• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

REPLIKAT/ Blushi: Vettingun e bllokoni qëllimisht! Balla: Më vrafshin mua nëse ti ke lexuar gjë për reformën

by Java News
09/03/2017 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seanca e sotme e Kuvendit është e katërta radhazi që mblidhet pa praninë e deputetëve të opozitës, të cilët vijojnë prej gati tre javësh protestën e tyre në cadrën e vendosur para selisë së Kryeministrisë, me kërkesën për krijimin e një qeverie teknike që do të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme.

Pavarësisht mungesës së deputetëve të opozitës, seanca e sotme është shoqëruar me debate sa i takon reformës në drejtësi.

Deputetët Taulant balla e Ben Blushi kanë replikuar lidhur me seancën e jashtëzakonshme plenare që u zhvillua më 5 mars, ku parashikohej të votoheshin emrat për komisionin e vettingut, gjë që nuk u arrit.

Kreu i partisë “LIBRA” Ben Blushi nga Kuvendi në fjalën e tij u shpreh se procesi i vettingut nga disa ministra po interpretohet në mënyrë qesharake.

“Dalin disa ministra dhe thonë se pas procesit të vettingut, do të ndryshojë modeli i këpucëve, do të rritet numri i bletëve në Dibër apo do të ndryshojë çmimi i arrës në Tropojë. Jo të nderuar. Vetingu ka për qëllim që të fusë disa ish-­ministra, ish-­kryebashkiake apo qeveritarë vrasës në burg. Kaq e thjeshtë është” tha Blushi, raporton bw.

Nga ana tjetër ai kërkoi që të ndryshojë rendi i gjërave përsa i përket reformës në drejtësi dhe procesit të vettingut.

“Dy proceset janë bllokuar. Reforma në Drejtësi është bllokuar me një vendim nul. Të ndryshoni rendin e gjërave. Bëni ç’është e mundur që të ketë zgjedhje të besueshme. Për ju nuk më vjen keq por për Shqipërinë po. Shkatërrim të mbarë por Shqipëria nuk e meriton këtë çmim” përfundoi fjalën e tij Blushi.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit socialist Taulant Balla, i cili duke iu drejtuar Blushit i tha: “Nuk ia ke haberin reformës në drejtësi”.

REPLIKAT BALLA-BLUSHI
Blushi: Vendi është në krizë, ndërsa reforma në drejtësi është e bllokuar. Vettingu vë drejtësi duke arrestuar politikanë. Procesi i vettingut u bllokua me vendim anti-kushtetues

Balla:
Nuk ia ke haberin reformës në drejtësi. Reformën je mësuar ta diskutosh në kafe. Por ky është proces diskret dhe i bazuar në ligj. Kthimi të Avokati i Popullit është për rishqyrtim. Ato që thua i ke inate me PS, s’kanë lidhje me vettingun. Bojkoti i opozitës është për të bllokuar komisionin ad hoc.

Blushi:
Vendimi që morët për shtyrjen e afatit është joligjor. Duartrokitje të vakëta korre Taulant. Premtova që nuk do bëj debat me ty, por edhe unë i infektuar nga ky parlament jam e shkel fjalën time.

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Vendimi i opozitës, Duka çregjistron partinë nga zgjedhjet e qershorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KUVENDI LIVE! Berisha: Protestuesve iu çanë kafkat; Peleshi i ndërpret fjalën: Bëre thirrje për dhunë!

October 29, 2026
Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

October 29, 2026
Vance i dërgon letër Iranit, kushti i Trump për të shmangur sulmin e ri ushtarak

Vance i dërgon letër Iranit, kushti i Trump për të shmangur sulmin e ri ushtarak

October 29, 2026
I vendosi tritol një personi në Fushë-Krujë, prangoset në Lushnje 32-vjeçari

Gjendet tritol i paplasur në derën e një lokali në Kamëz, rrethanat ende mister

October 29, 2026
Aksion në burgun e Bradasheshit, pas Veliajt transferohet edhe Ergys Agasi

Aksion në burgun e Bradasheshit, pas Veliajt transferohet edhe Ergys Agasi

October 29, 2026
OKB: Më shumë se 280,000 njerëz janë zhvendosur nga luftimet në Jemen

OKB: Më shumë se 280,000 njerëz janë zhvendosur nga luftimet në Jemen

October 29, 2026
Çfarë e shkaktoi aksidentin hekurudhor me 68 viktima në Spanjë?

Përplasja e trenave në Spanjë, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për të mbijetuarit poshtë vagonëve

October 29, 2026
Zjarr dhe rrjedhje radioaktive në kompleksin bërthamor të Karolinës së Jugut, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Zjarr dhe rrjedhje radioaktive në kompleksin bërthamor të Karolinës së Jugut, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

October 29, 2026
DETAJE / Nga 1 janari i 2027-ës, rritje pagash për policinë e Shtetit

DETAJE / Nga 1 janari i 2027-ës, rritje pagash për policinë e Shtetit

October 29, 2026
U largua në SHBA, Bolsonaro pretendon se është udhëheqësi i vërtetë i Brazilit

U largua në SHBA, Bolsonaro pretendon se është udhëheqësi i vërtetë i Brazilit

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In