• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Reparti Special Renea, çertifikohet Njësia Operacionale Antiterrorizëm

by Java News
14/10/2017 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ambientet e Repartit Special Renea u zhvillua ceremonia e çertifikimit të Njësisë Operacionale Antiterrorizëm pas përfundimit me sukses të trajnimit bazë të mbijetesës të trupave .

I pranishëm në këtë ceremoni ishte Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO, Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike Drejtues i Lartë Altin Qato, Drejtori i Antiterrorit Drejtues i Parë Gledis NANO, Drejtori i Forcave Levizëse Operacionale Drejtues i Parë Sokol Bizhga dhe Komandanti i Repartit Special RENEA Drejtues Vasillaq Sota.

Ky trajnim u organizua dhe zhvillua nga forcat speciale të repartit RENEA, si forca e vetme që disponon kapacitetet në logjistikë dhe burime njerëzore për të realizuar trajnime të këtij niveli siç është mbijetesa e trupës operacionale. Ky trajnim vjen pas një sërë trajnimesh të tjera që Njësia Operacionale Antiterrorizëm ka kryer me mbështetjen e partnerëve tanë strategjike për të qenë e aftë profesionalisht dhe për t’iu përgjigjur kërcënimeve dhe sfidave të kohës në luftën kundër individëve me rrezikshmëri të lartë apo grupeve terroriste.

Në fund të trajnimit këto forca kanë arritur rezultate të shkëlqyera në përmbushje të këtij programi që është faza më e lartë e përgatitjes të një trupe operacionale. Me këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako vlerësoi nivelin e lartë dhe kapacitetet e plota që ka Reparti Special RENEA në logjistikë e kapacitete njerëzore të mirëtrajnuara si dhe përgëzoi punonjësit e policisë pjesëmarrës në këtë trajnim për nivelin mbresëlënës që kanë arritur në këtë trajnim sa të domosdoshëm aq dhe të vështirë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit inkurajoi dy strukturat elitë në luftë kundër terrorizmit që të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen. Në këtë ceremoni u bë një demostrim në terren me skenarë arrestimin e personave të rrezikshëm në ambiente publike dhe qitje preçizioni në situatë pengmarrje. Në përfundim të ceremonisë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u dorëzoi punonjësve të policisë certifikatat për përfundimin me sukses të trajnimit.

Next Post
Debati pa mikrofon në Kuvend/ Basha- Ahmetajt: Gishtin ta futa ty, e mban mend mirë se ku

Debati pa mikrofon në Kuvend/ Basha- Ahmetajt: Gishtin ta futa ty, e mban mend mirë se ku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In