• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reportazhi i “RAI 3”, zbulohen përgjigjet e papublikuara të Engjëll Agaçit

by A R
24/04/2024 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A2 CNN ka siguruar përgjigjet e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi për Rai 3, por që nuk u publikuan asnjëherë, shkak ky që u kthye në një mollë sherri ndërmjet qeverisë shqiptare dhe medias italiane.

Gazetarët e kanë pyetur Agaçin mbi rolin e tij si avokat në disa çështje në Itali dhe ndërmjetësimi që ka bërë në ratifikimin e protokollit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve për ngritjen e një qendre pritëse për emigrantët, ku për të dyja këto çështja, ai nuk i ka mohuar duke i lidhur me profesionin e avokatit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave.

“Në aktivitetin tim të gjatë profesional si avokat në Itali kam asistuar shumë shtetas italianë, padyshim edhe shqiptarët dhe komunitetet e tjera të huaja në Itali. Në disa nga çështjet, kam ndihmuar, tashmë, ish-klientët e mi të përfshirë në krimet e parashikuara nga Dekreti Presidencial 309/90, Ligji për Narkotikët. Është pjesë e detyrave të mia aktuale të shqyrtoj të gjitha dokumentet që i paraqiten Këshillit të Ministrave. Pra, ndonëse nuk isha pjesë e grupit të negociatorëve për hartimin e Protokollit mes Italisë dhe Shqipërinë, sigurisht që dhashë kontributin tim modest”, ka theksuar Agaçi për Rai 3.

Kjo qasje e medias italiane për të mos publikuar përgjigjet e Agaçit, solli një tjetër reagim të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale, duke zgjedhur që t’i flasë atyre në italisht.

Në reagimin e tij kreu i qeverisë shqiptare përgënjeshtron fjalët e reportazhit ku shprehet se Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave kishte refuzuar t’i përgjigjej pyetjeve.

“Ai thotë se sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave “ka vërtetuar me fakte atë që kemi thënë”! Fatkeqësisht, në episodin që ai mbron më kot, jo vetëm që nuk kishte asnjë falë për replikën e dhënë, por për audiencën të Report iu tha se sekretari Agaçi nuk pranoi të përgjigjej. Sikur të mos mjaftonte kjo gënjeshtër e madhe, gazetari doli të nesërmen në një televizion shqiptar për të ripërsëritur habinë e tij për faktin se pyetjeve të tij nuk kishin marrë kurrë përgjigje, ndërsa siç tregojnë faktet ai kishte marrë të gjitha përgjigjet, brenda kohës së kërkuar prej tij”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Që pas publikimit të reportazhit në “Rai 3”, qeveria shqiptare ka pasur disa reagime ndaj mediave italiane, duke njoftuar edhe nisjen e një procesi ligjor për autorët e materialit.

Përgjigjet e Engjëll Agaçit që nuk u publikuan nga “Rai 3”

– Është e vërtetë që ju keni luajtur rolin e ndërmjetësit në negociatat për shitjen e një sipërfaqe toke prej 30 mijë hektarësh të Artur Shehut te fondacioni Eftimiadi, që u zhvillua më 28 shkurt 2015?

Më datë 31.03.2012, si Avokat mora zyrtarisht detyrën nga Gjykata e Triestes, në emër të Kujdestarit të atëhershëm, për të trajtuar dokumentacionin dhe aktet e Trashëgimisë, të të ndjerit z.Salvatore Eftimiadi. E ndërpreva këtë aktivitet pas marrjes së funksionit institucional të përmendur më sipër (sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave) dhe më pas ia kam komunikuar Kujdestarit në fjalë fillimisht verbalisht dhe më pas zyrtarisht edhe nga studio ligjore ku bëja pjesë.

– Është e vërtetë se gjatë ushtrimit të profesionit tuaj si avokat në Itali, keni kryer funksione asistence ligjore dhe/ose konsulence në favor të shumë shtetasve shqiptarë të përfshirë në gjykatat italiane në procedimin penal për trafik droge?

Në aktivitetin tim të gjatë profesional si avokat në Itali kam asistuar shumë shtetas italianë, padyshim edhe shqiptarët dhe komunitetet e tjera të huaja në Itali. Në disa nga çështjet, kam ndihmuar, tashmë, ish-klientët e mi të përfshirë në krimet e parashikuara nga Dekreti Presidencial 309/90, Ligji për Narkotikët.

– Konkretisht a keni ofruar asistencë ligjore dhe/ose këshilla për Renardo Nallbanin, Alxi Nallbani, Dritan Nikolli dhe Artur Shehu?

Sjell në vëmendjen tuaj se legjislacioni italian dhe ai europian për mbrojtjen e të dhënave personale më pengon të zbuloj emrat e ish-klientëve të mi, përveç nëse ata japin pëlqimin e tyre. Në çdo rast është e drejta juaj për të pasur akses në dosjet e gjykatave vendore për kontrollet e nevojshme. Por, mund të përjashtoj absolutisht që emri i fundit i përmendur ka qenë ndonjëherë klient i imi.

– Ai keni pasur një rol konsulenti ose një rol tjetër në hartimin e Protokollit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e një qendre pritëse për emigrantët?

Është pjesë e detyrave të mia aktuale të shqyrtoj të gjitha dokumentet që i paraqiten Këshillit të Ministrave. Pra, ndonëse nuk isha pjesë e grupit të negociatorëve për hartimin e Protokollit mes Italisë dhe Shqipërinë, sigurisht që dhashë kontributin tim modest.

/a.r

 

Next Post
Foltorja kaos në Kuvend, Basha: Zero rezultat, u bëj thirrje t’i thërrasin mendjes, të vendosin interesin…!

Mandati i Xhaçkës sërish në Kushtetuese, Basha kundër Bardhit: Akt i papërgjegjshëm politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In