• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reportazh/ Plazhi i Spillesë, Kalaja e Bashtovës dhe një histori e lashtë rreth tyre

by Java News
29/08/2016 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lajmi i fundit mbi investimet e bëra në plazhin e Spillesë më bëri kurioz ta shikoja nga afër këtë plazh. Vërtet ishte investuar dhe ai është bërë një plazh i bukur dhe mjaft i frekuentuar.

Aty vijnë pushues disa qytete të vendit si Kavaja, Elbasani, Librazhdi por dhe nga Berati e Lushnja. Vijnë dhe të huaj që preferojnë rërën e pastër kurative, por edhe qetësinë.

Spilleja tashmë është kthyer në një plazh të vërtet, me infrastrukturë bashkëkohore dhe i hijeshuar  nga palmat në shëtitoret përgjatë plazhit.bashtov6-800x600-690x450

Duke qenë një pushues në plazhin e Spillesë, nuk je thjeshtë një vizitor i detit dhe rërës, por kjo zonë ka dhe një histori të lashtë që dokumentohet me veprat e kultit, por dhe me kalanë tepër të veçantë të Bashtovës. Është fare pranë këtij plazhi rreth 4 km. dhe është tepër e vizitueshme nga kuriozët e historisë dhe të kulturës.

Edhe unë, pasi kalova disa orë në plazhin e Spillesë u drejtova për te kalaja e Bashtovës. Aty gjeta edhe vizitorë të tjerë që vinin nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe të huaj, vizitorë nga Italia dhe Gjermania.

Ata, me aparatet e tyre fotografike, fiksonin muret katrorë të kështjellës dhe bedenat e rrumbullakët.bashtova3-800x600-690x450

Fare pranë saj, rrjedh Shkumbini dhe pak më në perëndim shtrihet deti me plazhin e bukur të Vilës dhe  Spillesë.

Është një kështjellë e bukur dhe ka  shumë hipoteza se si ka ardhur dhe ka mbetur ky emër brigjeve të Adriatikut, por kjo është një temë tjetër.Bashtova-690x450

Mbase latinët në  kohën e Çezarit e të  Pompeit kur ndiqnin njëri-tjetrin  në  luftën për pushtet dhe u ndeshën pikërisht në këto brigje nga janari deri në mesin e korrikut të vitit ’48, ku Çezari iku si humbës, e quajtën Spile, vend me një  brez halorësh që të shpojnë si pisha, dëllinja apo halorësh të tjerë, ku ka një  ajër të pastër, të   shëndetshëm, me grykë-derdhjen e një lumi të lundrueshëm  e të shkumëzuar që vendasit e thërrisnin”Shkumbin” (nga fjala shkumë, i shkumëzuar), me prodhime bujqësore e blegtorale të bollshme, me një tregti  të brendshme  e ndërkombëtare të leverdisshme.bashtova2-690x450

Në këto plazhe shumë pranë Karpenit, ku Çezari u ndesh me Pompein, ai zbarkoi dhe grupoi ushtrinë e tij para betejës finale ku iku si humbës.

Koha rrjedh, epokat ja lënë vendin njëra-tjetrës, ajo romake asaj bizantine dhe më  vonë ajo islame.bashtov11-800x378-690x450

Arkeologët e datojnë këtë kështjellë mesjetare, pra të periudhës islame shek XV-XVI pas Krishtit.  Një kështjellë që më tepër ka shërbyer si vend grumbullimi e ruajtjeje të prodhimeve bujqësore që tregtoheshin matanë detit.

Forma dhe përmasat e saj të bindin për këtë, sepse vërtet ajo nuk është projektuar për një luftë të mirëfilltë, për një betejë të ashpër, me topa e hobe, por si një kështjellë feudale porti detar tranzit.

Mirëpo unë dyshoj për atë që fshihet nën themelet e kësaj kështjelle. Nuk besoj që gurët e themelit të saj të jenë hedhur në një tokë moçalore pa taban mbajtës, pra në dhe të hedhur nga depozitimet e lumit Shkumbin. Moçali erdhi më vonë nga devijimet e shpeshta të deltës së lumit  Shkumbin. Historia e ndërtimit të kalave nuk devijon nga
ajo që themelet e tyre ngjisheshin në shkëmb të qëndrueshëm.

