• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ai e sheh normale marrjen e territorit”, çfarë po “bluan” Trump sipas analistit

by A R
06/02/2025 08:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një sërë propozimesh e urdhrash ekzekutivë me rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Pikërisht për këtë u diskutua mbrëmjen e sotme në studion e “Opinion”. Duke u ndalur specifikisht te propozimi për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza, analisti Fitim Zekthi tha se “me gjithë mënyrën si po qeveris, Trump po shpërbën një rend politik bazik ndërkombëtar”.

“Sepse që pas Luftës së Dytë Botërore, bota i harroi dhe doli nga koncepti i marrjes së territoreve. E ka bërë Rusia para dy vitesh me Ukrainën dhe e gjitha bota u shokua. Doli nga ideja perandorake që ne zgjerohemi me tokë, ra kjo puna pas ’45-ës. Nuk merret territori tjetrit me forcë, nuk ekziston fare kjo gjë në politologjinë dhe mendimin sociolitik ndërkombëtar. E ka rikthyer Donald Trump!”, tha Zekthi.

Sipas Zekthit, Kreu i Shtëpisë së Bardhë “e konsideron normale marrjen e territorit të një vendi tjetër”. “Ka shkatërruar parashikueshmërinë”, theksoi analisti.

Nga sa më sipër, analisti gjykon se Trump ka për synim të zhdukë konfliktin në Gaza, duke larguar popullin. Metodë kjo në fakt që daton dekada më parë…

Kujtojmë se Donald Trump propozoi fillimisht që rreth 1.8 milion palestinezë të largoheshin nga toka e tyre për në vende të tjera të Lindjes, gjë që u refuzua nga udhëheqësit e Egjiptit dhe Jordanisë. Më tej, me vizitën e Benjamin Netanyahut në SHBA, përforcoi idenë e tij, duke thënë se më e mira për popullin e Palestinës do të ishte që Amerika të administronte territorin e saj.

Next Post
Shqiptarët mbajnë rekord në Europë, 31% e PBB shkon vetëm për t’u ushqyer

Shqiptarët shpenzojnë 43% të të ardhurave për ushqime! Çmimet e importit u ulën me 7%, por nuk u reflektuan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com