• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reportazhi i Kronen Zeitung/ Shqipëria, perla e harruar e Europës që të ngroh zemrën

by Java News
12/02/2018 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Europa nuk ka shumë sekrete të mbetura. Por, një prej të fundit është Shqipëria. Lideri komunist, Enver Hoxha, që vdiq në vitin 1985, kishte mbyllur vendin e vogël në jugperëndim të Gadishullit të Ballkanit nga pjesa tjetër e botës. Çdo besim fetar ishte i ndaluar.

Ndërkohë që diktatura zhvillohej, diktatori e mbuloi Shqipërinë me bunkere, mendohet të jenë rreth 700 000. Megjithatë jo gjithnjë të dukshme, reliket ndodhen kudo, në fushat e gjelbërta, në ullishte, kopshte dhe plazhe.

Tani, “kërpudhat”, sikurse e quajnë banorët trashëgiminë prej betoni të Hoxhës, përdoren si bodrume për verën, bare të modës ose hotele moderne.

Sot, vendi është i hapur, pothuajse i paprekur

Vizitorët e interesuar habiten me mikpritjen dhe sinqeritetin që të ngroh zemrën. Nënë Tereza, një prej personaliteteve më të famshme shqiptare, do ta pëlqente këtë. Dhe aty që dikur besimet botërore ishin të ndaluara, që prej përfundimit të epokës së Hoxhës, manastiret e vjetra dhe xhamitë janë rinovuar. Kullat e kishave qëndrojnë në krahë të minareve.

“Kjo është bota shqiptare”, thotë Jetmiri, i cili punon si guidë. Emri i tij do të thotë “jetë e mirë”. Një ogur.

Bota antike shfaqet në Apoloni

… Jo shumë larg qytetit të Fierit. Nën pushtimin romak, ky qytet dorik, ka qenë një qendër e madhe tregtare në brigjet ilire. Me urdhër të xhaxhait të tij, Jul Qezarit, Oktaviani erdhi këtu që të mësojë retorikën, artet marciale dhe greqisht. Ai do të njihet më pas në histori si perandori August.

Mbetjet e tempullit të Apolonisë, teatrit dhe tregut ende mund të vizitohen. Dinakëria artizanale dëshmohet në statujat me madhësi natyrale, pranë një manastiri, shumica pa kokë dhe me një vrimë në mes të shpatullave.

Arsyeja për këtë thotë Jetmiri është “sepse sundimtarët ndryshonin shpesh në atë kohë dhe urdhërat duhej të përfundonin shpejt. Kështu që skulptorët përdornin statujat e vjetra, ndërsa koka bëhej nëse ishte e nevojshme. Nëse nuk përfundonin në kohë, mund të humbisje kokën”.

Stili mesdhetar rrjedh në rajonet bregdetare

Nga qyteti port i Vlorës, pika më e ngushtë e Adriatikut, shkon në gadishullin idilik të Karaburunit. Ndërsa rruga kalon përmes maleve të dendura dhe të larta më shumë se 1 000 metra. Një zonë rekreative shumë popullore, që sundohet nga aroma e freskët e pishave dhe bredhave.

Në pikën më të lartë, në Qafën e Llogarasë, e gjelbërta i lë vendin blusë së thellë. Jetmiri tregon një vijë të bardhë në ujë, në horizont. Ku takohen deti Adriatik dhe Jon. Më pas, Parku Kombëtar i Llogarasë është pas nesh, ndërsa riviera shqiptare përpara. Saranda, vendi më në jug, është parajasa e notarëve.

Me pamje nga ishulli grek i Korfuzit, shfaqet zona arekologjike 3 000-vjeçare e Butrintit. Një zonë e Trashëgimisë Botërore, që Virgjili dikur e quante Troja e dytë.

Gjirokastra është mirë të vizitohet më këmbë

Në “qytetin e gurtë”, vështirë të gjesh një rrugë që të mos jetë e pjerrët. Ia vlen të bësh një shëtitje nëpër rrugët gjarpëruese që të çojnë në kala. Çatitë e shtëpive, të mbuluara me rrasa të nxjerra nga malet përreth, feksin një shkëlqim të argjendtë.

Vendasit konsiderohen si skocezët e Shqipërisë dhe barcaletat për kopracinë e tyre janë tepër gazmore. Po ju tregojmë njërën prej tyre. Dy udhëtarë pyesin shoferin e taksisë: Sa kushton udhëtimi? – Tre mijë lekë (22,5 Euro), u përgjigjet personi në timon.

“Në rregull, nisu! Je në rregull me dy mijë lekë,” i thonë në fund klientët. -Përse dy mijë? – pyet shoferi i hutuar. -Po ti, a nuk udhëtove me ne? – iu përgjigjën pasagjerët?

Qyteti “i një mbi një dritareve”

Përveç Gjirokastrës, edhe Berati është përfshirë në listën e thesareve arkitekturore të UNESCO-s. Qyteti i “një mbi një dritareve” është i famshëm për shtëpitë e tij të lyera në të bardhë dhe të ndërtuara njëra mbi tjetrën përgjatë dy shpate luginash. Në vend të një parrulle gjigante me emrin e parë të ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, në faqen e malit tashmë dallohet fjala angleze “Never”, që do të thotë “Kurrë më”!

