinik,  doemos që na sjell dëshirë për të shtrydhur hashash… nga teori konspiracioni, sepse asgjë ende nuk dihet se si u ndërtua  kjo : “ Deus Ex machina … “

Se problemi na qënkësh aq i pazgjidhshëm ( as nga ndërkombëtarët ).   Kur befas një inspirim… dhe audienca e varfër e aq shumë e gënjyer shqiptare, dëgjoi si një Gjë e Gjëzë … në një marrëveshje cila s’ish as më shumë dhe as më pak,  por një “ Republikë e Vjetër me rrëfimin e një përralle me “  Republikë të Re “

E cila u formësua dhe u votua mbrëmë. Dhe ju kujtoni se do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme!?

“ Pushtet dhe Ministra doni!? Ua solla  Merrini!”

2.

Edi Rama nga dritarja e zyrës së tij dhe Lulzim Basha nga Çadra e kanë parë  njëritjetrin në një Projeksion Oblik. Të dy shihnin figurat  jo në tre përmasa por në dy përmasa . Në shumë piktura që ilustrojnë luftrat në kështjella me pamjet oblike shikon kalorës mbi kuaj në fluturim, mbi formacione dhe rojtarë bedenash të shformuar.

“Zoti nga lart po na sheh!”  “Apo jo!?” “Po ooo!”  iu kthye turma, Lulzim Bashës. Nga lart projeksioni është ortogonal, pra në tre përmasa.

Pamja dhe pozicioni i Ramës ish në disavantazh…Basha komunikonte vetëm me kryet e Ramës, sepse tërë trupi kish mbetur në gropën që ia kish hapur më parë Sali Berisha dhe ai vet.

Ju e përfytyroni këtë gropë ! Në  këto katër vjet ai punon në gropën e Republikës së Vjetër dhe mundohet për t’u ngjitur, si Sizifi.

Lulzim Basha nga Çadra dhe  Sheshi…e shikonte, njëllojshëm, po nga  një pozicion Oblik, ama… veç kokën e tij.

Kjo ishte koka oblike e Edi Ramës me të cilën ndodhi ndeshja “Basha –trup dypërmasor”  “Rama- Kokë! po ashtu dypërmasor.”

Populli i vuajtur aty poshtë shihej sërish i deformuar, as edhe numrin e njerëzve në tubim nuk e gjeje dot, veçse po ta shihje në mënyrë ortogonale.

Mungesa e përmasës së tretë, është mungesa e Republikës së Vërtetë, dhe e demokracisë.

Asaj nate të mbrame, ata të dy folën mësheftas nga kjo Republikë Oblike.

Kjo është Republika e shtrëmbër si e vetmja zgjidhje,  për të mos hyrë në krizë. Populli atje poshtë gënjehet dhe mashtrohet, kur jo më shumë se një muaj më parë lëvrinte erupsioni Kryengritës i Sali Berishës që proklamonte fatalitet.

Ndërsa mbrëmë dhe sot Saliu iu përul dashurisë së marrëveshjes sepse aq bukur përfytyron trupgjatin,  Edvin Ramën,  që ende mundohet  në Gropën ku e kanë lënë.

Ashtu edhe populli ndodhet në gropën që ka hapur Qeveria e Sali Berishës që sapo këmbeu para bedenave të rrënuar kalorësit e ministrave të kujdestarisë dhe të besimit,  për të mashtruar me Republikën e Re.

Amin!

Next Post
Liverpool ka një ofertë për Casillas

Liverpool ka një ofertë për Casillas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

April 11, 2026
“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

April 11, 2026
Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

April 11, 2026
U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

April 11, 2026
Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

April 11, 2026
Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

April 11, 2026
“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

April 11, 2026
“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

April 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 12 prill 2026

April 11, 2026
“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In