• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Reportazh në fshatin e monstrës në Fier: Të gjithë e kishin frikë kur pinte, por të gjithë e pranuan

by
18/11/2021 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në hyrje, disa tulla të kuqe janë ngjitur pa kuptim me qëllimin për të krijuar dy kolona prej nga ku i zoti i shtëpisë kishte bërë plane me siguri që të ndërtonte një portë.

Por gardhi i rrëzuar, një palë pantallona të hapura në tel, dy rresht qepë të mbjella, e gjithë bahçja e mbuluar nga bari dhe toka e papunuar, dëshmojnë se aty jetonte një person që nuk kujdesej për asgjë.

Në një ndërtese e përbërë vetëm nga një dhomë, po aq të sajuar, me një perde gjysëm e hapur, edhe ajo dëshmi e një varfërie të tejskajshme.

Tualeti me kallama gjendet jashtë dhomës-shtëpi dhe ngjitur me të në të majtë, dheu i njomë që është gërmuar çuditërisht pa u parë nga askush dhe brenda të cilës 38- vjecari Klodian Çalamani fshehu nxitimthi trupin e pajetë të vogëlushit me sytë e qeshur në fshatin Greçalli të Fierit.

Vllasi Çalamani, xhaxhai i mostrës së fshatit Greçalli, hap portën që ruhet me policë, me zërin që i dridhet dhe sytë e mbushur me lot.

“Vetëm ne i kishim mbetur në fshat Klodianit, por as ne nuk i flisnim prej kohësh. I dhashë ultimatum: ‘Klodian ndrysho’, por ai vazhdonte pinte. Një ditë, ai erdhi në shtëpi dhe i dehur mbi tarracë po shante e kërcënonte. I kërkova të zbresë prej aty, pastaj i thashë: ‘Mos të të shoh më në shtëpinë time’”, – kujton i moshuari.

Ai nuk pati forcë të shkonte në varrimin e Mateos së vogël, ashtu si djali dhe fëmijët e tjerë, ndërkohë që përsërit, “do shkoj në ngushëllim, gjithë fshati e di që unë i kam bërë dalje atij si nip”.

Në familjen Çalamani, ku po rritej një monstër, problemet kanë qenë të pandashme. E para largohet nëna e Klodianit. Ajo i la fëmijët me të shoqin që iu dorëzua alkoolit dhe në fund ndërroi jetë, sapo Klodiani së bashku me Florian Vasiun, në atë kohë 25 vjeç ( viti 2006), rrëmbyen një vajzë të lagjes dhe të fshatit, sepse ajo i kishte treguar të dashurit që Floriani po e ngacmonte.

Klodiani përdori të motrën si karrem dhe më pas ajo, pas kësaj ngjarjeje të rëndë u largua. Banorët e fshatit Greçalli, e përshkruajnë Klodianin si një njeri të alkoolizuar dhe kur doli nga burgu, ku dhe vuajti dënimin prej katër vitesh për heqjen e paligjshme të lirisë së fqinjës. Ai bëhej i dhunshëm ndaj kujtdo që e kritikonte në fshat.

“Veçanërisht gratë e lagjes ishin më të frikësuarat, ose ulnin sytë kur kalonte ai, ose shmangeshin kur kalonte i dehur. Nëse fëmijët e shanin kur ishte i dehur, ai i ndiqte këmba-këmbës dhe i godiste”, thotë Qemali, sipas të cilit, frika e të gjithëve prej tij ishte nga alkoolizimi i tepruar.

Megjithatë, kur i riu ishte esëll, ata i ofronin punë apo dhe i jepnin ushqime. Kështu veproi dhe Bashkia e Fierit, por Klodiani nuk e mbajti punën dhe sërish dehej rrugëve dhe “mbante një shishe me raki në xhaketë”. A ishte ai i sëmurë mendor? “Prokuroria, në rastin e parë nuk kërkoi ekspertim psiko-ligjor dhe dosja u mbyll me vendim fajësie. Aty u dënua dhe xhaxhai i vogëlushit të vrarë, i cili rezulton se ka ndryshuar mbiemrin dhe është larguar nga Shqipëria”, – thotë një burim policor.

Por a mund të jetë vrasja e Mateos e lidhur me këtë ngjarje? Jo, kundërshton paraprakisht oficeri i policisë, që këmbëngul se krimi makabër mund të ketë ndodhur për shkak të agresivitetit të tejskajshëm të vrasësit, që “dilte nga kontrolli në rast se përbuzej apo ofendohej ose në rast se kritikohej”.

Një nga fqinjët e Klodian Çalamanit, thotë se e kishte porositur të shoqen që mos të dilte shpesh në oborr. “Ishte i papërgjegjshëm, ai pa pikën e turpit urinonte në oborr, ose kur ishte i dehur iu ngulte sytë grave, por që të arrinte deri në vrasje, kurrë s’ma merrte mendja”, – thotë fqinji i 38-vjeçarit, i cili gjatëorëve kur kërkohej Mateo, edhe ai u përfshi në kërkime dhe pyeste vazhdimisht: ‘A e gjetët?’”.

“Por ai ishte krejtësisht i dehur dhe nuk kam për ta harruar, e gjetëm të ulur në karrige duke pirë dhe pyeti e gjetët? Kanë qenë orë shumë të vështira dhe kërkimesh ngado në Greçalli”, – përshkruan një zyrtar policie, sipas të cilit, teksa muzgu po binte, njëri nga oficerët pa dheun e lagur dhe vrapoi në oborr.

“Kur ne nisëm të kërkojmë aty me duar, doli dora e Mateos. O Zot, ishte e tmerrshme”, – mbyll dëshminë oficeri i policisë. Urani Ristani, e cila po ashtu nuk pati forcë të shkonte në varrimin e Mateos së vogël, ndoqi nga hyrja e portës në këmbë, teksa kortezhi kalonte përpara shtëpisë së saj.

“E kam kaluar një vrasje gati të tillë, më rrembeu vajzën ai njeri para shumë kohësh, nuk e harroj kur u shpëtoi nga duart, unë isha tek fqinja përballë dhe e traumatizuar kishte ngatërruar derën dhe ra përtokë në oborr.

Ishte e zhveshur e gërvishtur dhe gojën plot shkumë nga terrori. Ime bijë u shkatërrua. E kisha frikë atë njeri sa herë kalonte”, – deklaron Urania me lot në sy për jetën e të bijës dhe të Mateos 8-vjeçar, që u masakrua, sepse siç deklaroi vrasësi, “ai më shau nga nëna”.(SI)

Next Post
Arsyet e vërteta që Lionel Messi u detyrua të largohej nga Barcelona

Arsyet e vërteta që Lionel Messi u detyrua të largohej nga Barcelona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In