• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reportazhi/ Kartolinat që u siguruan ngrohje personave me aftësi ndryshe në Berat

by A R
25/12/2017 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke prodhuar dhe shitur kartolina për festat, Qendra e Zhvillimit Rezidencial në Berat ka arritur të sigurojë para për një kondicioner që do t’i mbajë ngrohtë banorët e saj, të cilëve puna krijuese i ndihmon të zhvillojnë fantazinë dhe aftësitë motorike.

Nga: Erjola Azizolli

Një qendër strehimi dhe edukimi për personat me aftësi ndryshe, ka vendosur t’i zgjidhë vetë problemet e vogla financiare, për të cilat shpesh burokracia merr shumë kohë.

Qendrës së Zhvillimit Rezidencial në Berat, që strehon 27 persona me aftësi ndryshe,  i duhej këtë vit një kondicioner për dhomat në katin e parë dhe ata vendosën t’i sigurojnë fondet duke shitur për të dytin vit rradhasi kartolina të punuara me dorë.

“Për vetë specifikën e saj qendra ngrohjen e ka mjaft të rëndësishme dhe pasi kemi zgjidhur institucionalisht ngrohjen diellore për dushet, këto ditë të ftohta ka nevojë për një ngrohje edhe më të mirë për disa dhoma të katit të parë, pasi ngrohësit aktual nuk sigurojnë ngrohësi të mjaftueshme”, shpejon drejtoresha Alda Skëndaj Shulla.

Qendra arriti të prodhonte dhe shiste 1 mijë kartolina, qëllimi i parë i të cilave është të ndihmojë të strehurit aty- të rinj autikë, me sindromën ‘down’ dhe probleme të tjera, të zhvillojnë aftësitë motorike dhe fantazinë, ndërsa njëkohësisht i mundësoi qendrës finacim të mjaftueshëm për të blerë kondicionerin.

Aurora, një prej personave që strehohet në qendër dhe vuan nga epilepsia, është gjithmonë gazmore ndërsa pret dhe vizaton kartolinat e saj.  Ajo ka kaluar 16 vite në qendër ku ndjehet si në shtëpi dhe bashkë me banorët e tjerë merr gëzim të veçantë kur dhuron kartolinat që i krijojnë vetë.

“Sapo kemi përfunduar për këtë vit së krijuari kartolina dhe kemi krijuar një mijë copë dhe të gjithë djemtë dhe vajzat që punuan për krijimin e tyre ndihen shumë, shumë të gëzuar”, tha Silva Dyli, një prej edukatoreve të qendrës.

“Orët krijuese, duke përdorur materiale të ndryshme janë pjesë e punës tonë të përditshme për të ndihmuar personat rezidentë që të zhvillojnë fantazinë dhe gjymtyrët”, shtoi Dyli.

Pikërisht gjatë këtyre orëve të mësimit, 27 personat rezidentë të qendrës nisën tre vite më parë të krijonin kartolina, fillimish për t’i dhuruar dhe më pas duke parë që pëlqeheshin edhe për t’i shitur.

“Përgatitja e kartolinave nisi si punë që edukatoret specialiste bëjnë me secilin person të qendrës për zhvillimin e tyre individual”, kujton Alda Skëndaj Shulla.

Fillimisht  kartolinat krijoheshin me materiale gjysëm të gatshme dhe zbukuroheshin me ngjyra, lule, gurë dhe aksesorë të tjerë, ndërsa më pas qendra i prezantoi në panaire të ndryshme dhe i dhuroi për festat e Krishtlindjeve dhe Vitin e Ri 2015.

Duke parë se kartolinat e dhuruara po pëlqeheshin mjaft, Shulla vendosi që vetë krijuesit e qendrës t’i shisnin gjatë aktiviteteve që organizohen me rastin e festave.

“Vitin e kaluar, që ishte dhe viti i dytë i krijimit të kartolinave, duke parë se po rritej dëshira e më të talentuarve në qendër mendova që duke i prezantuar në panaire këto kartolina përse mos t’i shisnim dhe të kishim të ardhura”, tha Shulla.

Qendra “Unë jam si ju” ka një kapacitet prej 30 personash dhe aktualisht strehon 15 meshkuj dhe 12 femra, nga 15 deri në 40 vjeç, të cilët kanë probleme më autizmin, sindromën ‘down’ dhe probleme të tjera të zhvillimit. Kjo e bën qendrën të ketë gjithmonë nevoja për ndihmë.

“Vitin e kaluar u prish një nga lavatriçet e qendrës dhe të prishet lavatriçja në ditët e dimrit në një qendër ku nevoja e saj është shumë e madhe ky është një problem që kërkon zgjidhje shumë të shpejtë dhe me të ardhurat e shitjes së kartolinave ne e blemë lavatriçen pa pritur nisjen e procedurave me ministrinë përkatëse,” tregon drejtoresha.

Por, më tepër se nevojat monetare krijimi dhe shitja e kartolinave ka sjellë ditë të gëzueshme për banorët gjatë festave.

“Sapo blemë materialet për krijimin e kartolinave në qendër u shtuan ditët e gëzueshme. Orët e kreativitetit bëhen me dëshirë shumë të madhe, kryesisht nga personat që kanë aftësi në vizatim, prerje me gërshër [dhe] ngjitje”, tha drejtoresha Shulla.

Qendra është gati ta bëjë traditë këtë punë. Punonjësit aty thonë se prej ditësh të gjithë sapo zgjohen në mëngjes pyesin nëse do të bëjnë sërish kartolina, apo nëse do të dalin për t’i shitur në qendrën e qytetit.

Kartolinat e krijuara nga duart e personave me nevoja të veçanta ishin këtë vit pjesë e Panairit të Agrobiznesit dhe Artizanatit në Berat. Një pjesë e stafit dhe personave rezidentë të qendrës qëndruan disa ditë në këtë panair dhe shitën kartolina me një çmim prej 100 lekë për copë.

Përveç shitjes gjatë ditëve të panairit, kartolinat u blenë edhe nga institucionet vendore, si Bashkia Berat apo Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, ndërsa vetë të strehuarit në qendër e kanë bërë traditë t’ia dhurojnë ato vizitorëve, që shpesh në ditët e festave vijnë bashkë me dhurata.(Birn)

Next Post
Historia prekëse/ Armëpushimi mes gjermanëve e britanikëve për Krishtlindje, miq për pak çaste

Historia prekëse/ Armëpushimi mes gjermanëve e britanikëve për Krishtlindje, miq për pak çaste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Profesorë apo aktivistë politikë?

October 19, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Plasin 3-shat” këtë javë! Meri Shehu zbulon shenjat më të favorizuara të horoskopit

October 19, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

“Largoni fëmijët nga dhuna ekstreme!”, Karamuço: Turp ta nisin jetën me një vepër penale

October 19, 2026
“Brez TikTok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë” / Rama për protestuesit e dhunshëm: Qenie të verbra e pa shkollë!

Bilanci i 8 ditë proteste: 310 të lënduar, mes tyre 191 punonjës policie dhe 88 protestues

October 19, 2026
Papa Leo i kërkon Zelenskyyt të bashkëpunojë me Rusinë për ndihmën për Oleshky

Papa Leo i kërkon Zelenskyyt të bashkëpunojë me Rusinë për ndihmën për Oleshky

October 19, 2026
Dy fjalë për Adi Krastën

Makthi i Albin Kurtit nga tabela në Morinë

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com