• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reportazhi/ Kur rri e vështron yjet e Champions

by Aalison Pearse Stevens
29/05/2016 22:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

 

Nga San Siro, Sokol Balla*

Prej shtatë vjetësh takohem çdo maj me të njëjtin grup shqiptarësh. Përshëndetemi zakonisht në të njëjtën linjë ajrore, çdo fund maji. Ndodh gjithmonë në tre ditët e Champions League, ose të finales së evenimentit më të jashtëzakonshëm sportiv të planetit. Aty ku ndeshen për kurorën e kampionit dy ekipet më të mira të Europes, që fiton Kupën e Botës që prej vitit 2006, në tre kontinentet ku ai është mbajtur, përfshirë Afrikën ku u mbajt për herë të parë dhe në 2014, kur si për të zyrtarizuar supremacinë, Europa fitoi për herë të parë një Kupë Bote në Amerikën Latine. Dhe pikërisht në Brazil, ku kampionët e ardhshëm të Botës mundën vendasit pabesueshmërisht 1 me 7.

Në këtë kohë krize botërore, Europa ka të njëjtën mbretëreshë botërore të ekonomisë si futbolli. Ajo është Gjermania. Por brenda futbollit europian gara ka rregulla të tjera. Dhe këto rregulla përcaktojnë edhe paparashikueshmërinë e Champions League, ose siç njihet shkurt UCL.

Uefa funksionon me rregulla të tjera. E shkundur edhe ajo nga proceset kundër Platini dhe thashethemet e përjetshme për korrupsion dhe fiksim ndeshjes, gjithsesi ka një ditë kur ajo tregon forcën e saj. Dhe kjo është dita e finales së UCL.

Merr për shembull këtë të këtij viti që u luajt të shtunën në Milano. Per shumë gazetarë sportivë San Siro mbetet një prej stadiumeve më të bukura në botë. Por i gjendur atje për herë të tretë, pas dy ndeshjeve të Serie A, është shumë e lehtë të bësh diferencën. Sigurisht organizimi vjen i pari. Italianët mund të njohin gjithçka por jo rregullin. Por funksionarët e Uefa (gjithsesi edhe të FIFA-s) janë shumica Zviceranë. Vijat janë qartazi të përcaktuara, po ashtu edhe protokolli, e deri tek ushqimi i parashikuar për të gjithë; edhe për gazetarët, në pushim të pjesës së parë. Gjithsesi spektakli i është lënë në dorë italianëve. Alicia Keys ndez stadiumin me hitet e saj dhe një dreq e di, sesi e realizojnë që hip hopi i saj shkrihet në fund me zërin hyjnor të Andrea Boccelli-it. Dhe meqë jemi te legjendat: në fushë hyjnë dy prej tyre, me kupën e Champions në duar. E kanë mbajtur të dy, Zannetti i fundit në 2010 kur Inter fitonte kupën e dëshiruar nga të gjithë 45 vjet pas herës së fundit dhe Baresi, që e kishte ngritur atë me Milanin drithërues të Capello-s. Ky i fundit u pushua nga puna nga rusët, pak muaj më parë pasi në moshën 70 vjeçare tentonte sërish i pangopur lavdinë. Baresi jo. Ai preferoi si Greta Garbo të largohet nga skena dhe për të mos u rikthyer më nën dritat e stadiumit. Duke ruajtur kështu më xhelozi mitin e tij. Dhe ja kur futet në fushë, duke mbajtur kupën në dorën e tij, të gjithë ngrihen dhe e duartrokasin. Duket sikur e ka lënë futbollin dje.

Kujtesa është një nga faktorët, që përcakton profesionin e gazetarit. Dhe ja befas drejt meje afrohet Jorge Valdano. Numri 11 i kombëtares argjentinase dhe po aq i Realit të Madridit në fillim vitet 80. Ende sot ai ka shumë influencë tek Real, aq sa mund të krahasohet me Franz Beckenbauer tek Bayern. Buzëqesh me thjeshtësi dhe pranon të bëjë një fotografi. Pastaj nxiton dy rreshta më sipër. Eshtë i ftuar të komentojë finalen ku Reali i tij kërkon kupën e 11-të. Më vjen t’i them, njeriut që zëvendësoi në Kombëtaren e tij Mario Kempes: “Hej, paraardhësi yt ka qënë trajner i Lushnjës dhe unë kam fotografi me të dhe me President Pëllumb Xhaferrin”. Por meqë Lushnja është në kategori të dytë, Gjeneral Rrapushi ka vdekur, Kempes ka përfunduar komentator për Fox Sport Latino dhe ndeshja po fillon, e lë Valdanon të qetë. Do ta takoj sërish në pushim të ndeshjes kur edhe ai, do të konsumojë darkën e thjeshtë që shpërndan Uefa: Sanduiç me djathë e proshutë, një muffin çokollate, një mollë dhe ujë. Nuk thonë kot se thjeshtësia është mbreti.