Përse ky përjashtim?! Unë mendoj se nuk ka përjashtim, prandaj duhet lexuar në themelet e saj, tamam si me Trojën e lashtë. Ajo u ndërtua dikur, shumë herët në vazhdimin shkëmbor të malit të Vilës. Ndërsa shihja muret e saj në formë katrori, mu kujtua historiani Dhimitër Pilika. Pilika në fund të viteve ’60 ka qenë “internuar”, në Divjakë, një fshat shumë afër Bashtovës.

Në atë kohë aty ka pasur edhe shkrimtarë e artistë të tjerë që i kishin sjellë  të lanin blasfemitë e tyre kundër regjmit. Më kujtohet Naum Prifti shkrimtari i njohur, Sali  Shijaku, Kolë Nika e të tjerë që punonin si mësues në shkollën 8-vjeçare të fshatit.

Pilika me nxënësit e klasës së VII dhe VIII-të, ngriti grupin e arkeologëve. Edhe unë isha pjestar i këtij grupi. Bënim gërmime në kodrat e Divjakës, ku ndodhen rrënojat e një qytetërimi Ilir dhe ato të një rruge gurore romake që lidhte
Apoloninë me Durrësin.

Një degëzim i rrugës Egnatia. Me objektet e gjetura në këtë zonë, ne arritëm të ngrinim edhe një muze në Divjakë. Me sa di,sot ai nuk ekziston më  dhe objektet kanë kaluar në muzeun e Lushnjes.

Interesant ishte fakti se, dy kilometra në jug të kalasë së Boshtovës, gjendej fshati Kular, një emër i mbetur nga një kthesë e papritur e lumit Shkumbin që bënte në hyrje të tij, duke devijuar në veri në drejtim të kështjellës, aq afër sa lëpinte faqet e saj.

Këtu ndodhej dhe limani që të zbriste në det jo më larg se disa qindra metra.

Një ditë në drejtorinë e shkollës ku ndodhej edhe profesor Pilika, erdhi lajmi se në fshatin Kular, traktoristët gjatë punimit të tokës, kishin nxjerrë në sipërfaqe objekte arkeologjike si terrakota, amfora, skulptura prej balte ku veçohej busti i një gruaje me veshje karakteristike ilire. Ajo u quajt “nusja e Kularit”.

U gjetën edhe objekte prej bronxi si maja heshtash, thika, zbukurime të ndryshme etj.  Pra, Pilika e përcaktoi këtë si një vendbanim të hershëm Ilir me strukturat ekonomike e sociale të një shoqërie të organizuar mirë. U gjet dhe vendndodhja e një kamine që shërbente për prodhimin dhe pjekjen e objekteve të baltës.

Më në perëndim, fare pranë detit, gjendet “fusha e sqelës” toponim që vërteton se vërtet aty ka pasur një “Skelë”, pra një port detar.

Por se sa i lashtë është ky port dhe çfarë aktiviteti është kryer aty, mendoj se duhet një studim më i hollësishëm nëpërmjet gërmimeve dhe fakteve arkeologjike.

Pikërisht, drejt bregdetit ku ndodhet kjo kala, gjarpëron një rrugë e gjerë e asfaltuar rishtas, me sinjalistikë  bashkëkohore, që ta bënë të lehtë e të këndshëm udhëtimin drejt detit dhe këtij monumenti të kulturës dhe historisë  sonë.

Një rrugë që lidh disa fshatra dhe i afron ata me qytetin e Kavajës dhe të Rrogozhinës ku  tregtojnë prodhimet e tyre.

Këtu gjendet një vijë bregdetare shumë e larmishme që lidh disa plazhe të bukur. Që nga plazhi i “Gjeneralit”, ai i Spillesë, i Kryevidhit, Boshtovës, Divjakës, Bedatit për të vazhduar drej Semanit…Është një natyrë e pastër dhe e pasur me gjelbërim dhe me produkte bujqësore bio. Në morinë e pikave turistike në vendin tonë, fal rrugëve të përshtatshme, shtohet edhe një tjetër, ajo e Spillesë e  Boshtovës.

