• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Republika e memeve

by Andrea Danglli
25/02/2019 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Andrea Danglli

“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!” dhe “Liri demokraci!” janë dy thirrje lapidareske të cilat sot duhet t’i përkisnin historisë dhe të zgjonin veç ndonjë nostalgji nga e shkuara.

Dalë nga kocka ëndrrash të viteve ’90 dhe ushqyer me shpresën e një Shqipërie perëndimore, duket fyese që ato t’i quash thjesht tog-fjale, vogëlsi t’i emërtosh veç si thirrje apo e pakuptimtë t’i konsiderosh si slogane populiste.

Pasha që kanë mbartur është tepër e madhe ndaj të eksperimentosh sërish me to është sa e vështirë po aq edhe qesharake.

Rikthimi i tyre pas çerek shekulli në korrin e protestuesve para institucioneve kryesore në Tiranë, nën gjykimin tim ishte lajmi kryesor që doli nga zhvillimet e fundit. Mbase mund të duket e habitshme për ty që po më lexon, por ky detaj godiste më tepër se të gjitha kapsollat, fishekzjarret apo bombat molotov të hedhura së bashku.

Klithja e ngjashme që ushtonte sërish në të katërta anët, mjaftonte për të kuptuar bilancin e një fature dështimi që ka prodhuar klasa politike, mediatike, shoqërore, pse jo edhe ndërkombëtare. Ngjan disi naive për t’u marrë me këtë, por dikush duhet të mbajë përgjegjësi që ëndrra, tashmë e rrudhur “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!” , u shndërrua në një makth që në vend të shpresës prodhon veç frikë. Koha s’ka lëvizur.

A nuk është pak e çuditshme që një popull adreson po të njëjtat kërkesa prej afro tre dekadash dhe si përgjigje merr veç zhgënjim?! Kush janë përgjegjësit që Shqipëria u kthye pas, apo thënë më saktë çdo hap përpara e shoqëroi me dy mbrapa?

Përgjigje të thjeshta që i gjeni në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. As nuk na ka mallkuar njeri, as na kanë bërë magji dhe as na ka ndëshkuar zoti. Përgjegjësit i keni aty, majtas, djathtas, lart, poshtë, në Kryeministri, pas Kryeministrisë, para Kryeministrisë, mes turmës, në krye të turmës, nën podium, mbi podium, me karrige, pa karrige, me ju, kundër jush, etj. Janë pikërisht këta përdhunues idealesh të lindur dhe stërvitur, që vijojnë të premtojnë se do të mbrojnë “virgjërinë” e shqiptarëve.

Askush s’duhet të ketë frikë të thotë se kjo Shqipëri ka fytyrën e Berishës, Metës, Nanos, Ramës, Bashës, Mediut, Ruçit, Pollos, Kryemadhit dhe të tjerë degëzime klanesh politike, oligarkike dhe mediatike që vijnë pas tyre. Kush më pak dhe kush më shumë, por këta janë skenaristët e dramës shqiptare që nis, vazhdon dhe mbaron me të njëjtat thirrje prej 29 vitesh.

Qoftë militanti më i thekur, duhet të dijë se thirrjet lapitareske të orëve të para të demek-demokracisë, po përsëriten vazhdimisht pasi janë mbajtur të varura nga kollaret të këtyre kufomave politike. Ata jo vetëm që s’i shërbyen kurrë vendit të tyre, por ditën tregtojnë patriotizëm artificial dhe natën s’kursejnë as astarin e shpuar të shqiptarit të thjeshtë.

Jemi regjur nga premtime përrallore, analiza ekonomike me lugë floriri, deklarata se renditemi pas Gjermanisë, intriga në bodrumet politike të Tiranës, kalime ylberesh partiakë, koncensione pa data dhe pikë, pushtet pa frerë, ligjvënës të ricikluar, protesta për karrige, siguri të vetëmasturbuar, arsim pa dije, drejtësi zarfash, shëndetësi pa shiringë, bujqësi degdisur kanaleve, art të rreckosur, valixhe që mbushen pa destinacion dhe fjalime klishe në emër të popullit pa popull.

Pra, jo pa arsye ridëgjimi i mesazheve “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!” apo “Liri demokraci!”, është bërë si këngë krejt normale ku askush s’i mendon si lajm reflektimi por si melodi që është i detyruar të hedhë këmbët sipas të parit të valles.