Por të shtunën në darkë në San Siro është mbledhur gjithë bota. Sigurisht mbreti Felipe i Spanjës, të cilit pas kurorëzimit i duhet të heqë dorë së paku në sipërfaqe nga simpatia e tij e vjetër për Atletico dhe të jetë aty për të dy klubet e Madridit e deri tek Richard Gere që dreqi e di se çfarë e lidh me futbollin. Po edhe nëse nuk je aty, e sigurt që je duke e parë në një nga 200 vendet ku transmetohet finalja, që nis me ceremoninë e denjë për një Olimpiadë me gati 350 balerinë nga 23 vende. Ah, ja ku është në tribunë edhe Cappello. S’jam i sigurt si ndihet. Poshtë është Baresi, përkrah tij Sir Alex. Aty jam dhe unë dhe gati 100 shqiptarë, që ndjekin ëndrrën e futbollit të bukur, pa marrë parasysh vështirësitë. Dhe nuk harrojnë të shpalosin edhe flamurin kuqezi. Kësaj radhe në tribunën veriore ku zakonisht rrinë tifozët e Interit gjatë derbit të Madonninës. Janë po ata, që do ndjekin pas pak ditësh kombëtaren në misionin e saj historik në Europianin francez. “Dëgjove që do vinin një charter për Lens? Po kostot sa ishin?”. Bëjnë kot sikur i shqetësojnë kostot. Se jam i sigurt që ata do jenë atje me çunat e Kombëtares. Siç ishin në Beograd e Jerevan. ..

Sa për ndeshjen: të gjithë e dimë si përfundoi. Real zakonisht nuk mundet kur shkon në finalen e Champions. Si dy vjet më parë sërish Sergio Ramos godet ëndrrën e Chole Simeon për t’i dhënë “Laprakës” së Madridit, Champions League-n e saj. Por thirrjet e dhjetëra mijëra tifozëve të zjarrë cholchoneros nuk mjaftojnë. Nuk mjafton fakti që për një ditë Milano flet dhe merr frymë spanjisht. Nuk mjafton vajtja pas kohës së rregullt në tribunat jugore e Diego Simeon, që kërkon ndihmën e tyre. Tifozët cholchoneros i kanë dhënë zemrën, në bluzat e tyre nëpër rrugë emri i Simeon është më shumë se i kujtdo tjetër. Por në fushë nuk luan as Simeon dhe as ata. Luan një farë Antoine Grietzman, që humb një penallti dhe shpresat për një hakmarrje të madrilenëve jo”mbretërorë”. A thua është një ogur i mirë edhe për kuqezinjtë? Grietzman na shënoi në ndeshjen në Francë, por ndoshta këtë verë, fati do jetë sërish me ne në Euro2016…

Ndërkohë kur ndeshja mbaron dhe del nga San Siro, rikthehesh në Italinë e kaosit dhe të mungesës së rregullit, të garantuar në stadium nga pushteti i Uefa-s që funksionon si orë zvicerane. Por në metro ka rrëmujë dhe çorganizim. Meqë në Itali çdo gjë është privatizuar disa herë, Metroja e Milanos i kërkon rreth 50 mijë tifozëve që duan të kthehen në qendër o për të festuar o për të pirë nga dëshpërimi, që të paguajnë biletën një euro e gjysëm. Duke krijuar frustrim dhe konfuzion. Në orët e pasdites metroja pasi mbylli disa stacione qëndrore, pas një alarmi për bombë në Cadorna, zhduku si me magji gjithë punonjësit e saj dhe vetëm fati orientoi njerezit drejt San Siros. Gjithsesi edhe kjo finale përfundoi si çdo tjetër: me sukses. As Isis, as greva dhe as përleshje. Tifozët e Atletico që i dhanë ngjyrë dhe jetë qytetit, tashmë i janë dorëzuar lodhjes dhe trishtimit. Kupën e Kampionit të tifozët e kanë të tyren me meritë. Por Kampion në fushë ishin sërish ata: Hala Madrid!

Vitin tjetër Finalja e Champions League-s europiane mbahet në Kardif të Britanisë së Madhe. Nëse gjërat shkojnë keq në Brexit në 23 qershor, do jetë finalja e parë e saj që do të mbahet jashtë Europës. Si do që të jetë i jap premtimin vetes se do jem sërish atje, nëse Zoti dhe fati do ma lejojnë. Champions është Champions. Pastaj kushedi takoj sërish Jorge Valdanon që t’i flas për Kempes, Lushnje dhe Rrapush Xhaferrin…

*Posaçërisht për Javanews.al

 

 

Next Post

Në Kosovë hapen 900 vende pune në dy fabrika gjermane?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

May 18, 2026
Kriza e naftës, Berisha: Rama po vjel nga qytetarët miliona pa u dhënë asnjë ndihmë

“Raporti i IBAR nuk miratohet” / Sondazhi: 76.6 për qind e shqiptarëve mendojnë ndryshe nga Berisha

May 18, 2026
Blindohet spitali i Traumës, një nga të plagosurit e atentatit në Durrës i plagosur rëndë

E plagosën me armën e tij, polici transportohet te Trauma, mjekët: Gjendja e 20-vjeçarit është…

May 18, 2026
Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

May 18, 2026
“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

May 18, 2026
E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

May 18, 2026
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mexhiti: Mickoski së shpejti në Tiranë

“Do ta japin shqip provimin”, Mexhiti u jep lajmin studentëve shqiptarë pas protestës

May 18, 2026
Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

May 18, 2026
Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

May 18, 2026
Trafikonin drogë në vende të ndryshme të Europës, Europoli vë në pranga 25 shqiptarë (Foto)

EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revolucionare të Iranit

May 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In