• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Replikon Veliaj: “Mesazhi i Skënderbeut është bashkimi! Harmoninë fetare duhet ta kurojmë përditë”

by Java News
04/09/2017 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën e përvjetorit të shenjtërimit të humanistes shqiptare, Bashkia e Tiranës nderoi me medaljen e “Nënë Terezës” Fondacionin Alternativa e së Ardhmes (ALSAR), e cila ndihmon fëmijët jetimë, si dhe Komunitetin Papa Giovani XXIII që ka në fokus individët ne situatë rruge.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi kontributin e këtyre dy organizatave bamirëse të cilat kanë ndihmuar njerëzit në nevojë në kapërcimin e vështirësive. “Jam posaçërisht i lumtur sot që, ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, nderojmë me medaljen e saj dy vëllezër, dy bashkëpunëtorë, dy komunitete vullnetarësh, bamirësish dhe njerëzish që me skuadrat e tyre bëjnë punë fantastike. Janë dy organizata me bazë besimi, njëra me besimin mysliman dhe tjetra me besimin e krishterë, por secila prej organizatave ka gjetur një shteg për të zgjidhur një problem”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë deklaroi se dhënia e medaljeve për dy organizata me bazë dy besime të ndryshme, vjen në një moment kur më shumë se kurrë kemi nevojë të kujtojmë se ka më shumë gjëra që na bashkojnë se sa ato që na ndajnë. “Secili mund të ketë mënyrën e vet sesi adhuron perëndinë, por kjo nuk është arsye për të mbjellë ndasi, nuk është arsye për të mbjellë sherr, nuk është arsye për të hapur një debat. Përkundrazi, secili në besimin e vet te ndihet i motivuar për të shërbyer”, shtoi ai.

Veliaj apeloi për më shumë bashkëpunim dhe ftoi qytetarët që të kontribuojnë në vepra të mira në ndihmë të njerëzve në nevojë. “Thirrja që kam për të gjithë bashkëqytetarët tanë është: përpara se të harxhojmë kohën duke kontribuar në ambientin toksik me helm virtual nëpër rrjete, duke u munduar të vëmë gishtin kush e lagu dhe kush nuk e lagu, le të bëjmë atë që bëjnë organizatat si Papa Xhovani edhe ALSAR, pra të gjejmë një mundësi për të ndihmuar. E gjithë kjo energji nëse transformohet në ndihmë ndaj njerëzve në nevojë, nëse transformohet në bashkëpunim, në mirësi e bamirësi, është ndoshta mënyra më e mirë për të kapitalizuar energjinë dhe vitalitetin e popullit tonë”, u shpreh Veliaj.

Duke vlerësuar mesazhin e bashkimit që përcjell Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Veliaj u shpreh se harmonia fetare nuk duhet marrë si e mirëqenë, por duhet kuruar çdo ditë. “Mesazhi i Skënderbeut është të rrimë bashkë. Duke qenë bashkë, si sot, japim mesazhin e duhur. Të gjithë u ndjemë krenare kur para pak muajsh në Paris, krerët e besimeve të Shqipërisë parakaluan dhe u duartrokitën nga gjithë civilizimi perëndimor për atë harmoni. Harmonia fetare nuk është diçka që e marrim të mirëqenë, është diçka që duhet ta kurojmë përditë”, theksoi Veliaj.

ma.me

Next Post
Anketa e INSTAT, 90 % e shqiptarëve të pakënaqur nga pagat që marrin

Anketa e INSTAT, 90 % e shqiptarëve të pakënaqur nga pagat që marrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In