• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

REPORTAZHI/ Serbët dynden në Shkodër për të “blerë” nuse

by Java News
16/05/2017 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në Peshter në Serbi ka mjaft burra të martuar me gra nga Shqipëria. Po si jetojnë ato atje?

Zllatko dhe Vera Muniq nga Sjenica kanë festuar këto ditë dhjetëvjetorin e martesës. Ata kanë tre fëmijë, shtëpi dhe jetojnë, siç thonë, një jetë të mirë familjare. Zllatko është ndër të parët që ka shkuar në Shqipëri për të kërkuar një grua për martesë.

“Asokohe kemi shkuar në Shqipëri me një furgon me disa djem. Një mik më tha se është martuar me një shqiptare dhe e njeh një femër me të cilën mund të njihem dhe tö martohem nëse pëlqejmë njëri-tjetrin. Unë desha të martohesha! Dhe kështu shkova për herë të parë në Shqipëri”, thotë Zllatko, i cili në kufi kishte pasur shumë frikë, sepse raportet mes Serbisë dhe Shqipërisë ishin shumë të këqija. Ai thotë se kalimet e kufirit nuk do t’i harrojë kurrë.

Kufiri dhe frika

“Në kufi pyesja veten: çfarë më pret në Shqipëri, sepse në televizor kam shikuar gjithçka. Asokohe kërkoheshin edhe viza për kalimin e kufirit, e cila kushtonte 50 euro. Kjo nuk ishte pak sepse duhej të paguaja 50 euro për mua dhe 50 për babain. Në veçanti kur dihet se më pas e kam kaluar disa herë këtë kufi”, thotë Zllatko. Në afërsi të Shkodrës na priste një femër e gatshme për martesë. Zllatko mezi priste ta shihte. Por kur shkuan tek familja e saj, në shtëpi nuk ishte askush. Fqinji u kishte treguar se e tërë familja ka shkuar në kishë.

“Shkuam tek miku im. Pimë kafe së bashku ndërsa unë rrija ulur si mbi gjemba. Së bashku shkuam të shohim vajzën, me ne ishte edhe një femër që ishte ndërmjetësuese. Tradita e tyre ishte që femra të sjell kafen dhe kështu të njihemi. Unë e prisja me padurim kafenë dhe ndërkohë flisnim për jetën time, pasurinë dhe gjëra të tjera!”, shpjegon Zllatko.

“Më në fund erdhi edhe goca. Ishte paksa e rregulluar, por kur më dha dorën, kishte një dorë të vrazhdtë nga puna. Më pyetën a po të pëlqen? Unë thashë po! E pyetën edhe atë, a po të pëlqen djali? Edhe ajo u përgjigj po. Por tani duhej të kërkohej edhe leja e të vëllezërve, madje edhe vëllait që jetonte në Itali, si dhe e prindëve. Në fund të gjithë ishin dakord”.

Para për stoli dhe pasaportë

Traditat në Shqipëri kërkojnë që të lësh para nën filxhan – për të blerë stoli dhe për nxjerrjen e pasaportës. I lashë paratë dhe u ndamë. Në Serbi së shpejti erdhi një vëlla i Verës për të shikuar kushtet e jetës dhe për t’u bindur se nuk kam gënjyer. Më pas kemi bërë dasmën – njëherë në Shqipëri ku kam qenë së bashku me babain. Ndërsa në Serbi Vera ka ardhur përmes rrugëve ilegale, sepse për viza në ambasadë pritej shumë gjatë.

“Sikur të më ketë rëmbyer – Zoti na ruajtë!”, thotë Vera me buzëqeshje dhe me një theks të mirë të gjuhës serbe. Edhe Zllatko është përpjekur të mësojë shqip, por pa sukses. Vera ishte 21 vjeçe kur u martua, ndërsa ai 30. Vera thotë se nuk është ngutur për martesë, por ja që ndodhi.

“Unë jam vajzë hasreti dhe nuk kam dashur të martohem e re. Ndërsa tezja më thoshte: „Shiko se djali qenka shumë i mirë, me vete ka marrë edhe babanë dhe shihet që nuk po gënjen. Martesa atje është e njëjtë si këtu dhe atje me siguri që janë të mirë ndaj femrave”. Unë ngulja këmbë që të mos martohem, sepse isha shumë e re”, thotë Vera.

Vera thotë se meshkujt në Shqipëri janë shumë xhelozë, ndonëse ndërkohë pak kanë ndryshuar. Në Serbi megjithatë raportet mes burrit dhe gruas janë shumë më të relaksuara. Ajo punon sot në fabrikën e tekstilit “Sanatex”, ka paratë e veta dhe patentë. Por më të rëndësishmit janë fëmijët.

“Me rëndësi është që edhe femra të thotë mendimin e saj”

Viti i parë në Serbi ishte për Verën shumë i vështirë, sepse nuk dinte asnjë fjalë serbisht. Ajo ishte e vetmuar dhe nuk mund të shoqërohej me askënd, sepse nuk e njihte gjuhën. Asokohe në fshat  nuk kishte asnjë shqiptare tjetër. Por tani situata ka ndryshuar dhe kur vjen ndonjë shqiptare, shumë shpejt e mëson gjuhën, falë shoqërimit me femra të tjera.

