• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reportazh me zgjedhje tek “Sheshi i shqiptarëve”

by Myslim Pashaj
21/06/2017 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Myslim Pasha
  1. Kjo është një fushatë zgjedhore dhe disa e quajnë risi. Është pangjyrë dhe pa erë… edhe pse heronjtë si në legjendë janë në brendësi, të padukshëm !

“ Domethënë të paformë e të pafytyrë ! Këta shqiptarë të politikës ! “ u dëgjua atypari.

 “ Edi Rama arriti të bëj sfidë dhe fushata ka këtë veçori të paparë me herët, duke qënë i ndryshëm nga të gjithë.” thotë një tjetër.

“ Mos kujtoni se njerëzit edhe pse të vuajtur e të zhgënjyer se ç’u ka ndodhur më parë,  ata janë vënë në diskutim për votën. Vota është një armë dhe ajo duhet përdorur edhe pse kjo fushatë është pa ngjyrë dhe pa erë. Flasim sëjashtëmi sepse nga brenda ajo e ka erupsionin e saj.” seriozisht sikur të bënte filozofi, trokiti kolegu  tjeter i menduar.

Ja kështu, duke diskutuar,  të përhumbur në kaosin e  politikës se mbrapshtë që po na rrokanis kokën, kafen e pare,  sa të hyjmë në provim me studentët, e nisim me  koalicionet që do të bëhen dhe me kë? Si ! ?  Ç’grurë do korret ?

Flasim për bashkimet, nënkuptimet, përqafimet dhe sharjet, grindjet, lutjet, puthjet, strategjitë dhe taktikat që po duken dhe zhduken.

“ Këtej të lajnë e këtej të lyejnë…Aman o Zot ! “

Ja Rama tek Ora News i lodhur në kulm, fytyrvrarë i parruar dhe patimon që e kërkon…ja Basha në News 24 …ja Ja Meta i Metamarfozës gati për të armatosur popullin… tek Rudina. Mbërthyer në këtë trekëndësh të zhgënjimit duke pasur në mes Sheshin e Shqiptarëve, që është mu aty ku u ul lali Eri në mes të dritave që i mungojnë fushatës.

“ Të tre s’e duan njëritjetrin ! “

“ Kjo është e vërteta! “

 Tepsia korruptive e revanisë  po e prêt gatimin zgjedhor.

 “ Ky stan këtë bylmet do të ketë ! “ or djemë.

“ Megjithatë,  kujt do t’ia japim votën !? “

“ Ka ardhur tek s’mban më ! Duhet goditur me votë ! “

2.

Ndërkaq unë futem në bisedë me një rrëfim tronditës të dëgjuar disa orë më parë.

“ Fqinji im  ish papunë, por gjatë muajit zgjedhor ai e gjeti një punë. I vunë kushtin se këtë punë do ta mbash edhe më vonë nëse sjell dyzetë karta identiteti. Të dyzetët për ne !  A do ta hedhësh lumin! ? të shohim ! “ thanë ata.

Kolegët shqyen sytë.  Po edhe ata kanë dëgjuar të tilla ndodhi, që dalin nga fundi i kusisë së zgjedhjeve. Kësilloj,  është shndërruar bashkësia jonë.

“ Nga partia e tepsisë që s’e lëshon !  “ thotë njëri.

“ Po vijoj një ngjarje tjetër të cilën e kam përjetuar vet… “ them.

“ Ishim tek një kandidat për deputet. Unë dhe kolegu im ! Gjatë kohës që fliste për të ndriçuar figurën e kandidatit, atij gati sikur i ra pika. U rrotullua dhe s’po orjentohej dot. Shkova dhe e ndihmova të dilnim pak më anash. ‘Më pikasën’  tha ai. ‘Kush …’  e pyeta unë. ‘ Ata të partisë time…ti e di se unë jam me ata që kanë koorporatën e vendeve të punës … nesër më nxjerrin nga puna !  Më pa njëri që ka ardhur kastile këtu ! Oh ç’më gjeti ! “

Askush nuk tha gjëkafshë por u ngritëmn se kish ardhur ora e provimit.  Ky ishte produkti i reportazhit tek “sheshi i shqiptarëve”. Krimi zgjedhor sërish po ndodh. Po ndëshkim a do të ketë ! ?

Next Post
Dossier/ Aristoteli, Kanti dhe Niçe mendonin ndryshe për lumturinë

Dossier/ Aristoteli, Kanti dhe Niçe mendonin ndryshe për lumturinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

“Dora ruse dhe serbe kishin gisht”- Ish-deputeti: Antifa mbizotëroi me vandalizëm e dhunë! Kurti kishte pritshmëri për përmbysje politike në Tiranë

November 2, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

“Turizmi do sjellë më shumë të punësuar”- Ulja e TVSH-së dhe e çmimit të naftës, Çoçoli: Më shumë kursime për qytetarët dhe pensionistët!

November 2, 2026
SHBA e futi në listën e zezë, arrestohet në Serbi pronari i Alta Bankës, mik i Vuçiç!

SHBA e futi në listën e zezë, arrestohet në Serbi pronari i Alta Bankës, mik i Vuçiç!

November 2, 2026
“Zjarri u izolua plotësisht”- Flakët përpinë lokalin në katin e 11-të të pallatit në Shkodër, kryebashkiaku Beci: Mirënjohje zjarrfikësve dhe…

“Zjarri u izolua plotësisht”- Flakët përpinë lokalin në katin e 11-të të pallatit në Shkodër, kryebashkiaku Beci: Mirënjohje zjarrfikësve dhe…

November 2, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

November 2, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Merz: Europa nuk varet vetëm nga SHBA dhe Kina, kemi 450 milionë konsumatorë dhe potencial të madh ekonomik

November 2, 2026
Pretenduan se mediat sociale u shkaktuan depresion, Snap zgjidh çështjen me dy adoleshentët

Pretenduan se mediat sociale u shkaktuan depresion, Snap zgjidh çështjen me dy adoleshentët

November 2, 2026
Spanja identifikon 66 nga 69 viktimat e aksidentit vdekjeprurës të 2 trenave me shpejtësi të lartë

Spanja identifikon 66 nga 69 viktimat e aksidentit vdekjeprurës të 2 trenave me shpejtësi të lartë

November 2, 2026
Berisha dhe Kurti bojkotojnë protestën për UÇK-në, Çupi: Tregojnë fytyrën e tradhtarëve të kombit

Albini bën ‘motër’ Shqipërinë, islami politik dhe ‘konstruktori’ Berisha

November 2, 2026
Britania dhe Gjermania bashkojnë forcat për përdorimin e Al në ushtri

Britania dhe Gjermania bashkojnë forcat për përdorimin e Al në ushtri

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In