• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Replikë me një neofashist

by Java News
16/04/2019 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sevo Tarifa

“PËRBUZJA ËSHTË SI SHIGJETË, PO IKU NGA BUZA TË VRET”…

Unë ish-pionieri partizan i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, lexova me dhimbje e zemëratë një palo-listë të Institutit që drejton Agron Tufa dhe ku shpallen kriminelë udhëheqësit e lavdishëm të asaj lufte, si dhe heronjtë e dëshmorët e saj. Dhe nuk mund të qëndroja sehirxhi ndaj kësaj që po ndodh, kur jemi gjallë në ish-pjesëmarrësit e asaj lufte.

Ti vrave veten, o zoti Agron Tufa, se shigjetën blu e bëre të zezë! Një çast psikik, se mendja është “një kokërr gruri”. Në stanin e institutit tënd bëre një listë të zezë me njerëz të bardhë, që ti i quan “kriminelë”! Çfarë ke me çlirimtarët e “Manushaqes“ së Naimit, që janë heronj të vërtetë?! Kriminelin e gjen në rreshtat e  “çlirimtarëve” të kotecit. Nuk është kurrë kriminel ai që ishte  katër dimra maleve me armë në sy dhe kishte për “dyshek” tokën, për “jastëk” gurin, për “jorgan” qiellin, për “parfum” barutin. Dhe me barkun bosh. Me kokën në torbë për lirinë e mëmëdheut!

Nuk është “kriminel” ai që lufton për çlirimin e Atdheut, por ai që vihet në shërbim të pushtuesit. Nuk është kriminel dëshmori, që derdh gjak me okë për këtë tokë, gjak që s’ka lumë ta lajë, s’ka diell ta thajë. Kriminel është fashisti që e mohon këtë gjak.  Kriminel është oficeri fashist që vret patriotë shqiptarë dhe jo komandanti e komisari partizan që luftuan si atdhetarë dhe mbetën në këngë! Sipas jush nuk është tradhtar diversanti që hidhet me parashutë, por ai që e vret në ajër apo e kap “si miun në çark”!  Sipas jush, pesë vajzat heroina shqiptare (nga 6 në Europë) të cilat nazisto-fashisto-ballistët i varën në litar, na qenkan “kriminele” se atdheun nuk e tradhtuan e litarin e pranuan! E të tjera. Ti këto i di, por lista që lexuam në “Dita” tregon se je shpirtzi dhe i molepsur nga kolera fashiste…

Si i gjetët këta 265 “kriminelë”, në ç’vepra “kriminale” të tyre u bazuat? Mos donit më shumë kohë se 75 vjet për ta siguruar atë listën tënde të zezë, apo synoni të na i bënit “dhuratë” me rastin e 75-vjetorit të Çlirimit! Kini të tjerë për të shtuar?! E them këtë se shoh që kini lënë dhe të tjerë pa vënë në majë të lapsit që di vetëm të njollosë. Shënuat kriminel për shembull edhe komandantin e batalionit tim, si dhe komisarin që është  “Hero i Populli”!

Si ua nxë goja fjalën kriminel për atdhetarë trima e kryetrima, luftëtarë e kryelufëtarë, lule e kryelule, duke filluar që nga Komandanti i Përgjithshëm i UNÇSH, legjendari i pavdekshëm, Enver Hoxha, për 10 nga të clët , që i kam njohur në llogoren e në zjarrin e luftës antifashiste unë jam i nderuar që kam botuar portretet e tyre në mjaft libra. Tani, sipas jush, zoti Tufa dhe të ndonjë “tufe” tjetër fashistësh më duhet të shkruaj portrete të tjerë, të kundërt, që t’i nxij, t’u mohoj meritat, gjakun, sakrificat, t’i quaj kriminelë. Jo, këtë kurrë nuk do ta bëj as unë dhe as ndonjë tjetër normal! Nuk dola partizan 15 vjeçar dhe djalë i vetëm për t’i thënë të bardhës të zezë e të zezës të bardhë, siç bëni ju, se të bardhë kam zemrën, në thelbin e së cilës është  Shqipëria jonë e dashur!

Na kini përbuzur të gjithëve, o fashist. Por dije që balta që po hedh po  të përplaset ty në fytyrë. Përbuzja është si shigjetë, po doli nga buza të vret! Po gjithnjë njeriu në jetë e ka një kohë dhe moshë për t’u turpëruar, si puna juaj. Shekspiri i madh ka thënë: “O turp! Ku e ke skuqjen?!”                                                                          

Urrejtje e thellë sa deti nga fashistë, kundër LANÇ!

