• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reporterët pa Kufij detyrojnë median shqiptare të përgënjeshtrojë lajmin

by
28/02/2023 22:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edi Rama nuk shquhet për marrëdhënie të shkëlqyera me shtypin dhe sidomos me analistët. Jo rrallë debatet e tij kanë kaluar normat dhe nuk mungojnë rastet e etiketimeve të tepruara të tij, sidomos ndaj portaleve që i ka quajtur edhe media kazan.

Por duket se së paku në një rast, organizatat për mbrojtjen e lirisë së shprehjes, indirekt i kanë dhënë të drejtë. Sot “Reporterët pa Kufij” kanë përgënjështruar një portal që e quante kryeministrin si armik të shtypit.

Lapsi.al kishte publikuar një histori sipas të cilët organizata po e ndihmonte të pastronte imazhin e raporteve të tij problematike me shtypin. Por, Reporterët kanë reaguar duke detyruar lapsin, të “thyejë majën” e të vetëpërgënjeshtrohet.

Organizata prestigjioze ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij” ka përgënjeshtruar një artikull të botuar nga Lapsi.al, i cili pretendonte se Rama po e përdorte këtë organizatë për imazhin e tij. Reporterët thonë se janë të pavarur dhe se Andi Bushati botoi një informacion të pavërtetë.

Një shkrim i botuar nga portali “Lapsi.al” ka shqetësuar rrjetin ndërkombëtar të gazetarëve “Reporterët pa Kufij”. Shkrimi në fjalë u botua në 20 janar dhe titullohej: “Si Rama po përpiqet të manipulojë Reporterët pa Kufij”, dhe ngrinte pretendimi se kryeministri shqiptar po e përdorte këtë organizatë për të zhvilluar një aktivitet ndërkombëtar për të pastruar imazhin e tij.

Rrjeti ndërkombëtar thotë se lajmi i publikuar nga Lapsi.al përmban shumë informacione të pavërteta.

“Reporterët pa Kufij (RSF) shpreh keqardhjen që Lapsi.al, botuesi i të cilit Andi Bushati, një gazetar i respektuar që ka vizituar zyrat tona më 28 shtator 2022 dhe të cilin RSF e takoi gjatë një misioni për lirinë e shtypit në Tiranë më 17 nëntor 2022, nuk e kontaktoi organizatën përpara se të publikonte artikullin e saj”.

“Reporterët pa Kufij” shtojnë se si organizatë i marrin vendimet në mënyrë të pavarur dhe bën vetëm atë që kanë për synim.

“Rrjeti e ka zhvilluar projektin për të promovuar lirinë e shtypit në Shqipëri si dhe zbatimin e etikës gazetareske, pa ia kërkuar kryeministri. Organizata gjithashtu ka shprehur synimin e saj për të promovuar zbatimin e masave mbrojtëse demokratike në hapësirën digjitale. Çdo aktivitet i RSF-së kryhet në pavarësi të plotë. RSF është një organizatë e pavarur joqeveritare e lirë nga çdo ndikim i jashtëm, objektivi i vetëm i së cilës është të promovojë lirinë, pavarësinë dhe pluralizmin e gazetarisë”.

“Reporterët pa Kufij” theksojnë se bashkëpunojnë me qeveritë në të gjithë botën dhe shtojnë se renditja e një vendi në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit nuk mund të ndikohet nga asgjë. Aktualisht Shqipëria renditet e 103-ta në edicionin e vitit 2022 të Indeksit Botëror.

/e.d

Next Post
‘Zbërthehet’ Kiara ,tregon se çfarë e bëri të dashurohej me Luizin: Më ke kapur në pikën e dobët

“Për çfarë më akuzon”/ Luizi flet për përplasjen me Kiarën: Nuk kam kërkuar falje sepse...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krimi i rëndë në Itali/ Vrau nënën me thikë dhe u dorëzua në polici, gjykata lë në burg për 21-vjeçarin shqiptar

Krimi i rëndë në Itali/ Vrau nënën me thikë dhe u dorëzua në polici, gjykata lë në burg për 21-vjeçarin shqiptar

November 7, 2026
Përçarje në Uashington për luftën me Iranin, në tryezë marrëveshja e armëpushimit dhe rifillimi i bombardimeve

Përçarje në Uashington për luftën me Iranin, në tryezë marrëveshja e armëpushimit dhe rifillimi i bombardimeve

November 7, 2026
Sekuestrohen 77 kg kanabis në Shkodër, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak, arrestohen dy vëllezër

Sekuestrohen 77 kg kanabis në Shkodër, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak, arrestohen dy vëllezër

November 7, 2026
Si do të jetë moti këtë fundjavë, njihuni me parashikimin për sot

Si do të jetë moti këtë fundjavë, njihuni me parashikimin për sot

November 7, 2026
Skandal financiar shkakton “tërmet” në Paraguai, arrestohet presidenti

Skandal financiar shkakton “tërmet” në Paraguai, arrestohet presidenti

November 7, 2026
“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama nxjerr pamjet nga “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë!

“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama nxjerr pamjet nga “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë!

November 7, 2026
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In