• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Reporterët pa kufij” për lirinë e shtypit: Zhvillime shqetësuese në Ballkan!

by A R
03/05/2024 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në raportin e saj të përvitshëm organizata “Reporterët pa kufij” ka bërë të ditur se Shqipëria ka shënuar përkeqësim në lirinë e shtypit duke bërë që vendi ynë të renditet i fundit mes vendeve të rajonit në Ballkanin Perëndimor që është kandidate për në BE.

“Shqipëria ka shënuar përkeqësim të lirisë së shtypit duke e renditur e fundit mes vendeve të rajonit dhe shteteve kandidate për në Bashkimin Europian. Në Indeksin që përfshin 180 vende, ajo radhitet në vendin e 99-të. Kosova radhitet e 75-ta”, thuhet në raport.

Organizata “Reporterët Pa Kufij” vlerëson se mjedisi për lirinë e shtypit në Shqipëri “është i vështirë”. Ajo ka humbur tri vende krahasuar me një vit më parë, kur listohej e 96-ta”.

Sipas raportit, pronësia e pjesës më të madhe të peizazhit mediatik shqiptar është e përqendruar në duart e vetëm katër ose pesë kompanive.
Raporti thekson se në Shqipëri liria e shprehjes dhe pavarësia e medias “kërcënohen nga konfliktet e interesit midis botës së biznesit dhe asaj politike, një kuadër ligjor me të meta dhe rregullore partiake. Gazetarët janë viktima të akteve të frikësimit nga politikanët dhe krimi i organizuar”.

Gjithashtu, raporti shpjegon se nga 29 vendet e përfshira në vlerësimin e organizatës 10 kanë pësuar rënie në Rezultatin e Demokracisë, ndërsa vetëm pesë prej tyre kanë shënuar përmirësime.

Konteksti sociokulturor

Gazetarët që hetojnë krimin dhe korrupsionin janë veçanërisht objektiva të kërcënimeve. Gratë gazetare, të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të profesionit, përballen me ngacmime në internet dhe në disa raste me diskriminim me bazë gjinore brenda organizatave të lajmeve, megjithëse ka pasur progres në këtë fushë. Vetëcensura është e përhapur, por mediat gjithsesi kanë krijuar një platformë për vetërregullimin etik, e para e këtij lloji në Shqipëri.

Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor 

Ballkani Perëndimor ka pasur zhvillime mjaft më shqetësuese. Në Ballkanin Perëndimor, liderët politikë po përdorin fokusin më të madh në sigurinë rajonale si një justifikim për të përmbysur institucionet demokratike dhe për të anashkaluar normat demokratike.

Serbia pësoi një rënie historike për shkak të përpjekjeve të presidentit Aleksandar Vuçiç për të konsoliduar pushtetin në vitin 2023.

Maqedonia e Veriut vuani nga pengesa të mëdha në sundimin e ligjit dhe korrupsioni i vazhdueshëm i nivelit të lartë ndërsa partitë u përplasën rreth ndryshimeve kushtetuese të nevojshme nga vetoja e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të anëtarësimit të vendit në BE.

Në Bosnjë-Hercegovinë, rikriminalizimi i shpifjes nga entiteti Republika Srpska në korrik, si pjesë e një sërë legjislacionesh shqetësuese për median dhe shoqërinë civile, ushtroi presion të panevojshëm mbi gazetarët në një mjedis që tashmë po përkeqësohet me shpejtësi për sa i përket gjuhës së urrejtjes dhe sigurisë fizike.

Mali i Zi vijon i përfshirë nga kriza kushtetuese e vitit 2022, ku ka korrupsion dhe mungesë të stabilitetit kombëtar.

Në Kosovë, mosmarrëveshja e gjatë me Serbinë u rikthye në një fazë të përshkallëzimit të dhunshëm. Protestuesit serbë të Kosovës u përleshën dhe plagosën 30 trupa të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) në maj, dhe persona të armatosur serbë organizuan një sulm në shtator që vrau katër persona, duke përfshirë një polic të Kosovës ndërsa u ushtrua dhunë edhe ndaj gazetarëve.

/a.r

Next Post
Rekomandimet e qeverisë, Manja: Të rritet pavarësia e prokurorit gjatë ushtrimit të ndjekjes penale

Rekomandimet e qeverisë, Manja: Të rritet pavarësia e prokurorit gjatë ushtrimit të ndjekjes penale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In