• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reportazhi i zhdukur për vilën e Metës dhe Kryemadhit, si provë për SPAK

by
05/07/2021 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Kjo skenë krimi është një nga fytyrat e korrupsionit dhe pastrimit të parave të pista nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Është gjithashtu një nga kulmet më të turpshme të degardimit të gazetarisë në Shqipëri. Gazetarja, nëse mund ta quajmë të tillë, nuk e pyet Monën se me çfarë parash e ndërtoi vilën, por e pyet se cila nga 11 tualetet është e maces! Ilir Meta, i cili ka hyrë në politikë me një Golf2 dhe çerek apartamenti parafabrikat, e zhduku me shpejtësi reportazhin.

Po cila është e vërteta e vilës? Historia duket si përrallë. Fillimisht, në vitin 2007, Monika Kryemadhi ka blerë 500 m2 tokë me 5 milionë lekë. Paratë i ka nxjerrë nga një tjetër histori pastrimi parash. 700 m2 tokë ia ka falë vëllai. Ja ku u bënë 1200 m2 tokë. Në vitin 2008 lidh një kontratë me Gentian Sulën për ndërtimin e një pallati. Mona nuk do ta fusë dorën në xhep, por do të përfitojë 35% të sipërfaqes së pallatit që do ndërtojë Sula me shpenzimet e tij. Dhe ashtu u bë.

Në vitin 2010, Monika shkëmben 300 m2 sipërfaqe ndërtimore të pallatit me vilën në Gjirin e Lalëzit. Ndërkohë që vijon të shesë apartamente në pallat me vlerë mbi 1 milionë euro. Ju e dini se një vilë në Gjirin e Lalzit, sipas tregut imobilar, ka një vlerë rreth 5 milionë euro. Palmat, mobiljet luksoze, deri tek vaskat e floririt, e bëjnë vilën e Metës dhe Monikës të tejkalojë disa herë vlerën e pallatit.

Kjo është vetëm një degë e pasurimit magjepës. Në vitin 2003, Meta blen një vilë në Golem për 60 mijë USD. Paratë gjoja i merr kredi. Në 2006 e shet për 300 mijë euro. Dy janë rrugët: Ose nuk ka deklaruar vlerën reale në 2003 ose i ka rritur fiktivisht vlerën në 2006. Nuk ka asnjë mundësi që vlera e një pasurie të rritet me 500 % gjatë tre viteve! Nga shuma prej 300 mijë euro, me 50 mijë euro shlyen gjoja kredinë 60 mijë USD dhe me 5 milionë lekë ble blen tokën në Laprakë ku bëri pallatin. Me diferencën 200 mijë euro që i mbetet, i shton edhe një gjoja kredi 200 mijë euro dhe blen apartament 400 mijë euro. Kredinë 200 mijë euro e shlyen me shitjen e dy apartamenteve tek pallati.

Kështu, si në përralla, pa futur dorën në xhep, Meta dhe Monika u bënë të pasur! Deri ditën kur SPAK të flasë për këtë mozaik korrupsioni, pastrimi parash, falsifikimi dhe mashtrim banal me pasurinë, në Shqipëri nuk ka shtet ligjor, nuk ka barazi para ligjit, nuk ka fund të pandëshkueshmërisë, nuk ka drejtësi dhe integrim në BE

Next Post
Mancini me ide të qarta, gati formacioni i Italisë për sfidën ndaj Spanjës

Mancini me ide të qarta, gati formacioni i Italisë për sfidën ndaj Spanjës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të mund ta blejnë Groenlandën? S’është çudi. Tradita amerikane në blerjen e territoreve

Groenlanda mes SHBA-së, Evropës dhe Rusisë

January 17, 2026
Nathalie Clayer\ Si u ngrit shteti i brishtë shqiptar në shekullin XX!?

Nathalie Clayer\ Si u ngrit shteti i brishtë shqiptar në shekullin XX!?

January 17, 2026
Nga Presidenti Trump tek ish-kryeministri Tony Blair e Sekretari Rubio/ Kush janë emrat e Bordit të Paqes për Gazën

Nga Presidenti Trump tek ish-kryeministri Tony Blair e Sekretari Rubio/ Kush janë emrat e Bordit të Paqes për Gazën

January 17, 2026
Drejtorët e burgjeve zgjidhen pa garë dhe kritere specifike/ Emërimi i tyre, njëlloj si nëpunësit e administratës publike

Drejtorët e burgjeve zgjidhen pa garë dhe kritere specifike/ Emërimi i tyre, njëlloj si nëpunësit e administratës publike

January 17, 2026
‘Foltorja’ në Laprakë, Berisha: Në këto 13 vite të qeverisë Rama, djersa dhe mundi i shqiptarëve është vjedhur

‘Foltorja’ në Laprakë, Berisha: Në këto 13 vite të qeverisë Rama, djersa dhe mundi i shqiptarëve është vjedhur

January 17, 2026
Dëmtim i frikshëm në Premier League, mbrojtësi i Tottenham lë fushën me maskë oksigjeni

Dëmtim i frikshëm në Premier League, mbrojtësi i Tottenham lë fushën me maskë oksigjeni

January 17, 2026
Berisha “tradhtohet” nga një tjetër aleat, Jenisheri i bashkohet protestës së Lapajt

Berisha “tradhtohet” nga një tjetër aleat, Jenisheri i bashkohet protestës së Lapajt

January 17, 2026
Albini mund të ndjehet i dorëzuar, por Kosova duhet të ndjehet e fituar

Përse opozitarët duhet të urojnë Edi Ramën për ftesën e Trumpit?

January 17, 2026
“U tremba mos më sulmonte dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba mos më sulmonte dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

January 17, 2026
Censusi i shpendëve të ujit/ Specialistët nisin numërimin në Vlorë dhe Prespë, shihen specie të rralla

Censusi i shpendëve të ujit/ Specialistët nisin numërimin në Vlorë dhe Prespë, shihen specie të rralla

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In