• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reportazhi/ Në ‘kryeqytetin’ maqedonas të lajmeve ‘fake’ që ndihmuan Trump

by A R
30/06/2017 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Manipuluesit nga qyteti i vogël maqedonas Veles – të cilët fituan para të thata dhe famë për promovimin e lajmeve të rreme për Donald Trump – kanë frikë se biznesi i tyre fitimprurës ka rrokur fundin.

Vetëm 35 kilometra në jug-lindje të kryeqytetit maqedonas, i përfshirë nga temperatura rreth 40 gradë celsius, ndodhet qyteti disi i fjetur i Velës.

Shtëpitë tradicionale piktoreske dhe kishat e vjetra ortodokse të shtrira mbi të dyja kodrat me pamje nga lumi Vardar ngrenë pyetjen se pse është kaq pak i frekuentuar nga turistët.

Por në vend të kësaj, Velesi vitin e kaluar u njoh ndërkombëtarisht për një arsye tjetër: për sipërmarrjet fitimprurëse online të disa prej të rinjve të qytetit, të cilët i përdorën zgjedhjet presidenciale amerikane për të fituar para duke promovuar lajme të rreme pro Donald Trump.

“Puna është e thjeshtë. Përdorni llogari në Facebook, sa më shumë që të mundeni, për të përhapur lajme te përdoruesit e tjerë të Facebook. Pastaj fitoni para nga trafiku i gjeneruar për reklamat që keni në faqet e internetit që keni promovuar,” tha Stefani, një 22-vjeçar vendas.

Ai tha se nuk ishte mbështetës i Trump, as që e shihte veten si një mashtrues apo “djalë të keq”. Ai po e bënte thjesht për paratë, tha ai.

“Kjo gjë u përhap shumë shpejt dhe zbuluam se të tjerët po bënin goxha para prej kësaj,” tha ai.

“Përdorëm çdo gjë që mund të gjenim lidhur me Trump për të peshkuar lexues. Është si një fjalë magjike që përfshin këdo.”

Gjatë fushatës presidenciale dhe menjëherë pasi përfundoi në fitore të Trump, Stefan thotë se ai dhe disa miq të tij bënin deri në 1000 euro në muaj.

Ishte një pasuri e vogël në një qytet ku banorët, nëse janë me fat të kenë një punë, rrallë fitojnë mbi 300 euro në muaj.

Pa dashur të zbulojë identitetin e tij të plotë, jo më të pozojë për foto, Stefan tha se zelli i ruajtjes së dy profileve të tij fals në Facebook për të çuar trafik në faqen e tij, ishte prej një viti e ca i vetmi burim jetese për të.

Gjatë periudhës së pikut, tha ai, faqet e tij morën rreth 500.000 pëlqime.

Kur deri në maj kur Facebook ia mbylli profilet për shkelje të përsëritura të kushteve të përdorimit.

“E dija se këtë herë do të ndodhte, ndaj isha disi i përgatitur. E përdorëm këtë zonë gri dhe e dija se nuk do të zgjaste,” tha Stefan, duke pranuar se ai e dinte se shumica e përmbajtjes që ai përdori për të tërhequr lexuesit ishte e rreme apo e marra nga faqe të tjera online.

Më 22 qershor, BuzzFeed Neës raportoi se gjatë dy muajve të fundit, Facebook kishte fshirë mbi 30 faqe të tilla të ngjashme të drejtuara nga Maqedonia – lajm që futi në panik botuesit në Veles.

Një zëdhënës i Facebook u citua nga Buzzfeed Neës të thoshte: “Këto qëndrime janë pjesë e përpjekjes sonë globale për të gjetur dhe ndaluar aktivitetin e rremë në platformën tonë dhe nuk janë të izoluara në Maqedoni.”

Të rinjtë në Veles spekulojnë se disa qindra prej tyre që fitojnë para në këtë mënyrë mund të preken nga përpjekjet e Facebook për t’iu kundërvënë përmbajtjes false.

Megjithatë, disa thonë se nuk heqin dorë.

“Mund të ketë shkelur disa rregulla në të shkuarën, siç kemi bërë të gjithë, por po përpiqemi të punojmë sipas rregullave tani”, tha një botues tjetër, i cili nuk dha emrin nga frika se mund të pësonte pasoja nga Facebook.

“Tani kam një faqe për sportet me motora. Tani shoh me shumë kujdes që ato që postoj të mos jenë të mbrojtura,” shtoi ai.

Ai tha se kishte ripublikuar lajmet e rreme të Trump në të kaluarën, derisa Facebooku iu kundërvu.

