• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rënia e zëdhënësit si institucion. Emërimet falë njohjeve, pa zotësi profesionale

by Java News
24/08/2018 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur pak vite më parë, një gazetar i njohur njoftonte në FB emërimin si zëdhënës i një dikasteri, një koleg me të cilin kishin punuar për vite të tëra, reagoi në komente duke i thënë pak a shumë: “e kuptova që je emëruar diku, pasi nuk ma ngrite telefonin”.

Ky është vetëm një prej aspekteve etike të një ngërçi mes kolegësh, ku njëri ka vijuar terrenin, e tjetri ka kapur zyrën.

Sot, realisht, të parët ankohen për të dytët se nuk u ngrejnë telefonin, ndonëse deri dje në terren ndanin redaksitë dhe tavolinat e kafeve.

Tjetri dhe më i rëndë, është vetë rënia e zëdhënësit si institucion.

Kudo në botë, zëdhënësi i një institucioni në nivel qeveritar, është dhe zëri i dubluar i eprorit, por në një kuptim që fjala e tij përbën dhe lajm, në sensin më autoritar të fjalës. Kjo për shkak se zëdhënësi përfaqson dhe adaptin e profilit të dikasterit përkatës. Një zëdhënës diplomatik, nuk mundet dot mos ta njeh diplomacinë, e kështu me radhë.

Por çfarë ndodh në Shqipëri prej vitesh? Te ne, zëdhënësat janë në atë detyrë falë njohjeve ndërnjerëzore, e asnjëherë falë zotësisë profesionale.

Ardhja e PD-së në pushtet në vitin 2005, ishte koha kur u shfaqën zëdhënësat “pa lidhje”, ku veçoi Iva Tiço e Kulturës që shkoi të Bujqësia. Ç’prej atëherë, “gallata” të tilla kanë qenë mëse të zakonshme. Në vend të emrave si Agim Neza, Naim Zoto, Sokol Gjoka apo Mariana Zegali, të hapur, komunikues e të zotë për të ta shkoqitur një çështje sipas fushave që mbulonin, u shfaqën kolegë gazetarë që të lodhur nga terreni preferuan zyrën. Kush i kujton këto katër emra, me të cilët mund të ketë patur fatin të bëjë, e di se ata përfaqsonin denjësisht profilin e dikasterit që i përkisnin.

Ndërsa duke veçuar dy të fundit, Sokolin e Ministrisë së Jashtme dhe Marjanën e Mbrojtjes, mjaft të vërehet se kush erdhi pas tyre për të kuptuar se ç’degradim ka pësuar institucioni i zëdhënësit.

Ish-gazetarja që në fillim ishte te Mbrojtja e më pas kaloi te diplomacia, jo vetëm që nuk ka histori si gazetare, por nuk ka lidhje me asnjë prej këto fusha, si profil gazetaresk apo shkollim.

Keqardhje dhe për kolegun Muhamed Veliu, që një ditë të bukur shkoi dhe u bë zëdhënës ekonomie, pa e patur kurrë ekonominë si profil në karrierë. Dhe si ai nuk janë të pakët. Lista është e gjatë.

Rekordin e mban PD, e cila një ditë ia besoi foltoren e zëdhënësit një çupërline që vinte nga media roze, Orjela Nebiaj (foto ilustruese e shkrimit). Kjo i zuri vendin po ashtu një simotre, Laura Vorpsi, po aq pa lidhje për të qenë një zëdhënëse politike. Sërish lista është e gjatë… (tesheshi.com)

Next Post
Sherret në Kuvend, njihuni me katër deputetët më agresivë

Sherret në Kuvend, njihuni me katër deputetët më agresivë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In