Pika-pika bëhet vija. Kështu ndodh dhe me kundërshtarët tanë politikë. Shenjat fashiste të tyre janë dukur me kohë. Kam shkruar disa herë, ne fund shkrimin “Fashizmi e ka zemrën të zezë”. Tani u shfaq hapët një fashist me emrin “Agron Tufa”. E lexova në “Dita”, në “Kushtrim Brezash” etj. Dhe si të gjithë partizanët veteranë, protestoj që një fashist na bën kriminelë, në vazhdën e qëllimit për ta nënvlerësuar LANÇ! Por aq sa mind të rrëzohet një mal nga bubullimat, aq mud të hidhet poshtë edhe kjo luftë, me karakter kombëtar e ndërkombëtar…

E pyes këtë kalemxhi së prapthi: Kush është kriminel, ai që lufton për çlirimin e Atdheut, apo ai që vihet në shërbim të pushtuesit? Kush është dëshmor, ai që derdh gjak me okë për këtë tokë, të cilin s’ka lumë që e lan, s’ka diell që e than, apo ai e shkel, e baltos dhe e mohon  këtë gjak? Ti di këto, por në praktikë i rreshtonj në të kundërtat e tyre: ballistin e bën “çlirimtar të Atdheut”, kur në fakt ai është “çlirimtar i koteceve”, partizanin e bën “kriminel” Oficerin fashist që komandon dhe vret deri dhe të pafajshëm e quah “njerëzor”, komandantin e komisarin partizan që lufton në këmbë dhe mbetet në këngë, e quan tradhtar! Diversantin që hidhet me parashutë e quan atdhetar, ndërsa patriotin që e lë në vend ose e zë si miun në çark, e quan tradhtar!  Pesë vajzat partizane që nazisto-fashistët i varën në litar, kurse këto heroina që nuk u perkulën, atdheun s’e tradhtuan!

Nga këto mendime e qëndrime lindin edhe pyetje të tjera: si i gjete këta 265 “Kriminelë”, nga ç’vepra “kriminale” të tyre u nise? Mos donit më shumë kohë se 75 vjet për t’i gjetur këta që kini në atë listë të zezë? Kini të tjerë për të shtuar? E bëj këtë pyetje të fundit se shoh që kini lënë dhe të tjerë pa vënë në majë të lapsit: kini shënuar “kriminel” komandantin e batalionit tim, po kini lënë komisarin që është  Hero i Popullit! Etj.

Dhe pyetja e fundit personale: duke lexuar listën tuaj për këta “kriminelë”, që janë trima e kryetrima, luftëtarë e kryeluftetarë, lule e kryelule, për 10 nga ata, që i kam njohur në llogoren e në zjarrin e luftës antifashiste, kam botuar portret e tyre. Tani, sipas jush, zoti Tufa dhe të një “tufe” të tjerë fashistësh, duhet të shkruaj portrete të tjerë, të kundërt, që “t’i nxij”, t’u mohoj meritat, gjakun. Jo, këtë kurrë nuk do ta bëj! Nuk dola partizan 16 vjeçar dhe djalë i vetëm për t’i thënë të bardhës të zezë e të zezës të bardhë, se të bardhë kam dhe zemër, në thelbin e së cilës është “Manushaqja” e Naimit, Shqipëria e dashur, jo të zezë si zemrat e fashistëve.,

*ish-partizan pionier

Next Post
Mesazhi i Ruçit për Kiço Blushin: Fisnikërove Kuvendin

Ruçi paralajmëron ministrat dhe krerët e institucioneve: Kush nuk ka bërë detyrat do t’ju dalë emri në tabelën e zezë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Euronews: Protestat në Shqipëri përshkallëzohen në një përplasje diplomatike me Iranin

Euronews: Protestat në Shqipëri përshkallëzohen në një përplasje diplomatike me Iranin

June 13, 2026
Trafikonin bizhuteri të vjedhura jashtë shtetit, 1 në pranga dhe 7 argjendari nën hetim. Sekuestrohen 15 kg ar e 612 ora luksoze

Trafikonin bizhuteri të vjedhura jashtë shtetit, 1 në pranga dhe 7 argjendari nën hetim. Sekuestrohen 15 kg ar e 612 ora luksoze

June 13, 2026
185 sulme në 12 orë! Rusia raporton goditje masive me dronë ukrainas

185 sulme në 12 orë! Rusia raporton goditje masive me dronë ukrainas

June 13, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Në bulevard ndalohen të tjerët dhe qentë

June 13, 2026
11 grabitje në pak ditë ‘tronditin’ Lezhën, zbulohet dyshja që hapte dyqanet natën

11 grabitje në pak ditë ‘tronditin’ Lezhën, zbulohet dyshja që hapte dyqanet natën

June 13, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Ata që përpiqen të manipulojnë, janë më mjeranët!

June 13, 2026
Rama kundër SPAK-ut, Berisha është vetëm një grusht kripë më shumë në det

Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

June 13, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 14 Qershor 2026

June 13, 2026
“Mozaik zemërimesh”, Haxhiu për protestuesit: Po vrasin frikën, por fjalimet e tyre për të ardhur keq

Kur Trumpi zbriti në Zvërnec

June 13, 2026
Policia e Tiranës bën bilancin e majit: Sekuestrohen 2.7 kg drogë e 17 armë, 46 persona të kapur

Policia e Tiranës bën bilancin e majit: Sekuestrohen 2.7 kg drogë e 17 armë, 46 persona të kapur

June 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In