• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Repolitix/ Gazetari Hoxha publikon foton ekskluzive: Fredi Alizoti ishte në lokal me Sali Lushajn

by Java News
10/10/2018 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Te tjerë elemente interesante per dosjen e përfolur “Babale” Dalja e videos së re me personazh kryesore Fredi Alizotin, kunatin e Albert Veliut dhe dosja Babale janë diskutuar mbrëmjen e sotme në Repolitix. Gazetari Ylli Rakipi, Artan Hoxha, Clirim Gjata, dhe Xhemal Qefalia kanë qenë të ftuarit e gazetarit Denis Minga.

Ylli Rakipi, drejtues i emisionit “Të Paekspozuarit”, ka rrëfyer në emisionin “Repolitix”, në Report Tv sesi u njoh me audiopërgjimin e Albert Veliut, “Babales”, ku pretendohej se ishtë regjistruar vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në një ngarkesë kanabisi me qëllim trafikimin drejt Italisë. Rakipi thotë se ish-gazetari i emisionit të tij, Jetmir Olldashi, i ka sjellë vetëm një material audio, dhe jo video dhe për këtë shkak ai nuk e ka konsideruar si të vlefshëm. Gazetari i Report Tv,  Artan Hoxha ka zbuluar se është Florenc Hoxha, ish-polici i PD, personi që ka intervistuar Fredi Alizotin në videon e publikuar dje nga deputeti Ervin Salianji. Gazetari Artan Hoxha ka publikuar për herë të parë, foto ekskluzive ku shihet Fredi Alizoti në një lokal në shoqërinë e Sali Lushajt, eksponent i njohur në Partinë Demokratike.

Nuk është e vërtetë që isha i përfshirë në këtë dosje. E kam marrë vesh kur më thërrastin prokurorët për gazetarin tim që kishte operuar në këtë proces. Tani, ky gazetari, Jetmir Olldashi, nuk është më me mua. Nuk e kam konsideruar atë material. Ai shkoi me detyrën që do të kishim videon. Problemet e kësaj natyre janë shumë të vështira. Në emisionin tim, TPZ, kam operuar me video. Kam pritur videon ku vëllai i ministrit do të ishte duke i shitur kanabis gazetarit. Unë nuk e pata atë dhe e konsiderova si një rast që nuk më duhej.

 

Ylli Rakipi, gazetar

Ishit në dijeni të lidhjeve të gazetarit Jetmir Olldashi me PD?

Për këtë rast unë dija që do takonte një njeri, Babalen, i cili do të hakmerrej ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm. Ky ishte motivi që më paraqiti gazetari. Nuk e kontrollova këtë material pasi nuk e konsiderova fare.

Nëse do kishit një dosje ku të implikohej vëllai i ministrit të Brendshëm do ta transmetonit?

Patjetër. Edhe sikur i kryeministrit të ishte.

 

Gazetari Artan Hoxha publikon foton ekskluzive: Fredi Alizoti në lokal me Sali Lushajn,eksponent i PD

Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha ka publikuar një foto gjatë mbrëmjes së sotme në emisionin Repolitix, se kunati i Babales, Albert Veliut është fotografuar nën shoqërinë e Sali Lushit, i njohur si eksponent i afërt brenda Partisë Demokratike.

Gazetari Artan Hoxha: Nuk është i panjohur për PD. U tha se më datë 1 këtë e kishte marrë Ardi Veliu, dhe një Taulant, që bëhej fjalë për Taulant Ballën. Pasi ka marrë sallën operative, rreth muajve tetor-nëntor ka thënë se donte të bënte një regjistrim për Agron Xhafajn, por ai se afronte Babalen.

Avokati Çlirim Gjata: Pse po e jep këtë fotografi, na thuaj, ç’tregon? S’po bërtas

Gazetari Artan Hoxha: Që do të thotë se ky nuk është personazh i panjohur.

Gazetari Ylli Rakipi: Sali Lushajn e kam takuar edhe unë. Kjo është foto që s’tregon gjë.

Gazetari Artan Hoxha: Tregon që është në dosje dhe ky person ka qenë në Tiranë.

Gazetari Ylli Rakipi: Mund të ketë qenë Saliu në Vlorë…

Next Post
Zhdukja/ Nëna denoncon në polici ikjen e të birit pas një viti

Zhdukja/ Nëna denoncon në polici ikjen e të birit pas një viti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pranë banesës së Rexhep Ismailit me armë në dorë, dalin detaje të reja nga arrestimi në Sarandë

Pranë banesës së Rexhep Ismailit me armë në dorë, dalin detaje të reja nga arrestimi në Sarandë

August 4, 2026
“Mbi 1 milion turistë vetëm në korrik”, Rama jep shifrat: Transformim epokal i Shqipërisë turistike

“Mbi 1.8 milionë pasagjerë në korrik në Rinas”, Malaj: Dogana në gatishmëri 24 orë, lehtësohet kalimi në kufi

August 4, 2026
“Veprimtari kundër Republikës së Shqipërisë”, Tirana shpall ‘non grata’ 2 shqiptarë nga RMV

“Veprimtari kundër Republikës së Shqipërisë”, Tirana shpall ‘non grata’ 2 shqiptarë nga RMV

August 4, 2026
Aksident në aksin Fushë Arrëz, plagoset rëndë një person, niset me helikopter drejt Traumës

Aksident në aksin Fushë Arrëz, plagoset rëndë një person, niset me helikopter drejt Traumës

August 4, 2026
52-vjeçari në Fier qëllon me kallashnikov në ajër dhe kanos një grua, arrestohet nga Policia (EMRI)

U kapën me armë, gati për të vrarë! Zbardhen emrat e 5 të arrestuarve në Sarandë

August 4, 2026
Sezoni veror, fluks rekord në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës

Sezoni veror, fluks rekord në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës

August 4, 2026
NATO “tregon muskujt” në Ballkan, edhe Shqipëria merr pjesë në stërvitjen intensive

727 forca në terren për shuarjen e 20 vatrave të zjarrit në 24 orët e fundit

August 4, 2026
Agron Shehaj, firmat merimangë dhe manovrat e çuditshme

Agron Shehaj, firmat merimangë dhe manovrat e çuditshme

August 4, 2026
Fluks në kufijtë e Gjirokastrës, mbi 9 mijë shtetas kalojnë në Kakavijë brenda 24 orëve

Fluks në kufijtë e Gjirokastrës, mbi 9 mijë shtetas kalojnë në Kakavijë brenda 24 orëve

August 4, 2026
Kishin nxjerrë armët dhe po rrinin në pritë, parandalohet vrasja në Sarandë, 5 në pranga

Kishin nxjerrë armët dhe po rrinin në pritë, parandalohet vrasja në Sarandë, 5 në pranga

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com