• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Republika e prokurorëve”? Debati analog që po bëhet edhe në Itali!

by Ylli Pata
12/02/2026 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Rasti shqiptar i një SPAK-u agresiv ndaj politikës së lartë, përgjithësisht atë qeveritare ka një shpjegim, e kotë ta fshehim. Prapa prokurorisë Speciale ka një mbështetje të fortë nga Fuqitë e Mëdha; ku SHBA e Gjermania janë sponsorët kryesor, por nuk mungojnë edhe duart e fuqive rajonale, qoftë Greqia, apo edhe Turqia për shembull, e cila në 2009 u akuzua nga Athina se kishte influencë të fortë në Gjykatën Kushtetuese, kur u rrëua pakti i detit ndërmjet Sali Berishës dhe Kosta Karamanlis.

Ndërkaq, në asnjë vend të Ballkanit nuk është ky revansh akut i prokurorisë speciale ndaj sferave të larta të shtetit. Kroacia, me rastin Sanader ishte e para që solli tronditjen nda pandëshkueshmërisë. Një furtunë, që mori jo vetëm ish-kryeministrin, por edhe një seri zyrtarësh të nivelit të lartë. Por pas atij uragani, në Kroaci nuk pati më tronditje, e kjo nuk do të thotë se USOK, homologu i SPAK-ut tonë atje nuk ka bërë hetime. Bëhet fjalë për operacione arrestimesh preventive dhe agresive.

Mali i Zi, edhe pse është një hap para nesh në garën e hyrjen e BE-së nuk ka ngritur një prokurori Speciale, Maqedonia e Veriut e ka refuzuar vettingun, i cili është ofruar si zgjidhje nga BE, Serbia edhe më fort nuk e ka pranuar. Në Kosovë flitet, por vetëm në fushata.

Ndërkaq, një model i fortë i prokurorisë antikorrupsion ishte edhe Rumania e Laura Codruța Kovesit, e cila shkaktoi një uragan të madh në politikën e vendit të saj, duke çuar në ndjekje penale dhe arrest një numër të madh zyrtarësh të lartë. Laura i theu nervat politikës së lartë rumune, sa partia në pushtet e shkarkoi, e më pas kreu partisë, përkatësisht socialdemokratët e majtë u shpall Non Grata e përfundoi në burg.

Laura, megjithatë u përkrah nga krerët e BE dhe sot është Kryeprokurore Europiane për antikorrupsionin. Operacionin e parë të fortë e bëri ndaj njeriut më të fortë të Bullgarisë, kreut të partisë së qendrës së djathtë, Boyko Borisov. Të cilin e arrestoi me akuzën për korrupsion, por ish-kryebashkiaku i Sofjes dhe kryeministri bullgar, arriti të dalë e të triumfojë në zgjedhje, ku dhe sot është partia e parë.

Ndërkaq, Shqipëria është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, ku është zbatuar modeli i një Prokurorie Speciale, e cila ka pasur një fuqi potenciale të madhe në një kohë të gjatë e të përqëndruar në një krah politik-mazhorancën qeverisëse.

Tashmë Shqipëria po përjeton një duel interesant politik ndërmjet drejtësisë e mazhorancës përgjithësisht, debat që thelbin e ka tek kushtetueshmëria dhe procesi i rregullt gjyqësor, duke mos përdorur linçimin si provë. Siç po ndodh në Hagë me krerët e UÇK-së, çelësi i qelive të tyre është hedhur në det që prej pesë vjetësh.

Por që të mos hallakatemi, ajo që po ndodh aktualisht, pra kjo përplasje, ndoshta në masë mund të mos parashikohesh, por si debat apo duel, do të vinte patjetër në këtë pikë.

E kanë provuar dhe e provojnë të gjithë atë vendet që e kanë kaluar këtë fazë. Italia, është një vend që për ne është jo thjeshte i njohur dhe i afërt, por edhe në zhvillime aty aty, mund të shikojmë apo ientifikojmë pika takimi.

Italia, ishte vendi që kreu një revolucion të vërtetë në fillim të viteve 90 të shekullit të shkuar me prokurorinë e Milanos, përkatësisht grupin e prokurorëve të Mani Pulite-s, e cila tronditi dhe fshiu klasën e vetër politike apo siç quhet Republika e Dytë, duke sjellë në jetë Republikën e Tretë.

Realisht, Antionio di Pietro, Piercamillo Davigo, Gerardo D’Ambrosio, Gherardo Colombo u bënë në pak vite njerëzit më të dashur të Italisë, pasi prekën atë që deri dje nuk ndodhte. Por vetëm 2 vite më pas, kurba ra, duke u kthyer në problem të madh, e konsideruar si “gjykatës me telekomandë”.

Kjo ndodhi, pasi Silvio Berlusconi e ktheu në betejë politike përplasjen e tij me drejtësinë, betejë, që e kreu në mënyrë epike deri ditën e fundit të jetës së tij të pasur, të plotësuar, për disa të lavdishme, për disa jo, megjithatë super të suksesshme e me mjaft kolorit në të gjitha aspektet e saj.