Të gjitha gjërat tjera kanë qenë më të lehta për Verën. Kurorëzimi është bërë në komunë dhe në kishë. Ajo thotë se nuk ka pasur problem kurrë për shkak të origjinës. Traditat serbe i ka pranuar. Familja e viziton shpesh dhe nuk pendohet pse ka ardhur në Serbi. Ajo thotë se edhe të tjera shqiptare mund të vijnë, por me rëndësi është që ato të vijnë vullnetarisht.

Muniqët kanë pasur fat, por jo dhe disa çifte të tjera. Në Serbi ka ndërmjetësues të shumtë që sjellin femra nga Shqipëria dhe djemve u kërkojnë shumë para për t’u gjetur ndonjë nuse. Organizata “Stara Rashka” ka ndërmjetësuar rreth 300 martesa. Ajo organizon shpesh shkuarjen e djemve serbë në Shqipëri apo ardhjen e femrave shqiptare në Serbi. Momir Kovaçeviq thotë se vetëm vitin e parë të punës, “Stara Rashka” ka realizuar 41 martesa mes serbëve me shqiptare. Sjenica është ndër vendet ku realizohen më së shumti martesa. Këtu ka rreth 50 martesa dhe rreth 75 fëmijë të lindur nga femrat shqiptare, shpjegon ai.

Peshteri

Vendi Peshter është një hapësirë me klimë të egër dhe këtu ka shumë shqiptare të ardhura nga Shqipëria. Ne kemi vizituar shumë shtëpi, por askush nuk ishte aty, sepse kishin dalë në fusha apo male për të kullotur bagëtinë. Në një shtëpi takuam Mirën, e cila priste fëmijët të vijnë nga shkolla. Shtëpitë në këtë rajon janë shumë të rralla, larg njëra-tjetrës. Familja ka ca tokë dhe disa kafshë. Burri kujdeset për bagëtinë, ndërsa ajo tërë ditën kujdeset për fëmijët dhe prindërit e burrit. Mira është 37-vjeç, por në fytyrë i shihen gjurmët e vuajtjeve. Ajo thotë se është martuar me sugjerim të një shqiptareje tjetër, që ishte martuar në Serbi më parë.

“Ajo erdhi me burrin e saj në Shkodër tek familja ime. Familja ime më pyeti  – a do të martohesh? Pasi që të gjithë ishin darkod, dikur pranova edhe unë”, shpjegon Mira. Ajo thotë se jeta e saj me tre fëmijë është shumë e vështirë. Burimi i vetëm i ekzistencës janë disa lopë dhe bagëti të tjera.

Ajo vjen nga një familje e madhe me tri motra dhe një vëlla. Përmallohet shpesh për familjarët në Shqipëri, sepse atje shkon shumë rrallë. Motra e vogël ende nuk është martuar, por Mira pohon se nuk do t’i sugjeronte që të martohet në Serbi, sepse edhe në Shqipëri ka djem të mirë.

DW

ma.me

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Skela te Plazhi i Vjetër, reshjet përmbytin rrugët e Vlorës

Nga Skela te Plazhi i Vjetër, reshjet përmbytin rrugët e Vlorës

November 27, 2026
Zhdukja e Jan Prengës, SPAK rikthen në dosje provat e SKY ECC, komunikime të reja kundër Dritan Rexhepit

Zhdukja e Jan Prengës, SPAK rikthen në dosje provat e SKY ECC, komunikime të reja kundër Dritan Rexhepit

November 27, 2026
Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030

November 27, 2026
Tahiri rikthehet me një video: Grupi kriminal më kishte emëruar Kryeministër, e mora vesh nga përgjimet

Tahiri rikthehet me një video: Grupi kriminal më kishte emëruar Kryeministër, e mora vesh nga përgjimet

November 27, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Nëntor 2026

November 27, 2026
Piroli dhe Kristian Ymeri dyshohet se kanë kryer 5 vrasje me pagesë, në Lezhë planifikuan eleminimin e Erjon Tucit

Piroli dhe Kristian Ymeri dyshohet se kanë kryer 5 vrasje me pagesë, në Lezhë planifikuan eleminimin e Erjon Tucit

November 27, 2026
Prokuroria belge kërkon 10 vite burg për Alush Takën/ Kush është shqiptari që drejtonte “DHL-në e drogës”

Prokuroria belge kërkon 10 vite burg për Alush Takën/ Kush është shqiptari që drejtonte “DHL-në e drogës”

November 27, 2026
Rama për median spanjolle: BE projekt i jashtëzakonshëm dhe alternativa e vetme

“Nuk kërkojmë dhurata, por…”! Mbyllet samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama zbardh katër çështjet kryesore të diskutimeve

November 27, 2026
Vodhi në familjen mbretërore, Daily Mail: Shqiptari hyri me gomone dhe avion në Britani 3 herë në 4 vite

Vodhi në familjen mbretërore, Daily Mail: Shqiptari hyri me gomone dhe avion në Britani 3 herë në 4 vite

November 27, 2026
Begaj takon Presidenten e Kosovës: Shqipëria mbështet integrimin evropian dhe euroatlantik të Kosovës

Begaj takon Presidenten e Kosovës: Shqipëria mbështet integrimin evropian dhe euroatlantik të Kosovës

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In