Ndaj edhe sot, këto thirrje lapitareske janë shndërruar në meme pikante që kanë pushtuar rrjetet sociale. Fatkeqësisht, në vend që ato të na rrëqethnin mishin për të shkuarën, po na shkulin brinjët nga vendi për të tashmen pasi edhe kauza më serioze ka veshur rrobat e karnavaleve.

Kjo s’ka qenë kurrë “Republika e Shqipërisë” që u projektua në ëndrrat e atyre viteve, por dhembshurisht është bërë “Republika e memeve” që kanë ditur ta mjelin duke u zgërdhirë. Dhe neve s’na ngelet gjë tjetër veç se të zgjedhim: Ose të qeshim, ose të qajmë, ose të zgjohemi!

E.Xh./

Next Post
Nga seksi te kanceri, arsyet pse nuk duhet ta teprojmë me alkoolin

Nga seksi te kanceri, arsyet pse nuk duhet ta teprojmë me alkoolin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i përgjigjet Iranit: Ide interesante, tani edhe unë kërkoj kompensim për të vdekurit dhe të plagosurit nga ju!

Trump i përgjigjet Iranit: Ide interesante, tani edhe unë kërkoj kompensim për të vdekurit dhe të plagosurit nga ju!

August 10, 2026
VIDEO/ Tërmeti katastrofik në Kolumbi, të paktën 50 të vdekur dhe qindra të plagosur! Mes viktimave dhe 3 fëmijë, kërkime në rrënoja

VIDEO/ Tërmeti katastrofik në Kolumbi, të paktën 50 të vdekur dhe qindra të plagosur! Mes viktimave dhe 3 fëmijë, kërkime në rrënoja

August 10, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

E reja kundër Kosovës, nuk vjen as nga Zelenski as nga Vuçiqi, por nga Perëndimi

August 10, 2026
Sezoni turistik, Balla vlerëson punën e UKT-së: Shërbim 24 orë për Tiranën, turistët dhe qytetarët!

Sezoni turistik, Balla vlerëson punën e UKT-së: Shërbim 24 orë për Tiranën, turistët dhe qytetarët!

August 10, 2026
Bashkë me babanë bënë për spital një person, arrestohet polici i Komisariatit të Krujës

“Referuam 54 raste në prokurori, 11 ankesa qytetarësh”- AMP bën bilancin e muajit korrik: 8 efektivë policie të arrestuar dhe 6 nën hetim!

August 10, 2026
Po ndërtonte pa leje 5-katëshin në Himarë, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim 3 punonjës të IMT-së

EMRAT/ Ndërtimi pa leje i ‘ha kokën’ kupolës së bluve, kryepolici Hita pezullon të gjithë zinxhirin komandues të Komisariatit të Himarës në kohën kur u ngrit objekti

August 10, 2026
Plani i sulmit me eksploziv ndaj gazetarit të RAI-t, arrestohet biznesmeni italian, në kërkim i dyti! Zbulohen skema dhe motivet

Plani i sulmit me eksploziv ndaj gazetarit të RAI-t, arrestohet biznesmeni italian, në kërkim i dyti! Zbulohen skema dhe motivet

August 10, 2026
“I thashë mos ta ngacmonte shoqen, por më shau”- Vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet rrëfimi i Sterjos: E ndoqa me vrap dhe e qëllova! Armën dhe rrobat i futa në…

“I thashë mos ta ngacmonte shoqen, por më shau”- Vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet rrëfimi i Sterjos: E ndoqa me vrap dhe e qëllova! Armën dhe rrobat i futa në…

August 10, 2026
Task-Forca zbulon ndërhyrje e paligjshme në ujësjellësin e Kreshpanit, Policia nis hetimet pas denoncimit!

Task-Forca zbulon ndërhyrje e paligjshme në ujësjellësin e Kreshpanit, Policia nis hetimet pas denoncimit!

August 10, 2026
VIDEO/ “Do duhen ditë për ta vënë në kontroll”- Tjetër zjarr apokaliptik në Spanjë, qindra banorë ikin nën panik! 200 mijë ha të rrethuara nga flakët

VIDEO/ “Do duhen ditë për ta vënë në kontroll”- Tjetër zjarr apokaliptik në Spanjë, qindra banorë ikin nën panik! 200 mijë ha të rrethuara nga flakët

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com