Beteja për “legalitet” që nisi Silvio Berlusconi, megjithatë është një nga legacy-të e tij politike që vijon sot e kësaj dite në Itali, jo vetëm në krahun e djathtë politik, por thuajse në të gjithë harkun konstitucional italian.

Më 22 e 23 mars, në Itali zhvillohet një referendum për “ndarjen e karrierave”, një betejë politike që e udhëheq mazhoranca e djathtë e kryeministres Georgia Meloni.

“Ndarja e Karrierës” ka të bëjë me një fenomen publik në vend, ku emra të njohur nga prokurorët kryesisht, por edhe magjistratë të tjerë, janë personazhet të rëndësishme në publik. Kryesisht në media, opinion publik, si edhe në politikë. Në Itali nuk a fare kompleks që prokurorë të ndryshëm, që kanë kryer hetime të mëdha që kanë prekur edhe politikën, i janë futur plitikës, duke u zgjedhur në Parlament, qeveri, deri edhe në poste të larta.

Ministri aktual i Drejtësisë në Itali, Carlo Nordio, është një ish-prokuror shumë i njohur në Verilindjen e Italisë, përkatësisht në Veneto, kryesisht për hetimet ndaj brigatte rosse apo terrorizmit të viteve 70 të “viteve të plumbit”. Nordio, që politikisht e kulturalisht është pranë së djathtës, respektohet edhe nga kolegët e krahut të majtë për profesionalizmin që ka ndjekur në punën e tij. Por ai nuk e ka problem të bëjë debat hapur për çështjet që dalin, ku e djathte italiane është më e hapur pasi është më “garantiste”. Ndërkohë e majta është në “jacobine” ngase ka pasur gjithmonë tek drejtësia aleatët e fortë të saj, megjithëse mjaft pjesë të saj e kanë përjetuar keq nga ajo që në Itali quhet “malagiustizia”.

Rasti më ikonik është ai i ikonës televizive, gazetarit të famshëm Enzo Tortora, i cili u burgos me akuzën si i lidhur me mafia-n, vetëm nga një deklaratë e një të penduari të Camorra-s, i cili siç ndodh me këtë kategori ja fusin shpesh kot.

Gazetarit të njohur ju shkatërrua jeta totalisht, ku publiku e kolegët e tij ju vunë për ta linçuar pa asnjë mëshirë. Përveç një prej gazetarëve më të mirë të vendit, Vittorio Feltrit, i cili në faqet e Corriere Dela Sera-s, duke lexuar me kujdes aktet e procesit zbuloi mashtrimin e të penduarit dhe rrëzoi totalisht prokurorinë antimafia. Një betejë që e bëri Feltrin siç është edhe sot një ikonë e gazetarisë së vendit fqinj.

Ndërkaq, beteja kundër “malagiustizia” vijon edhe në ditët tona. Matteo Renzi, ish-kryeministri italian i qendrës së majtë, në vitin 2016 ishte politikani më popullor dhe më i fuqishëm i vendit.

Pasi humbi një referendum për uljen e posteve publike, ai dha dorëheqjen, e një prokuror i Firences ju vu aq fort sa arrestoi babain e tij, futi nën hetim nënën, si dhe të gjithë rrethin e ngushtë të fondacionit që financonte politikisht Matteo Renzin. Për dy vjet, ish-kryeministri vuajti nga një linçim publik, por në fund të gjitha shkallët e gjyqësorit i dhanë të drejtë duke rrëzuar prokurorinë.

Një tjetër politikan i së majtës, Presidenti karizmatik i rajonit të Campagnas që ka si qendër Napolin, Vincenzo de Luca, drejtësinë e ka në qendër të betejës së tij politike. Ai i kërkon të majtës që të dalë hapur në ëtë betejë nëse do të fitojë zgjedhjet, e a kërkuar që të hiqet nga Kodi Penal neni i “Shpërdorimit të Detyrës”, që sipas tij me të është abuzuar shumë. De Luca sjell shembullin e një kolegu të tij, i cili si pasojë e një arresti pësoi një shock e humbi jetën, kur në fund gjithçka rezultoi jo e vërtetë.

Ky debat në Itali bëhet krejt normal, pa poza moraliste nga njëra palë apo triumfaliste nga tjetra. Secila ka argumentet e veta, ndërkohë që prokurorët apo gjyqtarët që janë kthyer në figura të njohura publike nuk e kanë aspak problem të dalin në media e të debatojnë me zell, por jo me sherr e në pozita moraliste. Debati është ndezur po krejt normal. Pasi në fund të fundit, po diskutohet për një pushtet, i cili të bën gjëmën ose të mbron edhe kur nuk duhet.

TemA

Next Post
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Kuvendi, rezolutë kundër Hagës/ Çupi: Berisha përndoqi aktivistët e UÇK me porosi të Beogradit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In