• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Replika për Portin e Durrësit, Balluku-opozitës: Krenare për punën e bërë. Akuzat për afera, çështje politike të ditës

by A R
16/11/2022 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka raportuar në parlament në lidhje me projektin e ri turistik të portit të Durrësit. Ajo u shpreh se akuzat e opozitës për afera janë çështje politike të ditës. Sipas Ballukut, opozita nuk gjen asgjë të mirë në vendin e saj. Gjatë fjalës në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Balluku tha se ky investim duhet shikuar si një arritje e të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm e qeverisë. Ajo u shpreh se angazhimi njerëzor profesional dhe teknik në këtë projekt ka qenë më i madhi. Balluku tha se shkon për të raportuar jo me frikë dhe fshehje, por me krenarinë më të madhe për punën që është bërë.

“Këto historitë me afera e kuptoj  që janë çështje politike të ditës pasi nuk duhet të jetë e këndshme për një opozitë, aq më tepër një opozitë e cila nuk gjen asgjë të mirë në vendin e saj që sot të durojë një investim prej 2 miliardë eurosh që fatkeqësisht e konsiderojnë si një arritje e qeverisë shqiptare. Unë do të thoja që konsiderojeni si një arritje të të gjithëve ne. Shikojeni nga ky këndvështrim. Shikojeni nga këndvështrimi që kjo është një arritje e shqiptarëve. Nuk është një arritje vetëm e qeverisë shqiptare. Kjo është një arritje e shqiptarëve pasi edhe fakti që Durrësi është një vend që gëzon të gjitha bujaritë e Zotit, diellin, detin, rërën. Shikojeni këtë si një kontribut të të gjithëve ne për Shqipërinë. Mos e merrni dhe e alienoni me shprehje të tmerrshme të aferave korruptive. Nëse aferat korruptive do kishin qenë të tilla duhet të kishit qenë shumë të lumtur sepse nuk ka afera korruptive me negociata 12-mujore, nuk ka afera korruptive me çdo hap të regjistruar, të shkruar, të firmosur, të arkivuar. Nuk ka volum shkresor në asnjë projekt tjetër më të madh e ky. Nuk ka angazhim njerëzor në asnjë projekt tjetër më të madh se ky. Nuk është angazhim politik, por profesional dhe teknik. Fakti që jemi të gjithë përpara këtu siç na shikoni pa pasur frikë e pa u fshehur, dhe me krenarinë më të madhe që t’ju them të vërtetën, jo frikë e fshehje, por me krenarinë më të madhe për punën që kemi bërë se kemi punuar ditë e natë. Dhe këto burra, këto gra që shikoni këtu, që i morët dje dhe i bëtë lecka dhe nuk i latë llaf pa thënë, kanë bërë një gjë që do të shërbejë si shkollë sa i përket negociatave komerciale në Republikën e Shqipërisë në të ardhmen”, tha Balluku.

/a.r

Next Post
Rama akuza opozitës: Shkonit si dele te çadra. Disa prej jush janë të shitur se janë gjela deti

Rama: Lufta e të paudhëve ndaj Portit të Durrësit, pasqyrë e ligësisë që e ndjek këtë vend si mallkim që nga 1912

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

April 1, 2026
Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

April 1, 2026
Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

April 1, 2026
Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

April 1, 2026
Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, partitë politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, partitë politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In