• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Republika e re Basha-Mziu në Kamëz!

by Shpëtim Nazarko
20/03/2017 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Nazarko/

Një muaj a më parë, në Kamëz, zbriti Rama. Me një tufë letrash për legalizime. Sot aty ia mbërriti Basha. Pas nja dhjetë presidentësh, ish-presidentësh të Amerikës apo Evropës sot, i kishte ardhur radha Donald Trampit për në Kamëz…

Në gjithçka thamë nuk ka ndonjë gjë të re. Rama u tregoi kamzarakëve se i kishte gënjyer PD-ja në lidhje me legalizimet. Basha i ra më shkurt. Përkundrejt emrave madhështorë që ka vendosur kryetari i kësaj bashkie, e cila me të drejtë mund të quhet pjesë e Republikës së re të PD-së, u shtua edhe një tjetër emër i madh. Ky është një shembull tjetër i shkëlqyer ilustrues kundër Ramës që u vendos rrugëve emra kriminelësh…

Në pjesën e Republikës së re, kryetari i bashkisë është kujdesur që dhe shtyllat e neonit t’i lyejë me ngjyrë blu, për të dalluar se kemi hyrë vërtet në një zonë të re që i përket PD-së.

Kur kaloj gjithnjë nëpër këto rrugë, më kujtohet një bisedë aty nga fillimi i vitit ‘92 me Berishën. I thashë me njëfarë përulësie se duhej të mos nxitonte me aq vrap në punët që bënte, se mund të prodhonim tragjedi të reja më të mëdha se ato të Hoxhës. Pse?-më pyeti paksa i habitur.

Ky regjim ka vdekur me kohë, por problemi është diku tjetër. Duhet kuptuar mekanizmi i mbijetesës së pjesës së veriut, nga vini dhe ju,-i them.

Është e vërtetë se Hoxha i mbante kooperativat e famshme të veriut me dy lekë për ditë pune. Madje tallej një herë në katër a pesë vjet kur u falte borxhet që ato krijonin…

Por, nga ana tjetër, kujdesej që një person për familje  të punonte në minierë, pyje, hidrocentrale apo bimë medicinale. Ishin këto të ardhura, që edhe në mungesën e plotë të pronës private, zbutnin varfërinë. Nëse nuk do të ishte ky mekanizëm, nuk do të kishte nevojë të ngriheshin sot. Do ta kishin zhdukur këtë sistem me kohë…

Nëse tani vrapon dhe dëgjon vërtet atë që Pashko flet lidhur me terapinë e shock-ut, atëhere, minimumi rrotull Tiranës do kesh një milion njerëz për katër-pesë vjet.

Të mbetur pa prona që ua ka marrë dikur sistemi dhe pa punë siç do t’i lëmë ne, atëhere njerëzit do të arratisen nga sytë-këmbët. Një pjesë në Greqi, një pjesë në Itali, por shumicën e ke këtu. Dhe për t’u sistemuar këtu duhen paratë e rrugës… edhe të shtëpisë ku do flenë. Nuk mund të them se tokat e kujt do zënë… Ky është problem tjetër. Por një gjë është e sigurt. Për të ardhur këtu, do të presin pyjet, do të shkatërrojnë minierat, apo do marrin çdo gjë që u duhet për mbijetesë.

Natyrisht, të flisje për këto gjëra në vitin ‘92 të merrnin për të çmendur, thuajse njëlloj si në kohën e piramidave në ’96-n. Quheshin thjesht këshilla të çmenduri…

Kamza është shembulli më i tmerrshëm dhe më i lig i tranzicionit të Shqipërisë. Nuk ka gjë më qesharake dhe më të mjerë se kur në këtë Republikë të re alla PD që zbriti Basha sot, të shikosh përkrah emrave të mëdhenj presidentësh mjerimin në gjithçka tjetër.

Në të vërtetë, arsyeja themelore që më shtyu për këtë shkrim është diçka tjetër dhe jo propaganda e partiakëve të çdolloj ngjyre. Me këta lloj njerëzish i kam larë me kohë hesapet mendore.

Në përfytyrimin tim, duke huazuar një term fetar, Kamza duhej të ishte Vakëfi më i respektuar i Shqipërisë.

