• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

REPORTAZH/ Fushë- Krujë, njerëzit që sfidojnë “ferrin e tritolit”

by Java News
27/10/2017 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Cikli: “Antiheronjtë e “qyteteve të harruara”*

Nga Armando Meta dhe JAVANEWS.AL/

Vetëm 1.5 km larg Fushë- Krujës dhe 800 metra larg Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, jeton Islam Milla së bashku me familjen e tij. Në rrugën ku kalojnë mijëra makina që vinë dhe ikin nga Rinasi, ai del çdo ditë që në mëngjes dhe deri sa bie mbrëmja, për të shitur produktet e fermës së tij që nga shegët, hurmat, rrushi, domatet, lajthitë etj., duke u përpjekur që të sigurojë ekonomikisht familjen e tij. Dhe ja ka dalë kësaj, dhe jo keq. Me një ngastër prej afro 2 dynymësh ku shikon të mbjellë hurma, lajthi, rrush, shegë, lakër dhe shumë zarzavate, ai ka arritur që, përmes punës së tij dhe të familjes, të ndërtojë një ishull, i cili kontraston ndjeshëm me perceptimin që kanë njerëzit për Fushë- Krujën si vend ku “mbillet” vetëm tritol. Me fytyrën e përzhitur nga dielli dhe duart e plasaritura nga puna, ai mburret me parajsën që ka krijuar, por dhe shpreh dhimbjen që Fushë- Kruja përmendet vetëm kur ka shpërthime tritoli. Sipas tij, në këtë qytezë të vogël dhe me jo pak probleme sociale, jetojnë mijëra e mijëra qytetarë të tjerë që çdo ditë përpiqen të ndryshojnë fatin e tyre dhe të familjes së tyre, duke mos u bazuar tek krimi e tritoli, por tek puna e ndershme.

“Asnjë nga media nuk përpiqet të shoh këtë anë. I ka mbetur në gojë vetëm fjala tritol kur është fjala për Fushë- Krujën. Nuk e mohojmë që ka individë të cilët bëjnë keq. Që përpiqen të fitojnë përmes krimit. Por ato në raport me popullsinë që jeton në Fushë Krujë dhe zonat përreth, përbëjnë një pakicë që dhe vetë qyteti i dënon. Ndërkohë ka mijëra e mijëra të tjerë që me punën e tyre kanë ndryshuar shumë gjëra në planin pozitiv, por ata askush s’i përmend. Dhe të gjithë identifikohemi vetëm si vënës tritoli kur është fjala për Fushë- Krujën. Miti i tritolit është një mit i rremë, i cili më së shumti është ushqyer nga media”, akuzon Milla.

Dy botë brenda 2 dynymësh

Tek ecën nëpër kopshtin e tij vë re se gjithshka është thuajse në vendin e vet. Në fund të kopshtit duket një shtëpi e rrënuar, e cila mbart mbi vete gjurmë shumë vjeçarë ndërtimi. Milla tregon se ajo shtëpi, tashmë pothuajse e  shkatërruar, ka qenë shtëpia e tij deri 20 vite më parë.

“Në këtë shtëpi kanë jetuar breza të tërë të familjes sime. Aty kam lindur dhe jetuar unë deri 20 vite më parë. Ndërsa sot jetoj në shtëpinë tjetër që kam ndërtuar në kopshtin tim, falë mundit dhe punës me bujqësinë. E mbaj këtë shtëpi, ku koha ka lënë shumë gjurmë të saj, tua tregoj fëmijëve, nipave dhe mbesave se me punë dhe vetëm me punë mund të arrish edhe ato që mund të kesh ëndërruar. Nuk mendoj se kam krahasim më të mirë për të treguar se ç’mund të arrijë njeriu me punë, duke ndryshuar jo vetëm fatin e tij, por edhe të zonës ku jeton. Nga një shtëpi përdhese sot kam një shtëpI dykatëshe. Gjithshka e kam arritur falë kopshtit dhe prodhimeve të tij. Por nuk jam vetëm unë që kam bërë këtë ndryshim. Ka edhe shumë familje të tjera në Fushë- Kruja, të cilat duke punuar kanë sjellë mjaft ndryshime në jetën e tyre. Por media këto s’i përmend. Ajo, së bashku me policinë, vjen vetëm kur ndodh ndonjë ngjarje kriminale. Por Fushë- Kruja nuk është barku që lind vetëm njerëz që shkelin ligjin”, shprehet Milla.

Të braktisur nga shteti

Por a mjafton që jeta të ndryshojë vetëm me një kopësht?! Milla shprehet se sado të përpiqet një njeri i vetëm apo edhe një familje, është shumë e vështirë që gjërat “të ecin si sahat” pa dorën e shtetit. Sipas tij, situata ekonomike shpesh ndikon dhe në përhapjen e kriminalitetit dhe Fushë- Kruja është realisht një zonë e varfër, ndonëse ka shumë pasuri që nga çimento, klima e përshtatshme bujqësore, apo dhe pse është shumë pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit.

“Gjithshka që kemi ndërtuar deri tani është bërë me mundin tonë. Pa asnjë ndihmë nga shteti. Bujqësia vijon të jetë ende jashtë vëmendjes së shtetit. Por është momenti që kjo situatë të mos vijoj më tej. Disa sumbvencione në fushën e pelhrave kimike, kanaleve vaditëse  dhe farërave, do të zgjidhnin shumë problematika. Eështë shumë më mirë që me pak mbështetje ne ti mbajmë fëmijët pranë punës sesa për shkak të vështirësive, ata të enden rrugëve, të bëjnë gjëra kundër ligjit. Më mirë pak sumbecion për bujqësinë  sesa një ushtri që pret të marrë asistencë sociale”, shprehet Milla.

Fushë- Kruja nuk është “materniteti I tritolit”

Pasi të ka treguar parajsën e tij e tek të përcjellë ndanë rrugës ku ai çdo ditë së bashku me bashkëshorten shet produktet që ka prodhuar kopshti i tij bujqësor, Islam Milla ka edhe një mesazh për të gjithë ata që e shohin Fushë – Krujën me paragjykime. Sipas tij, mbase qyteza që është në “kërthizën” e Shqipërisë mund të mos ofrojë luksin e kryeqytetit dhe jetën e tij të shfrenuar, por në Fushë- Krujë jetojnë njerëz të ndershmën, të cilët mund të mos jetojnë si në Tiarnë, apo zona të tjera në bregdet, por me punën e tyre kanë ndryshuar jo pak gjëra për ta bërë vendin më të banueshëm dhe më të dëshëruar për jetën. “Unë përpiqem çdo ditë ta ndërtojë të ardhmen në vendin tim, në Fushë- Krujën time, e në mos mundëshi të na ndihmoni, të paktën mos na dëmtoni me paragjykimet e juaja. Fushë- Kruja nuk është “materniteti I tritolit”, apelon Milla.

*“Ky botim u realizua me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë- Soros. Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e Fondacionit Soros”.

 

Next Post
FOTOT/ Modelja nxjerr “armët”, ekspozon asetet bombastike

FOTOT/ Modelja nxjerr “armët”, ekspozon asetet bombastike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com