• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

REPLIKAT/ Ruçi e përjashton pas debateve të forta në Kuvend, reagon deputeti Ralf Gjoni: Ky është turp, o komunist

by Java News
12/02/2020 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka përjashtuar nga seanca plenare deputetin e opozitës Ralf Gjoni.

Ky i fundit ishte duke folur për ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, shumica dhe opozita përmes një pakti të heshtur po pengojnë zbatimin e reformës në drejtësi.

Por Ruçi e ndërpreu, duke i kërkuar që të fliste për temën, ose në të kundërt do i ndërpriste fjalën.

Gjë që nuk ndodhi, ndaj Ruçi e ka përjashtuar Gjonin për 10 ditë.

DEBATI

Gramoz Ruçi: Zoti Gjoni, fol për ligjin

Ralf Gjoni: Po flas për ligjin

Gramoz Ruçi: Jo për flet për institucionet e drejtësisë jo për ligjin

Ralf Gjoni: Ti nuk e ke tagrin për ta vlerësuar

Gramoz Ruçi: Po e kam unë. Ulu, ulu të mos marr masë se e ke zaptuar foltoren, edhe njëherë po të tërheq vërejtjen. Po të paralajmëroj se do të përjashtoj nga seanca. Nëse do të vazhdosh të mbash foltoren do të përjashtoj për 10 ditë.

Ralf Gjoni: Zoti kryetar nuk kam mbaruar fjalën, kjo nuk është pronë private e jotja

Gramoz Ruçi: Do të përjashtoj, se kur dy minuta që po zapton foltoren dhe përjashtohesh

Ralf Gjoni: Kjo është turp e faqe e zezë! Turp!

Gramoz Ruçi: Sipas nenit 65 pika b, pas vërejtjes përjashtohesh nga seanca

Ralf Gjoni: Komunist, shikoni simbolin e komunizmit! Nuk ke turp!

Gramoz Ruçi: Gjoni nëse nuk zbaton urdhrin do të kërkoj të përjashtohesh 10 ditë. Dil nga seanca! Dil përjashta

Ndërhyn nga vendi Kujtim Gjuzi)

Gramoz Ruçi: Gjuzi mos fol se do të përjashtohesh edhe ti, të është hequr e drejta e fjalës, të mësohesh me rregull /e.s/

Next Post
Pasi e lanë në opozitë, Salvini njofton protestë të madhe antiqeveritare

“Rrezikon 15 vite burg”, senati italian vendos për imunitetin e Mateo Salvinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com