• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Replika Pollo-Ndoka, nga akuzat personale në sulmet politike

by
05/08/2015 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Replika Pollo-Ndoka, nga akuzat personale në sulmet politike

Postimi ditën e djeshme në Facebook i deputetit të Partisë Demokratike Genc Pollo lidhur me dënimin në Itali të kolegut të tij socialist Arben Ndoka për trafik të qenieve njerëzore, u kthye në një sulm online mes dy politikanëve në rrjetet sociale. Por replikat degraduan deri në sulme që nuk kishin të bënin aspak me politikën por se me jetën private.

Ka qenë ky fakt që Partia Demokratike ta marrë këtë për kapital politik dhe ditën e sotme të reagojë për konliktin në rrjetet sociale të dy deputetëve. Në reagimin e saj selia blu dënon gjuhën e përdorur nga socialisti Ndoka, që për demokratët ka qenë i përzgjedhur nga kryeministri Rama për të sulmuar opozitën.

Sipas PD, reagimi i djeshëm tregoi edhe një herë nevojën urgjente të dekriminalizimit të Kuvendit.

“Deputeti i Edi Ramës, Arben Ndoka ka sulmuar në mënyrë primitive, me fyerje rrugë e me tone banditësh deputetin Genc Pollo pasi përfaqësuesi i Partisë Demokratike ka postuar në rrjetin social faktet e inkriminimit të tij. Partia Demokratike e dënon ashpër këtë agresion të pashembullt të deputetit të Edi Ramës, i dënuar për trafik prostitucioni e rrëmbim personi. Sigurisht, i zgjedhuri i Partisë Socialiste ka bekimin e Edi Ramës për sulmet që bën ndaj përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe ai është përsëritës në këtë drejtim. Por këto janë grahmat e fundit të krimit në parlament e në politikë, pasi Partia Demokratike do ta çojë deri në fund procesin e dekriminalizimit me mbështetjen e qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Akti rrugëçëror i deputetit të Ramës është një vërtetim më shumë për nevojën urgjente të pastrimit të politikës nga soji i Ndokës. Ai u përzgjodh nga shefi i tij për të sulmuar opozitën dhe po e mbyll karrierën e inkriminuar duke sulmuar opozitën. Ky është niveli banal ku e ka çuar parlamentin Edi Rama. Me njerëz që nuk njohin asnjë vlerë të demokracisë të debatit e fakteve, por njohin vetëm gjuhën e dhunës e të agresionit. Nuk e ndalon dot Edi Rama dekriminalizimin me kërcënime të tilla.  Partia Demokratike është më e vendosur se kurrë ta çojë deri në fund këtë proces jetik për vendin.” thuhet në reagimin e PD

Next Post

Kur lindi fraksioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com