• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Replikat/ “Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje. Rama: Sanksionet, janë aty për tu zbatuar

by Os De
16/12/2025 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me Komisionerin për të Drejtën e Informimit, Besnik Dervishi lidhur me detyrimin që kanë institucionet për të kthyer përgjigje brenda afateve të parashikuara në ligj.

Gjatë një Konferencës Kombëtare për të Drejtën e Informimit, kreu i qeverisë paralajmëroi saksione për ministrat dhe sekretarët e përgjithshëm që nuk zbatojnë afatet.

Por nuk ishte i këtij mendimi Komisioneri Dervshi, i cili tha se sanksionet nuk janë instrumenti më i vlefshëm.

Replikat

Edi Rama: Ligji është shumë i qartë, 10 ditë është koha për tu përgjigjur. Dita e 11 nëse nuk ka përgjigje ka sanksione, kështu thotë ligji, duhet sanksionuar autoriteti përgjegjës.

Ne i kemi kërkuar ministrave që të bëjnë delegimin e kësaj përgjegjësie, disa e kanë bërë e disa jo akoma, duhet të sanksionohen ministrat dhe sekretarët e përgjithshëm në ditën e 11. Nëse kjo do të ndodhë në mënyrë të përsëritur jam e bindur që do të krijohet ndjesi urgjence.

Besnik Dervishi: Në diskutimet që kemi pasur, e kam përmendur shpesh pjesën e gjysmës gotës plot dhe gjysmës së botës bosh. Është e pranueshme nga të gjithë…

Edi Rama: Unë nga ty e mësova këtë.

Besnik Dervishi: Sot kemi një informacion që kurrë më parë nuk ka qenë i disponueshëm. Do të thoja diçka për sanksionet. Unë nuk besoj te sanksionet, nuk besoj që është instrumenti më i vlefshëm për korrigjimin. Ka qenë një debat i hershëm. Është një kritikë me të cilën jam mësuar. Jo se ne nuk kemi vendosur sanksione. Jo se kam marrë urdhër nga kryeministri, por besoj se ka ardhur koha të aplikohen edhe sanksione. Besoj se 10 vjet ligj për të drejtën e informimit, kultura ndërgjegjësuese është e mjaftueshme. Meqenëse iu referuam gotës, unë i bie të jem tabakaja që mban gotën dhe ju garantoj se nuk do më dridhen duart për ta derdhur ujin që është në dhe aq më pak të thyhet gota.

Edi Rama: Nuk e di për çfarë arsye më provokon tani. Unë besoj që sanksionet janë aty për tu aplikuar dhe zbatuar. Ti je më i butë se unë se je nga lumi i Vlorës, unë jam nga zona problematike. Unë besoj te sanksionet se në fund të ditës nuk janë aty kot dhe nuk janë aty për të ndenjur aty të pazbatuara. Nuk besoj te autorregullimi i shqiptarëve. Po i kthehem historisë së mediave online, u bë një debat shumë i madh për një propozim shumë herë më modest se çfarë po gatuhet sot në BE për mediat online. U bë një nam i zi për lirinë dhe demokracinë dhe na e lanë si gozhdë “ligjin e medias”. Ishte një draft ku kërkoheshin disa gjëra elementare, që nga deklarimi i personave që janë pas një portali, adresa dhe mundësia për çdokënd që ta dijë që kush po i lexon librin e shtëpisë. U tha që autorregullimi do sjellë një nivel tjetër në botën online. Siç e keni parë, jo vetëm që nuk ka pasur vetërregullim, por ka pasur degjenerim. Me gotën gjysmë plotë iu uroj Vitin e Ri. Më falni për ndërhyrjen e dytë, por më provokoi komisioneri.

Eglantina Bardhi: Me gotë mendoj se ishte shumë herë më mirë se me epitetet e tjera, si kazan apo …

Besnik Dervishi: Tani po provokohet Komisioneri.

Edi Rama: Kazani është një term…

Eglantina Bardhi: Ta mbaroj të lutem.

Edi Rama: Jo, jo se ju flisni për saktësi informimi, apo jo? Kazani është një term i vitit 2017, mirë po që ka qenë termi i duhur iu ka mbetur në mendje. Ky ka qenë dhe qëllimi që tu mbetet në mendje dhe të mos kemi nevojë t’ua përmendim më. Unë se kam përmendur më, por u ka mbetur në mendje. Po të pyesni popullin shqiptar, ai e konfirmon edhe sot. Natyrisht që nuk është e gjitha kazan, por më mirë ta mbyllim tani Besnik.

Besnik Dervishi: Jam plotësisht dakord, nuk do të doja që të provokoja më.

Edi Rama: Formati i sotëm, ambasadorët duhet të rrinë atje (tregon karriget e rreshtit të pasëm), si gjithë të tjerët. Pse duhet të rrinë këtu në tavolinë. Pastaj pse disa këtu, disa atje.

Besnik Dervishi: Do ta realizojmë edhe Konferencën e tetë dhe kryeministri sapo e konfirmoi prezencën.

Edi Rama: Pa ambasadorët në tavolinë.

Besnik Dervishi: Besoj se do kem mirëkuptimin e gjerë të ambasadorëve.

Next Post
Konferenca me Spiropalin, ministri grek: Shqipëria, progres për në BE. Të drejtat e minoritetit grek, përparësi për ne

Konferenca me Spiropalin, ministri grek: Shqipëria, progres për në BE. Të drejtat e minoritetit grek, përparësi për ne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In