• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Replika e Ramës për Bashën: Parlamenti nis procedurën e zëvendësimit të Llallës

by Java News
07/12/2017 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, duket se do të jetë një fushëbetejë tjetër mes pozitës dhe opozitës. Vetëm pak minuta para se të fillonte mbledhja e komisionit të ligjeve, PD nëpërmjet një letre dërguar Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruci, si për të bllokuar procesin e dialogut që kërkoi kryeministri, kërkoi që Llalla të vijonte përtej mandatit kushtetues, deri kur të konstituohej KLP. Në ‘reflektim’ të kësaj kërkese të PD, mazhoranca nisi procedurat për zëvendësimin e Llallës ashtu sic parashikohet edhe në Kushtetutë.

Komisioni i ligjeve ka nisur pak minuta më parë mbledhjen për zëvendësimin e prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla pasi atij i mbaron sot mandati. Kryeytari i komisionit të Ligjeve Ulsi Manja u shpreh se mazhoranca ka vullnetin që procesi të mos jetë i njëanshëm. “Ftoj opozitën të lerë mënjanë emocionet. Kushtetuta është e qartë. Edhe opinioni i OPDAT-e dhe EURALIUES është i qartë. Kam marrë një memo nga shërbimet e kuvendit që ka detyrë të konstatoj mbarimin e mandateve të krerëve të institucioneve. Prokurori është emëruar në vitin 2012. Ai ka marrë pëlqimin e Kuvendit.

Prokurorit sot i mbaron mandati me dt 7/12/2017. Kushtetuta përcakton vetëm afatin e mandatit dhe jo zgjatjen e tij. Kushtetuta s’ka as efekte prapavepruese”, u shpreh Manja. Sipas tij nuk ka zgjedhje me shumice të cilësuar, gje qe percaktohet edhe nga ligji.

Debatet te Komisioni i Ligjeve:

Relatori i çështjes nga PS, Çuçi: Kuvendi gjendet në një situatë juridike që duhet brenda 30 ditëve të çaktojë një prokuror për të kryer funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm. Nuk është as emërim, por caktim për kryerjen  e prokurorit të Përgjithshëm derisa të krijohen organet kushtetuese që kanë të drejtë për të emëruar prokurorin e ri. Ne si komision në bazë të nenit 111, pika 7, të rregullores së Kuvendit jemi mbledhur për të miratuar një projekt vendim për miratimin e procedurës për emërimin e prokurorit të përkohshëm.

Duhet të plotësojmë kriteret që prokurorin e ri që do të ushtrojë detyrën deri në emërimin e prokurorit të ri dhe për analogji sikur kemi bërë edhe me institucionet e tjera, miraton  një vendim për procesin. Këtë duhet ta bëjmë brenda 30 ditëve, që duhet të marrë vendimin. Duke qenë se ka edhe pushime zyrtare për shkak të festave, do të doja që ky projekt vendim të bëhet sa më shpejt në mënyrë që të garantohet e gjithë trupa e prokurorëve, rreth 400 që të shprehin interesin.

Projektvendimi është ky; për caktimin e prokurorit të përkohshëm, komisioni i Ligjeve pasi u njoh me memon e Kuvendit, pasi konstatoi që KLP nuk është krijuar ende çka na çon te dispozitat transitore, vendosi: Miratimin e procedurës së prokurorit të ri. Komisioni i Ligjeve bën shpalljen e vakancës dhe fton prokurorët që përmbushin kushtet që brenda 5 ditëve të depozitojnë CV.  Brenda 5 ditëve do të jetë seanca dëgjimore. 

Projekt/ Vendimi i hartuar nga PS;

1. Miratim procedure per prokuror te perkohshem
A. Komisioni i Ligjeve ben shpalljen publike vakante dhe fton prokuroret qe permbushin kriteret ligjore brenda 5 ditesh te depozitojne CV dhe aplikimin.
B. Komisioni publikon listen dhe ben seanca degjimore
C. Brenda dy ditesh pas degjeses komisioni rendit kandidatet dhe ja dergon seances plenare
Ç. Kuvendi voton per caktimin e pronorit te pergjithshem te perkohshem.
2. Hyn ne fuqi menjehere

Deputeti i PD, Eduard Halimi: Jeni kundër Sekretarit të Përgjithshëm që dje tha se duhen 84 vota për emërimin e kryeprokurorit. Askush nuk e kishte menduar që pas 3 vitesh PS do të shpikte Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm për punët tuaja. Jemi përplasur dhe në Komisionin e Venecias për Prokurorin e Përgjithshëm. Komisioni i Venecias i tha qartë: Prokurori i Përgjithshëm nuk do të emërohet nga partitë politike. 

Ulsi Manja: Kemi të bëjmë me një prokuror të përgjithshëm që është prokuror i asaj zyre me ndryshimet nga reforma në drejtësi. Ligji nuk parashikon zgjatjen e mandatit të Kryeprokurorit

Enkelejd Alibeaj: Interesi i medias dhe publikut e tregon se dicka e pazakontë po ndodh. Ju po filloni procedurën për të emëruar prokurorin. E pazakontë, pasi cështja nuk ka qenë në kalendarin punimeve dhe pa kaluar procedurat gjendet në tryezën e komisionit të Ligjeve. Ku e gjen të drejtën Sekretari i Kuvendit të iniciojnë një procedurë parlamentare.

Nuk është tentativë apo aludim që një parti kërkon të kapë prokurorin e përgjithshëm, sot është fakt. Po tentoni të ‘rrëmbeni’ kreun e Akuzës për ato kompetenca që ka, cdo kush e kupton nga buron frymëzimi. Ju mund të keni edhe probleme me Llallën, por më shumë me dosjet duke iu shtyrë të merreni në nismë në shkelje të procedurave. Duhet t’i thërrasim arsyes dhe të pozicionohemi jo kundër një individi por kushtetutës.

Ftesa është edhe politike, se nëse do të hidhni këtë hap të gabuar, veçse do të potenconi konfliktin politik të këtij vendi, do të bëni një kapje të pastër të drejtësisë. Do të godisni besimin publik te reforma në drejtësi. Sot nuk ka një ngërç të pazgjidhshëm. Ju po e shpikni ngërçin. Për prokurorin e Përgjithshëm nuk ka një dispozitë, fakti që mbetet që kushtetuta e reformuar nuk ka përcaktuar një rregull që atij i ndërpritet mandati.

Deri këtu mund të ketë edhe dilema. Ka pasur edhe më parë dilema, Ina Rama u emërua në bazë të një mandati të pakufishëm, më pas u vendos që të ishte 5 vite mandati, e përcaktuam me procedurë. Po ashtu edhe drejtuesi i ILDKP, e ka pasur mandatin 5 vite, u ndryshua me ligj iu bë 7, dilema ishte e njëjta, 5 me të vjetrën apo 7 me të renë; ju thatë jo 5, por 7. Kushtetua në nenin 148/ C parashikon saktë; Deklarimin e përfundimit të mandatit të Kryeprokurorit e bën KLP. Edhe ligji për prokurorinë thotë të njëjtën gjë.

vijon

Next Post
Kukan takon Xhafajn: Shqipëria masa në luftën kudër krimit të organizuar

Kukan takon Xhafajn: Shqipëria masa në luftën kudër krimit të organizuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In