Një simbol i dashurisë së mbrujtur historikisht për lirinë, që ka mbizotëruar në Shqipërinë thuajse vazhdimisht të pushtuar. Njëlloj siç adhurohet heroi kombëtar, Skënderbeu. Nga fshatrat malore të Krujës, Skënderbeu e mbrojti vendin kundër otomanëve në shekullin XV.

E bija e Enver Hoxhës është projektuesja e muzeut të restauruar, që ka formën e një kështjelle mesjetare. Ndërsa vizitojmë muzeun, marrim vesh që helmeta dhe përkrenarja origjinale e Skënderbeut në të vërtet ruhen në muzeun ”Kunsthistorisches” të Vjenës.

Tirana

Në kryeqytet ndeshim sërish në “kërpudhat” e famshme, një trashëgimi të regjimit të Hoxhës. Pikërisht në qendër të kryeqytetit e gjejmë veten para hyrjes së Bunk’Art.

Nën shoqërinë e ulërimës së sirenave, si ato gjatë një sulmi ajror, shkallët e bunkerit zbresin poshtë në një muze nëntokësor, ku janë ekspozuar instalacione arti si dëshmi e një të kaluare të errët, kur mbizotëronin metoda të pabesa spiunimi.

Tepër interesante! Jo gjithçka funksionon në mënyrë të përsosur. Lidhur me statuskuonë, Jetmiri shprehet: Shqipëria është vend në tranzicion që pret të mbërrijë në Evropë.

Next Post
Unitedi do t’i “vjedhë” Iscon interesimit të City

Unitedi do t’i “vjedhë” Iscon interesimit të City

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bek

Bek

August 24, 2026
Pas takimit me ministrat në Pogradec, Rama pret edhe të moshuarit në vilën qeveritare: Vetëm ai mund t’i zgjidhë problemet tona!

Pas takimit me ministrat në Pogradec, Rama pret edhe të moshuarit në vilën qeveritare: Vetëm ai mund t’i zgjidhë problemet tona!

August 24, 2026
VIDEO/ Ekuadori arreston ‘Caballo’, financierin dhe anëtarin e organizatës kriminale të shqiptarit Dritan Gjika! Ja roli i tij në rrjet

VIDEO/ Ekuadori arreston ‘Caballo’, financierin dhe anëtarin e organizatës kriminale të shqiptarit Dritan Gjika! Ja roli i tij në rrjet

August 24, 2026
Biznesi i pazakontë, Hummels, Muller dhe Sommer bëhen pronarë, blejnë një klub në Portugali

Biznesi i pazakontë, Hummels, Muller dhe Sommer bëhen pronarë, blejnë një klub në Portugali

August 24, 2026
“Gjithë ditën kam pritur që të vish!”- Selvie Jao mesazh prekës në ditëlindjen e pare pa Shpat Kasapin: Edhe kur jeta na sfidonte…

“Gjithë ditën kam pritur që të vish!”- Selvie Jao mesazh prekës në ditëlindjen e pare pa Shpat Kasapin: Edhe kur jeta na sfidonte…

August 24, 2026
A është mirë nga trutë Putin? Zëdhënësi i Kremlinit tregon gjendjen që po kalon presidenti rus

“Po i hedhin benzinë zjarrit”- Rusia paralajmëron Britaninë: Do të shkatërrojmë fabrikat që do të prodhojnë raketat SCALP në Ukrainë!

August 24, 2026
8 përballjet e radhës sot në Champions League/ Liverpool – Milan dhe Inter – Real Madrid sfidat kryesore

Champions League gati për start, ja kur hidhet shorti, kalendari i ndeshjeve dhe rregullorja!

August 24, 2026
Përmirësimi i transportit urban në kryeqytet, Bashkia e Tiranës tregon se çfarë përmban paketa e saj e ndihmës

KUSHTET/ Alarmi i transportit publik, kërkohet kompensimi i naftës deri në shtator ose do të reduktojnë qarkullimin! Zbulohen 6 pikat

August 24, 2026
Ndodh në Tiranë, vjedhje me Inteligjencë Artificiale! Mashtruan dhe i morën 100 mijë euro kambistit të moshuar, 2 në pranga e një në kërkim

Ndodh në Tiranë, vjedhje me Inteligjencë Artificiale! Mashtruan dhe i morën 100 mijë euro kambistit të moshuar, 2 në pranga e një në kërkim

August 24, 2026
Partia e ekstremit të djathtë AfD zbulon planet për politikat antiemigracion në Gjermani: Do t’i mbyllim kufijtë dhe do dalim nga Schengeni !

Partia e ekstremit të djathtë AfD zbulon planet për politikat antiemigracion në Gjermani: Do t’i mbyllim kufijtë dhe do dalim nga Schengeni !

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com