Për mua, në Kamëz varej dhe varet një pjesë e rëndësishme e fatit tonë si komb. Ka një arsye të thjeshtë për këtë.

Në strategjinë kombëtare të një vendi ka dy elemente thelbësore që duhen respektuar. Këto janë shfrytëzimi dhe modernizimi i burimeve që të kanë lënë të parët e tu. Kjo sepse ata, në mënyrë manuale, kanë ditur t’i përshtaten terrenit gjeografik. Pra e dinin çfarë duhej bërë me të para se të dilnin broshurat apo librat e teoricienëve alla Pashko, partive apo partiçkave.

Shtyllla e dytë është shfrytëzimi i pozicionit gjeografik të vendit. Është vend tranzit, periferik, qendror, etj.

Pasi vendosen këto dy shtylla, që përbëjnë realisht dhe themelin e strategjisë kombëtare, atëhere shumica e ligjeve që vijnë në kuvend e mbështetin atë. E të njëjtën gjë bën dhe sistemi arsimor.

Por le të kthehemi në Republikën e re të Kamzës. Pavarësisht çmendurirave që bëri sistemi hoxhist me ekonominë e tij të centralizuar, në Kamëz kishte bërë një vepër që vlente të ruhej e të zhvillohej me tërë fuqinë e mendjes dhe të dorës.

Ishte Universiteti i vetëm i vendit ku njiheshin diplomat edhe jashtë. Ishte një nga bibliotekat më të pasura në Ballkan për bujqësinë dhe, po ashtu, një nga laboratorët më të pasur.

Ç’u bënë? U bënë shkrumb e hi. Dhe bashkë me to u thye dhe u bë shkrumb e hi një nga ato shtyllat e strategjisë sonë kombëtare, e cila e shikon thjesht Shqipërinë si një vend blegtoral dhe bujqësor.

Natyrisht që Basha, Berisha apo Nano, duhej të kuptonin se ky vend duhej të ishte vërtet Vakëfi i madh i Shqipërisë.

Po shihja sot, para se të bëja shkrimin, një libër të disa françeskanëve të ndritur të shkruar aty nga fundi i viteve ‘30 të shekullit të kaluar. Tregonte pasuritë blegtorale të të gjitha vendeve evropiane që nga Anglia, Gjermania, Zvicra, Franca, etj. E dini cila mbante vendin e parë për numër lopësh e dhënsh për 1000 banorë? E mbante Shqipëria!

Sot mban të fundit. Shqipëria  ia kalonte Zvicrës, që edhe sot është kampione bote e që vetëm nga Nestle e famshme, ku hyn ca edhe ai qumështi i lopës, nxjerr 10-fishin e PBB-së tonë, pra rrotull 100 miliardë euro.

Por Zvicra e zhvilloi Kamzën e saj. Ne e hodhëm në erë atë tonën.

Një nga gëzimet e pakta të pak kohëve më parë, ishte, për mua, jo kur Rama po bënte legalizimet, por kur vendosi t’i rijapë shkëlqimin Kamzës. Dhëntë zoti ia jep vërtet dhe ta shndërrojë në Vakëfin e Shqipërisë.

Rebublikën e re dhe bashkë me të edhe rrugën e re me emrin ri dhe me kryetarin e saj të vjetër le t’ia lëjë Bashës. Këtij të fundit, nëse do një këshillë, mund t’i them : Lëre rehat atë lloj Kamze që ke ndërmend, po fol për ato që duhet të bësh me të. Apo, të paktën, lexo çfarë ka qenë ajo. Mbase ke qenë i vogël dikur, a mbase profesioni nuk të lejon të kuptosh, se të flasësh kështu sot në Kamëz, do të thotë të përdhosësh kujtimin e baballarëve, që pavarësisht se e dinin që rronin në një sistem të dështuar, punuan me përulësi për të ndërtuar edhe një parajsë të tillë, që dikur quhej Kamëz e që sot është shndërruar vetëm në një nga turpet e reja të Shqipërisë. 

Next Post
Mediat italiane e spanjolle/ Ndërhyrjet estetike në Shqipëri me pasoja të rënda shëndetësore

Mediat italiane e spanjolle/ Ndërhyrjet estetike në Shqipëri me pasoja të rënda shëndetësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In