Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar pas reportazhit të Rai 3, që fliste për 12 fishim të kultivimit të kanabisit në Shqipëri. Në një reagim, Lleshaj shkruan se kjo nuk është hera e parë që një media bie pre e dizinformimit.
Më tej shton se falë partneriteti me Italinë, Shqipëria është çliruar nga fenomeni i kultivimit masiv të kanabisit dhe shënon çdo vit rezultate asfiksuese për krimin në këtë fushë.
“Nuk është hera e parë, që një media në Itali bie pre e dizinformimit dhe papërgjegjshmërisë së ndonjë individi në përcjelljen e lajmeve mbi luftën kundër kultivimit të kanabisit në Shqipëri. Kjo gazetari sensacionale pa skrupuj fyen partneritetin e shkëlqyer me kolegët italianë!
Falë këtij partneriteti Shqipëria është çliruar nga fenomeni i kultivimit masiv të kanabisit dhe shënon çdo vit rezultate asfiksuese për krimin në këtë fushë. Fatmirësisht këto rezultate janë të certifikuara nga autoriteti i padiskutueshëm i Guardia di Finanza-s. Beteja vijon 🇦🇱🤝🇮🇹”, shkruan Sandër Lleshaj.
g.kosovari