Ai pranoi se kalimi te motorat dhe makina është shumë më pak fitimprurës, “por të paktën tani di se çfarë po bëj dhe makinat janë gjithsesi pasioni im”.

“Disa vazhdojnë të drejtojnë faqë të lidhura me Trump, nuk e di se sa, por shumë, edhe pse kam frikë se kjo gjë ka mbaruar dhe do të vdesë ngadalë… Megjithatë, ishin para të lehta”, tha ai për BIRN.

Siç raportuan mediat ndërkombëtare, shumë portale politike në Maqedoni kopjuan artikuj lajmesh drejtpërdrejt nga faqet amerikane të njohura për lajme të rreme.

Disa kanë pretenduar se Kremlini mbështeti praktikat false që vinin nga Maqedonia për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Por Stefan vetëm sa qesh me idenë. “Po, pra! Flasim çdo ditë me Putin. E kam në telefon, e sheh… E ndajmë fitimin përgjysmë,” bëri shaka ai.

Ndërkohë, përpjekjet fitimprurëse të brezit të ri në Veles duket se i kalojnë prindërit e tyre.

Pak nga këta banorë në moshë të mesme, të goditur rëndë nga tranzicioni politik në pluralizëm gjatë viteve 1990, mund të shpjegojnë se përse bëhet fjalë apo pse qyteti i tyre ka marrë famë ndërkombëtare.

Ndërmjetësi i fshehtë i BIRN tregon një anekdotë që flet vetë.

“Kur fqinjët e mi më pyetën se çfarë bëj si profesion, u thashë që merrem me kompjuterë”. Një javë më vonë, gruaja e fqinjit vjen dhe më pyet nëse mund t’i rekomandoj një kompjuter të mirë për vajzën që sapo ishte regjistruar në fakultet. ‘Jo’, i thashë, ‘unë ulem përpara një kompjuteri, nuk i shes ato’.”/BIRN/

Next Post
E la e dashura, ushtari nga Korça tenton vetëvrasjen

Elbasan, 33-vjeçarja i jep fund jetës me lëndë helmuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq, rëndohet situata nga reshjet në Kukës, bllokohen 10 fshatra

Moti i keq, rëndohet situata nga reshjet në Kukës, bllokohen 10 fshatra

January 6, 2026
Bien në duart e SPAK tre telefonat e “Ben Qimes”/ U gjetën nga kontrollet në banesë pas kanosjes së gjyqtarit

Bien në duart e SPAK tre telefonat e “Ben Qimes”/ U gjetën nga kontrollet në banesë pas kanosjes së gjyqtarit

January 6, 2026
“Nga problematikat e politikës penale te drafti për Kodin Penal”/ Rama takon ministrin e Drejtësisë në Francë

“Nga problematikat e politikës penale te drafti për Kodin Penal”/ Rama takon ministrin e Drejtësisë në Francë

January 6, 2026
Moti i keq, mblidhet Komiteti i Emergjencave Civile/ Vengu paralajmëron: Reshjet intensive do të vijojnë! Masa për…

Moti i keq, mblidhet Komiteti i Emergjencave Civile/ Vengu paralajmëron: Reshjet intensive do të vijojnë! Masa për…

January 6, 2026
Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

Plas keq në spital/ Mjekut s’i mbajnë nervat, dhunon kryeinfermieren dhe përfundon në pranga (EMRI)

January 6, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Dekretohet ligji për rivlerësimin pasurive të paluajtshme/ Tatimi për shitjen ulet në 5 për qind

January 6, 2026
Moti i keq, Belinda Balluku raporton për gjendjen: Strukturat e MIE në terren pa ndërprerje, situata nën monitorim të vazhdueshëm

Moti i keq, Belinda Balluku raporton për gjendjen: Strukturat e MIE në terren pa ndërprerje, situata nën monitorim të vazhdueshëm

January 6, 2026
Hapja e Qeverisë amerikane, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: I rikthehemi bashkëpunimit normalisht

Sulmi i SHBA në Venezuelë, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Do të sigurohemi që…

January 6, 2026
VIDEO/ Durrësi ‘paralizohet’ nga uji, momente nga evakuimi i banorëve pas përmbytjes së banesave të tyre

VIDEO/ Durrësi ‘paralizohet’ nga uji, momente nga evakuimi i banorëve pas përmbytjes së banesave të tyre

January 6, 2026
Reshje intensive shiu dhe bore, rrezik për daljen e lumenjve nga shtrati! Rrëshqitje dherash e… Si do jetë situata sot e nesër, qarqet më të rrezikuara 

Reshje intensive shiu dhe bore, rrezik për daljen e lumenjve nga shtrati! Rrëshqitje dherash e… Si do jetë situata sot e nesër, qarqet më të rrezikuara 

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In