Vizitorët  që pëlqejnë detin, pyllin dhe amatorët e peshkimit, kishin mbërritur para meje këtë fundjavë. Edhe peshkatarët amatorë kishin hedhur grepat e tyre në grykëderdhjen e Shkumbinit, në atë grykë ku dymijë vjet më parë futeshin anijet me rrema të Romës së fuqishme për të pushtuar lindjen evropiane.

Ato anije që ankoroheshin në portin pranë themeleve gurore të asaj kalaje që shohim sot.

Ishte kjo hyrje që i çonte anijet e vjetra drejt Klodianës apo Skampës. Shkumbini në atë kohë ishte i lundrueshëm.

Vërtet vendet tona turistike nuk ofrojnë vetëm natyrën e bukur, por dhe një njohje me historinë tonë. Këtë ta ofron edhe Bashtova./atsh/a.k

Next Post
Shuhet në moshën 82 vjeçare këngëtarja e muzikës popullore Naile Hoxha

Shuhet në moshën 82 vjeçare këngëtarja e muzikës popullore Naile Hoxha

Comments 1

  1. Miço Mone micomone@hotmail.it says:
    6 years ago

    Jam Miço Mone, punoj e jetoj në Verona.Më pëlqeu shkrimi juaj dhe saktësia e atyre pak maaterialeve me të cilin trajtoni periudhën1967-1971,por do të doja të njihja emrin tuaj (autorin)
    Përshëndetje Miço Mone.

    Reply

Leave a Reply to Miço Mone micomone@hotmail.it Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova voton sot për t’i dhënë fund fund krizës politike”, artikulli i ‘The Guardian’ për zgjedhjet e parakohshme

“Kosova voton sot për t’i dhënë fund fund krizës politike”, artikulli i ‘The Guardian’ për zgjedhjet e parakohshme

December 28, 2025
Shehaj ngre alarmin për AKSHI-n: Pronat tona janë në rrezik, SPAK po heton ndërhyrjet e bandave në Kadastër

Shehaj ngre alarmin për AKSHI-n: Pronat tona janë në rrezik, SPAK po heton ndërhyrjet e bandave në Kadastër

December 28, 2025
“Partia Demokratike duhet të ndryshojë”, Salianji pas takimit në Shkodër: Koha e këtij pushteti ka mbaruar

“Partia Demokratike duhet të ndryshojë”, Salianji pas takimit në Shkodër: Koha e këtij pushteti ka mbaruar

December 28, 2025
Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

December 28, 2025
“Unë e kam bërë yll Violetën”/ Babai i Mal Ratkocerit bën deklaratën e fortë për ish-gruan pasi djali nuk e takoi

“Unë e kam bërë yll Violetën”/ Babai i Mal Ratkocerit bën deklaratën e fortë për ish-gruan pasi djali nuk e takoi

December 28, 2025
Zgjedhjet në Kosovë, ja sa është pjesëmarrja deri në orën 15:00 sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Zgjedhjet në Kosovë, ja sa është pjesëmarrja deri në orën 15:00 sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

December 28, 2025
U dëmtua në fytyrë nga lëndët piroteknike, 15-vjeçari nga Durrësi dërgohet me urgjencë te Trauma

U dëmtua në fytyrë nga lëndët piroteknike, 15-vjeçari nga Durrësi dërgohet me urgjencë te Trauma

December 28, 2025
Zjarri i madh në Durrës ku u dogjën 8 autobusë, ngjarja referohet në prokurori si aksidentale

Zjarri i madh në Durrës ku u dogjën 8 autobusë, ngjarja referohet në prokurori si aksidentale

December 28, 2025
Do t’i rrëmbente vajzën për grua, si përfundoi në vrasje lidhja mes 20-vjeçarit me një minorene

Do t’i rrëmbente vajzën për grua, si përfundoi në vrasje lidhja mes 20-vjeçarit me një minorene

December 28, 2025
Kosovë/ Të Dielën mbahen zgjedhjet lokale, KQZ shpërndan materialin zgjedhor nëpër komuna

Zgjedhjet në Kosovë, analisti: Pas orës 19:00 do jemi pak të habitur…

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com