• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Reportazh / Në zonat ku mbillet dhe korret hashashi

by Java News
31/08/2016 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kultivimi i kanabisit këtë vit ka qenë një sipërmarrje e mirëorganizuar. Top Channel ndoqi nga afër një operacion të forcave speciale në një zonë të thellë përgjatë shtratit të lumit Vjosë, ku u asgjësua një sasi rekord prej 40 mijë bimësh.

Një luginë e tërë e mbushur me 10 parcela me kanabis, një kamping ku punëtorët qëndrojnë për disa muaj dhe një investim që i kalon 200 mijë eurot, ishte panorama që të ofronin 3 orët e operacionit.

“Prej kohësh kishim një informacion, së bashku me palën italiane, që në këtë zonë kishte kultivim. Fillimisht siguruam zonën dhe kapëm majat pasi mund të na rrezikoheshin forcat”, tha Zëvendës drejtori i Policisë së Shtetit, Altin Qato.

Në terren zbritën edhe ministri Tahiri si dhe kryepolici Çako ndërsa snajperët e RENEAS vëzhgonin situatën, pasi trafikantët mund të hakmerren për ‘mundin e çuar dëm’. 4 të rinjtë nga fshatrat e Vlorës që u arrestuan pranë parcelave dhe që dyshohet se janë punëtorë, mohojnë të kenë lidhje me aktivitetin.

“Nuk kam lidhje. Se njoh kush i ka parcelat, s’na linin të kalonin këtu. Kemi katër orë na ka marrë policia dhe na ka lidhur këtu”, shprehet një prej të ndaluarve.

Parcelat me kanabis, vaditeshin nga një sistem i mirë tubacionesh duke marrë ujin nga lumi dhe duke e dërguar në çdo rrënjë, për të garantuar një cilësi maksimale.

Në këto parcela bimën kanë arritur në lartësinë 3 metra dhe në rast se parcela nuk do zbulohej trafikantët do ishin në procesin e korrjes. Parcelat rrethohen me tela pasi bagëtitë e zonës mund t’i dëmtojnë, por pranë tyre policia gjeti edhe gëzhoja armësh.

Ditët e fundit, policia ka intensifikuar operacionet antikanabis në mbarë vendin. Për këtë vit deklarohet se janë asgjësuar më shumë se 1.5 milionë bimë ndërsa si pasojë e prodhimit masiv, mësohet se në treg vlera e kanabisit ka rënë ndjeshëm. Por fitimi i lartë i këtij biznesi të paligjshëm dhe kostot e larta të operacioneve të tilla ligjzbatuese, e bëjnë betejën mes shtetit dhe industrisë së drogës, një betejë afatgjatë dhe jo të lehtë./tch/a.k

Next Post
Shqipëria e Maroku shkojnë në pushim pa gola

Shqipëria e Maroku shkojnë në pushim pa gola

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të Rama-show në Washington

February 19, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

February 19, 2026
Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

February 19, 2026
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave ushtarake për sulme ndaj Iranit

Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave ushtarake për sulme ndaj Iranit

February 19, 2026
“Do jetë 2-fish më agresive se ajo e 10 shkurtit”, Nard Ndoka ‘zbulon’ skenarët e protestës së Berishës nesër

“Do jetë 2-fish më agresive se ajo e 10 shkurtit”, Nard Ndoka ‘zbulon’ skenarët e protestës së Berishës nesër

February 19, 2026
“Epsteini” ynë

Provokimi i Edi Ramës me Jack Smith, si një fjalim shumë shqiptar

February 19, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Politika kërkon b*le, jo britma

February 19, 2026
“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

February 19, 2026
“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

February 19, 2026
Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In