• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rënie e sistemit TIMS? Policia: Nuk ka ndodhur sulm kibernetik, kishte ndërprerje të shërbimit sepse…

by
19/10/2022 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka dalë me sqarim lidhur me situatën e krijuar të martën në disa pika kufitare, ku sistemi TIMS nuk funksionoi.

Sipas policisë, kjo anomali nuk ka ndodhur për shkak të sulmeve të reja kibernetike, por për shkak të disa proceseve të parashikuara mirëmbajtjeje, “të cilat ndërprenë shërbimin në interval të shkurtër kohor, në disa prej pikave kufitare, por pa sjellë pengesa në lëvizjen e lirë të qytetarëve”.

“Sqarojmë se edhe në ditët në vijim, do të ketë ndërprerje me afat të shkurtër kohor, në pika të ndryshme kufitare, për shkak të ndërhyrjeve të brendshme, me qëllim përmirësimin e performancës së sistemit TIMS”, thekson Policia.

Sqarim i Policisë së Shtetit

Në lidhje me disa lajme të publikuara mbrëmjen e djeshme, në disa media dhe portale, në të cilat është pretenduar se ka ndodhur përsëri sulm kibernetik ndaj sistemit TIMS, sqarojmë opinionin publik se:

Ndaj sistemit TIMS, mbrëmjen e djeshme, nuk ka ndodhur sulm kibernetik, por në kuadrin e përmirësimit dhe rritjes së performancës së sistemit TIMS, mbrëmjen e djeshme u realizuan disa procese të parashikuara mirëmbajtjeje, të cilat ndërprenë shërbimin në interval të shkurtër kohor, në disa prej pikave kufitare, por pa sjellë pengesa në lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Konfirmojmë se pas ndërhyrjes së shkurtër, mbrëmjen e djeshme, sistemi TIMS vijon të jetë funksional, në të gjitha pikat kufitare.

Sqarojmë se edhe në ditët në vijim, do të ketë ndërprerje me afat të shkurtër kohor, në pika të ndryshme kufitare, për shkak të ndërhyrjeve të brendshme, me qëllim përmirësimin e performancës së sistemit TIMS.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e mediave që para se të publikojnë lajme që kanë impakt tek qytetarët, të kërkojë informacion zyrtar pranë strukturave përkatëse të Policisë së Shtetit.

/e.d

Next Post
Arkivolët mbeten “në ajër”, shembet varreza murale

Arkivolët mbeten “në ajër”, shembet varreza murale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dënimi nga Haga i krerëve të UÇK, ish-zyrtari amerikan: Specialja nuk i shqyrtoi siç duhet provat, shpresoj që Apeli të ndryshojë vendimin!

Dënimi nga Haga i krerëve të UÇK, ish-zyrtari amerikan: Specialja nuk i shqyrtoi siç duhet provat, shpresoj që Apeli të ndryshojë vendimin!

September 22, 2026
Gara për FBI-në shqiptare, përfundon faza e aplikimeve për hetues të BKH-së, 979 kandidatë për 40 pozicione të lira!

Gara për FBI-në shqiptare, përfundon faza e aplikimeve për hetues të BKH-së, 979 kandidatë për 40 pozicione të lira!

September 22, 2026
Arrihet marrëveshja, BE zgjat me 3 vite sanksionet ndaj Rusisë! Hiqen nga lista dy oligarkë

Arrihet marrëveshja, BE zgjat me 3 vite sanksionet ndaj Rusisë! Hiqen nga lista dy oligarkë

September 22, 2026
Paralajmëron kreu i OKB-së: Situata në Lindjen e Mesme po del jashtë kontrollit

“Po shkojmë drejt një bote shumëpolare!”- Guterres ngre alarmin: Fantazma e spastrimit etnik, në prag të Bregut Perëndimor!

September 22, 2026
Endrit Thaçi ‘thyen’ rrjetin, emri i djalit të ish-liderit të UÇK-së, më i kërkuari në Google, habit ekspertja e IT: Ia ka kaluar edhe… (VIDEO)

Endrit Thaçi ‘thyen’ rrjetin, emri i djalit të ish-liderit të UÇK-së, më i kërkuari në Google, habit ekspertja e IT: Ia ka kaluar edhe… (VIDEO)

September 22, 2026
Takimi Trump-Xi, si Kina po i bën presion SHBA-së: Mos i shisni armë Tajvanit!

Takimi Trump-Xi, si Kina po i bën presion SHBA-së: Mos i shisni armë Tajvanit!

September 22, 2026
“Bleona Mata do të gjendet brenda BE-së”- Idajet Beqiri: Çështja në SPAK është lënë pas dore! Ky krimi dënohet deri në burgim përjetë

“Bleona Mata do të gjendet brenda BE-së”- Idajet Beqiri: Çështja në SPAK është lënë pas dore! Ky krimi dënohet deri në burgim përjetë

September 22, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pikëpyetje mbi urgjencën e arrestimit të kryetares së SHISH-it

September 22, 2026
Trump: SHBA-të marrin kontrollin e sigurisë në Groenlandë, ndërtohen dy baza ushtarake

Trump: SHBA-të marrin kontrollin e sigurisë në Groenlandë, ndërtohen dy baza ushtarake

September 22, 2026
Berisha me Tarquinion: Rama ka lidhje direkte me kartelet në Amerikën Latine! 47% e shqiptarëve kanë ikur

Berisha me Tarquinion: Rama ka lidhje direkte me kartelet në Amerikën Latine! 47% e shqiptarëve kanë ikur

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com