• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rënie drastike e lirës turke, e pëson edhe monedha europiane

by Java News
13/08/2018 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lira turke ra me thuajse 9 për qind mëngjesin e kësaj të hëne, ndërkohë që euro arriti pikën më të ulët brenda një viti, pasi investitorët i frikësohen faktit se kriza financiare turke mund të përhapet në tregjet europiane.

Pavarësisht fjalëve sfiduese nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, përgjatë fundjavës, teksa u zotua për veprime ende të paspecifikuara për të frenuar këtë pikiatë, monedha turke ra me ritme alarmuese kundrejt dollarit amerikan të hënën.

Në orët e para të mëngjesit, lira arriti pikën më të ulët të të gjitha kohërave me 7.24, përpara se të ringrihej sërish, pasi rregullatori bankar i vendit njoftoi orët e vona të natës së të dielës se do të kufizonte aftësinë e bankave turke për të këmbyer lirën e goditur thellë me valutë.

Tregjet aziatike të bursave pësuan gjithashtu rënie të hënën. “Nikkei” i Japonisë humbi 1.7 për qind; Hong Kongu e nisi me një rënie 1.8%; Shanghai me -1.7 për qind; Sydney me -0.5 për qind; ndërsa bursa tajvaneze ra me 3%. “FTSE100” pritet të hapet me -0.4 për qind më vonë gjatë kësaj të hëne, ndërsa gjermanja “Dax 30” pritet ta nisë me 0.65% rënie.

Euro ka humbu 0.3 për qind të vlerës, duke kapur nivelin më të ulët njëvjeçar kundrejt dollarit amerikan këtë të hënë, pasi rënia e lirës turke nxiti kërkesën për valuta të sigurta, përfshi këtu dollarin, frangën zvicerane apo jenin japonez.

Ekziston gjithashtu shqetësim se, monedha të tjera të tregjeve në zhvillim, që deri më tani kanë qenë nën presion nga rritja e dollarit amerikan, mund të bien në spiralen rënëse të lirës turke. Rubla ruse dhe rupit indianë kanë rënë gjithashtu në nivele rekord.

Lira ka pësuar një zhvlerësim prej mbi 40 për qind brenda këtij viti, pas shqetësimeve për rritje të kontrollit të Erdoganit mbi ekonominë dhe përkeqësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, kryesisht për shkak të luftës në Siri. Vendimi i gjykatës turke për të zgjatur burgimin e Andreë Brunson, një pastor amerikan i akuzuar për spiunazh në favor të militantëve kurdë dhe lëvizjen gyleniste – grup ky i akuzuar për organizimin e grushtit të shtetit të vitit 2016, – bëri që gjërat të përplaseshin hapur me Donald Trumpin, i cili u kundërpërgjigj javën e kaluar duke dyfishuar tarifat mbi çelikun dhe aluminin turk që importohen në SHBA

a.ç

Next Post
Po bënte foto, hipopotami sulmon për vdekje turistin

Po bënte foto, hipopotami sulmon për vdekje turistin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Nëntor 2026

November 8, 2026
Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

November 8, 2026
Ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari me dy emra

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

November 8, 2026
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

November 8, 2026
Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In