• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Republika e dyshimit

by Java News
20/06/2026 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plarent Ndreca

Vladislav Surkov, ideologu kontravers i Kremlinit, shkroi dikur se: politika moderne nuk synon më t’i bindë njerëzit për një të vërtetë, por t’i ekspozojë ndaj kaq shumë versioneve të së vërtetës, sa të mos jenë më në gjendje të dallojnë njërën nga tjetra. Në “demokracinë e menaxhuar” të tij, censura nuk ishte zgjidhje. Zgjidhja ishte informacioni i bollshëm, kontradiktor dhe i pandërprerë, deri në pikën kur e vërteta humbet epërsinë e saj ndaj perceptimit.

Në këtë botë virtuale, ku vëmendja ndaj një fakti mezi i mbijeton tridhjetë sekondave, po bëhet gjithnjë e më e vështirë të dallosh midis së vërtetës dhe asaj që vetëm dyshohet, midis faktit dhe perceptimit, midis realitetit dhe virtualitetit. Sigurisht, ky nuk është një fenomen shqiptar. Është koha e mediave sociale. Është koha e suficitit informativ.

Dyshimi, në vetvete, nuk përbën asnjë problem. Përkundrazi. Ai është një instrument demokratik. Pa të nuk do të kishte media, protesta, opozitë apo hetime. Çdo nxitje demokratike ka nisur me dikë që ka guxuar të dyshojë. Një protestë ngrihet sepse qytetarët dyshojnë se po ndodh një padrejtësi. Një gazetar heton sepse dyshon se dikush po fsheh të vërtetën. Një prokuror nis një hetim sepse dyshon se është kryer një vepër penale. Dyshimi është mënyra përmes së cilës shoqëria kontrollon pushtetin dhe kërkon përgjigje prej tij. Në vetvete, ai nuk është armiku i së vërtetës, por pika nga e cila fillon kërkimi i saj.

Por problemi fillon kur dyshimi zëvendëson të vërtetën. Kur pyetja kthehet në përgjigje. Në një shoqëri demokratike dhe të shtetit të së drejtës, fillimisht lind dyshimi, më pas kërkohen faktet, analizohen provat dhe vetëm në fund formohet bindja. Sot, gjithnjë e më shpesh, ndodh e kundërta: fillimisht krijohet bindja dhe më pas luftohet për ta konfirmuar atë. Nuk kërkohet më e vërteta, por konfirmimi i asaj që është vendosur paraprakisht të besohet.

Pikërisht për të shmangur këtë përmbysje mes realitetit dhe virtualitetit ekzistojnë institucionet. Në çdo shoqëri ka perceptime, emocione dhe narrativa. Dallimi qëndron tek aftësia e shteteve për të ndërtuar institucione serioze, të cilat janë në gjendje të verifikojnë faktet dhe të vendosin mbi to. Sa më të forta dhe të besueshme të jenë institucionet, aq më i qartë bëhet kufiri mes reales dhe virtuales.

Bombardimi i pandërprerë informativ i rrjeteve sociale dhe interneti në xhepin e secilit e ka bërë këtë sfidë edhe më të madhe. Aty ku institucionet gëzojnë autoritet të lartë publik, përshtaten me ritmet teknologjike të shoqërisë dhe mbeten të paepura ndaj standardeve të drejtësisë, ato arrijnë ta ruajnë dallimin midis perceptimit dhe realitetit. Aty ku institucionet janë të dobëta, arkaike, populiste ose nuk gëzojnë besimin e qytetarëve, perceptimi fillon të zëvendësojë realitetin. E vërteta dhe e drejta humbin terren, duke e kthyer shoqërinë në një “Big Brother” masiv, ku të gjithë klithin për të vërtetën, por veç të vërtetën nuk thonë.

Kur ky triumf i perceptimit mbi faktin depërton në drejtësi, situata bëhet veçanërisht dramatike. Drejtësia është hallka e fundit e shtetit. Është pushteti që duhet t’i imponohet shoqërisë me të vërteta të bazuara në prova dhe me standarde të larta të procesit të rregullt ligjor. Është pushteti që nuk duhet të prodhojë të vërteta politike, të konfirmojë të vërteta politike apo të hyjë në terrene politike, përtej provës dhe vetëm provës së marrë në mënyrë të ligjshme. Nuk duhet t’u përgjigjet pritshmërive, por provave. Nëse perceptimi publik konfirmohet përtej provës dhe ligjshmërisë së procesit, ai është një konfirmim politik, jo një konfirmim juridik.

