• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Reportazhi/ Kakavija, ‘shtegu’ e refugjatëve

by A R
13/06/2018 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muajt e parë të 2018-s kanë shënuar një shifër rekord të klandestinëve nga vendet e Lindjes që hyjnë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri. Në Gjirokastër, vetëm për gjashtë muajt e parë të viti 2018, janë kapur nga Policia Kufitare e Kakavijës në territorin shqiptar, rreth 1300 shtetas të huaj të hyrë në mënyrë të paligjshme.

Pothuajse 80% e tyre kanë kërkuar azil, duke u strehuar në Qendrën Kombëtare Pritëse për azilkërkuesit në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër janë rikthyer në Greqi. Shifra e kërkesës për azil duket se ka ardhur në rritje gjatë muajve Prill dhe Maj me mbi 200 persona azilkërkues. Një numër i vogël i shtetasve të paligjshëm janë gra e fëmijë, ndërsa mosha mesatare e tyre varion nga 18 – 40 vjeç.

Shifra rekord e imigrantëve të paligjshëm është shënuar në datat 3 dhe 4 mars 2018 kur nga uniformat blu janë ndaluar 49 shtetas të huaj, 31 prej të cilëve janë dërguar në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit në Babrru, ndërsa pjesa tjetër e tyre u procedua me urdhër ekzekutimi vullnetar.

Ajo që bie në sy është gjeografia e gjerë e shtetasve të paligjshëm që hyjnë në kufirin shqiptar, duke përfshirë jo vetëm vende si Siria, por edhe Libia, Maroku, Algjeria, Afganistani, Iraku, Tunizia apo Pakistani.

Sipas njoftimeve të policisë, Kakavija duket se është pika kryesore e kalimit të imigrantëve nga vendet e treta, që vijnë nga Janina me autobus apo edhe me këmbë duke ecur për ditë të tëra. Ata përshkojnë Luginën e Drinos duke ecur kryesisht përgjatë shtratit të lumit, nëpër fshatrat e Dropullit apo edhe më tej.

Imigrantët e paligjshëm ndjekin të njëjtën praktikë si ajo e fillimit të ardhjes masive të tyre. Ata vijnë nga vendet e origjinës në Turqi, ku u duhet të paguajnë nga 350 – 600 euro secili për të kaluar në Greqi. Akomodimi i tyre disaditor bëhet në Athinë, ndërsa më pas përshkojnë itinerarin Athinë – Janinë – Kakavijë – Gjirokastër në drejtim të Shkodrës, me synim Malin e Zi dhe më pas kalimin në vendet e BE. Ky aks njihet nga këta imigrantë si rrugë kalimi e sigurt.
refugjatet54
Së fundmi, Mali i Zi deklaroi mundësinë e ndërtimit të një muri me tela në kufirin me Shqipërinë, me qëllim parandalimin e kalimit të emigrantëve ilegalë.

Me gjithë masat e marra nga policia kufitare, imigrantët dhe refugjatët arrijnë të depërtojnë të ndihmuar edhe nga trafikantët. Përgjatë muajve të parë të 2018-ës Policia e Gjirokastrës ka goditur 8 raste të trafikimit të klandestinëve, me 15 autorë, nga të cilët 8 janë arrestuar, 4 të ndaluar, ndërsa 3 ndiqen në gjendje të lirë.

Ajo që duket më shqetësuese është intensifikimi i këtij fenomeni që vë në dukje një shtim të ndjeshëm të klandestinëve nga vendet e Lindjes, të cilët tentojnë të kalojnë nëpërmjet Shqipërisë në vendet e BE-së. Raportimet zyrtare flasin për ndalime të përditshme, me shifra përherë në rritje të tyre, ndërsa e vetmja masë parandaluese janë veprimet burokratike me regjistrime të dhënash të imigrantëve të paligjshëm dhe rikthimi i tyre në Greqi apo në vendet e origjinës.

Një pjesë e mirë e këtyre shtetasve kanë tentuar për më shumë se një herë të depërtojnë nëpërmjet territorit shqiptar, pikërisht për shkak të mosndëshkueshmërisë ligjore të tyre.

Në Gjirokastër ka tre qendra pritjeje për klandestinët. Qendra e Gërhotit është më e madhja prej tyre, me kapacitet 64 shtretër, qendra komunitare e bashkisë ka 15 shtretër, ndërsa qendra në Gos ka rreth 15 – 20 shtretër. Të gjitha janë qendra pritëse të përkohshme ku klandestinët strehohen deri në përfundim të kryerjes së procedurave ligjore./Balkanweb

Next Post
Vrasja makabre e shqiptares, tezja i kërkon llogari djalit që e çoi në Itali, ja biseda

Vrasja makabre e shqiptares, tezja i kërkon llogari djalit që e çoi në Itali, ja biseda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Cakrani/ Policia: Është identifikuar automjeti që u larguan dy personat që ishin pjesë e sherrit

Dhuna ndaj avokatit Cakrani/ Policia: Është identifikuar automjeti që u larguan dy personat që ishin pjesë e sherrit

February 8, 2026
Emigranti nga Kosova keqtrajtohet në Serbi, i merren mbi 2 mijë euro për shkak të fotove me UÇK

Emigranti nga Kosova keqtrajtohet në Serbi, i merren mbi 2 mijë euro për shkak të fotove me UÇK

February 8, 2026
Kriteret për të përfituar nga amnistia penale, përjashtohen subjektet e SPAK dhe personat që kanë kryer krime të rënda

Kriteret për të përfituar nga amnistia penale, përjashtohen subjektet e SPAK dhe personat që kanë kryer krime të rënda

February 8, 2026
11.6 milionë pasagjerë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon tjetër rekord gjatë 2025

11.6 milionë pasagjerë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon tjetër rekord gjatë 2025

February 8, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

February 8, 2026
“Kosova duhet të jetë në NATO”, mesazhi i kongresmenit Self në tryezën me deputetët shqiptarë

“Kosova duhet të jetë në NATO”, mesazhi i kongresmenit Self në tryezën me deputetët shqiptarë

February 8, 2026
Festa e pranverës, një dritare për botën e jashtme

Festa e pranverës, një dritare për botën e jashtme

February 8, 2026
Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

Marrëveshja SHBA-Rusi, Zelenksy frikësohet nga paketa 12 trilon dollarësh

February 8, 2026
Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In