“Monumentet historike, malet, bregdeti, liqenet, qielli dhe mbi të gjitha njerëzit e mrekullueshëm na e kanë krijuar Mozaikun ‘Shqipëria Ime” – kështu e kanë përshkruar ukrainasit Shqipërinë në videon e publikuar në kanalin BamBarbia.tv
Në këtë video-reportazh gazetarët e televizionit Ukrainas në pak më shumë se 4 minuta kanë përmbledhur pothuajse të gjitha vendet dhe gjërat që duhet të shihen patjetër nga ata që e vizitojnë Shqipërinë: Plazhet e jugut nga Vlora e deri në Sarandë, kalatë e Shkodrës, Krujës e Beratit, lagjet me shtëpitë e vjetra tradicionale, ushqimet, pijet e patjetër se edhe kulturën shqiptare duke i dhënë një hapësirë të veçantë muzikës popullore labe.