Forma moderne e drejtësisë politike nuk lind kur gjyqtari merr urdhër nga një politikan apo nga një pushtet politik. Ajo lind kur drejtësia fillon të zyrtarizojë atë që shoqëria ka vendosur tashmë ta konsiderojë të vërtetë. Kur misioni zë vendin e standardit. Kur gjyqtari humb ftohtësinë dhe verbërinë e Justicias dhe e ndjen veten pjesë të një kauze, sado e drejtë të duket ajo.

Por kur qytetarët humbin besimin edhe tek drejtësia si arbitri i fundit i së vërtetës juridike, kufiri mes reales dhe virtuales bëhet gjithnjë e më i paqartë. Kur vetë drejtësia fillon të kërkojë konfirmimin e pritshmërive publike në vend të verifikimit rigoroz të provës, ajo nuk e korrigjon më këtë fenomen. Ajo e ushqen, e legjitimon dhe e thellon atë, duke e bërë edhe më të paqartë dallimin midis perceptimit dhe të vërtetës. Në këtë moment, drejtësia pushon së qeni kufiri që ndan perceptimin nga e vërteta dhe bëhet pjesë e mekanizmit që i ngatërron ato.

Shteti i së drejtës nuk ekziston sepse shoqëria arrin gjithmonë të vërtetën. Ai ekziston sepse refuzon të shpallë të vërtetë atë që nuk është provuar.

Dyshimi është kriter i lirisë, por prova është kusht i drejtësisë.

Kur dyshimi fiton mbi provën, perceptimi mbi faktin dhe bindja mbi të vërtetën, republika e shtetit të së drejtës pushon së ekzistuari.

Ajo është konvertuar në diçka tjetër.

Në Republikë të Dyshimit.

Next Post
Bashkëshortja e kryeministrit në Spanjë dërgohet në gjyq për korrupsion

Bashkëshortja e kryeministrit në Spanjë dërgohet në gjyq për korrupsion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar me 4 vite burg nga GJKKO / Policia nxjerr videon e operacionin “Fast” për kapjen e “Vis Korçarit”

I dënuar me 4 vite burg nga GJKKO / Policia nxjerr videon e operacionin “Fast” për kapjen e “Vis Korçarit”

June 21, 2026
Kush flet në emër të Shqipërisë?

Kush flet në emër të Shqipërisë?

June 21, 2026
Ilir Beqaj: Dilema që u bë trilemë

Dosja e Sterilizimit, Beqaj kërkon rrëzimin e akuzës: Nuk mund të dënohesh mbi interpretime dhe nënkuptime!

June 21, 2026
Tragjedi në Durrës, mbytet në det një 11-vjeçar

Tragjedi në Durrës, mbytet në det një 11-vjeçar

June 21, 2026
Dalin pamjet e momentit kur protestuesit heqin flamurin e Ambasadës së Izraelit në Tiranë (Video)

Dalin pamjet e momentit kur protestuesit heqin flamurin e Ambasadës së Izraelit në Tiranë (Video)

June 21, 2026
Dragoi gjigant “ndez” Pekinin! Spektakël në festivalin e Kanalit të Madh

Dragoi gjigant “ndez” Pekinin! Spektakël në festivalin e Kanalit të Madh

June 21, 2026
Corriere della Sera: Tensionet Meloni–Trump, ja si Italia po shmang përplasjen e madhe diplomatike me SHBA!

Corriere della Sera: Tensionet Meloni–Trump, ja si Italia po shmang përplasjen e madhe diplomatike me SHBA!

June 21, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Flamingot”, Zhizhek dhe ideologjia e Qendrës

June 21, 2026
Deputetja e PS: Protesta pa kokë, me parti të vogla dhe PD-në brenda saj!

Deputetja e PS: Protesta pa kokë, me parti të vogla dhe PD-në brenda saj!

June 21, 2026
Gjermania thyen “mallkimin” e Botërorëve, kualifikohet nga grupet për herë të parë që nga 2014

Gjermania thyen “mallkimin” e Botërorëve, kualifikohet nga grupet për herë të parë që nga 2014

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In